. Brenda dy ditëve 24 kontrolle në Shkodër dhe Malësi e Madhe. FAQE 4
Duhen mjekë me kontratë, por s’ka para
. Granti i dhënë për pushtetin lokal nuk shkon dot tek shëndetësia. FAQE 4
Korçë-Lushnje mbështetje për Deverinë
Mblidhen socialistët, statu[t]i “bibla” e partisë
. Mblidhen socialistët, statuti “bibla” e partisë. FAQE 4
BANDAT SHTEPI ME SHTEPI DOGANIERËVE TË KAKAVIJËS
MAUNET VIJNE ERE NE GJIROKASTER. Angjeli: Do qëndrojmë deri në fund, të kujdo qofshin maunet
MAUNET VIJNE ERE NE GJIROKASTER
BANDAT SHTEPI ME SHTEPI DOGANIERËVE TË KAKAVIJËS
• Dënime me vdekje për familjet e tyre nëse ata paraqiten në doganë.
• Vetëm doganierët dalin në punë. Grupet e gatshme të policisë doganore mbrojnë doganën.
Angjeli: Do qëndrojmë deri në fund, të kujdo qofshin maunet
GJIROKASTER- Krimi ka guxuar fort dje të kërcënojë përsëri shtetin. Nata e së dielës ka qenë e gjitha e banditëve në Gjirokastër. Pobutajse në të njëjtën kohë mbërritën dy maunierët e Kakavijës që banonin në qytetin e Gjirokastrës janë kërcënuar ballë për ballë në shtëpitë e tyre. Kërcënimi ka qenë serioz dhe lidhje me dhjetra maune të bllokuara në pikën doganore të kakavijes. Maskat kanë kërkuar prej doganierëve të mos paraqiten në punë, ndryshe janë të dënuara me vdekje familjet e tyre. Duke se kërcënimi ka dhënë efekt, dhe dje në punë janë paraqitur vetëm dy doganierë. Ndërkohë, grupet e gatshme të policisë doganore, dy doganierët e paraqitur dhe forca të policisë kanë mbrojtur dje doganën.
Prej 6 ditesh ne doganën e Kakavijes janë bllokuar një varg maunesh, ku 6 prej tyre duket se kanë cenuar interesa të forta. Ato janë lënë në territorin doganor të kakavies dhe të zotët e tyre nuk paraqiten për të zh doganuar. Të dielën doganierët hapën njërën prej tyre dhe ajo ishte e ngarkuar plot me birrë. Vetëm pas këtyj veprimi, i zoti është paraqitur dhe nga 6 milionë lekë të reja të deklaruara prej tij si vlerë zhdoganimi, është detyruar të paguaje 30 milionë lekë të reja sipas ligjit. Doganierët thonë se të gjitha maunet kanë mallra me reja të deklaruara. Mbremë vonë, ministri Angjeli i tha “Zërit” se strukturat e kësaj ministrie ishin të vendosura të qëndronin deri në fund, kushdo qofshin kërcënuesit dhe kushdo qofshin pronarët e mauneve.
Certifikatat e ndershmërisë
Në këtë vend, ku s’është për gjë të akuzohet cilido duke e çirur në ndershmëri, vazhdimisht dëgjon edhe reagimin.
“S’qenka e thënë të besohët se ka në këtë vend zyrtarë të ndershëm, ta hajë dreqi?!”, “ai është djalë i ndershëm, edhe këkuçet i ka të grisura” - këto rreshta po dëgjohen shpesh në rrugë, mbledhje shumë serioze, duke u shitur si fjalë të urta për ndershmërinë.
Ndershmëria, nuk është krijuar deri më sot në laboratorë si reaksion brenda një epruvete, ku më së shumti nuk mbetet asgjë apo nga tjetërsimi i molekulave mbetet sërish një helm. Ndaj as profesorin s’ka se si të gjykojë kimikisht për të. Ndershmëria është një virtyt që rritet bashkë me njeriun dhe me të gjitha, shpëmdan gjurmë kudo.
Njerëzit e thjeshtë, zakonisht në këtë vend, gjurmet i dallojnë edhe instinktivisht, por një Kryetar Shteti nuk mund ta bëjë këtë po instinktivisht, madje jo aq thjeshtë, për shembull - duke parë ç’vesh njeri apo tjetrin, bën jetë modestë një apo jetë më të mirë dikush që ka ngritur një biznes të ndershëm. Një Kryetar Shteti nuk është as termometër që vihet në sequll dhe na mat ndershmërinë, duke bërë plotësime më pas në epikrizinë morale. Pavarsisht nga interesat, kurthet politike apo poftë edhe nga afeksioni për dikë, nuk është e lavdërueshme shpërndarja e certifikatave të ndershmërisë kështu.
Ndryshe nga një njeri i thjeshtë, një Kryetar Shteti ka nën vartësi një shtet të tërë, kryetarin e Shërbimit Sekret, prokurorin e Republikës. Një konkluzion i tij, “ky nuk është i pastër”, është domosdoshmërisht ligjor dhe kjo është plotësisht e mundur. Nëse një Kryetar Shteti mendon seriozisht për një deputet, ministër apo edhe për një funksionar të thjeshtë, se ai “nuk është i pastër”, ai duhet ta shoqërojë këtë me kërkesën drejtuar prokurorit për hetime urgjente. Kjo, nëse ai vërtet dëshiron një shtet të pastër e të joillosur me “ilaçe droge” të njerëzve publik.
Megjithatë, një Kryetar Shteti, ka plot hapësira të tjera ku të evidentojë personalitetin e tij, madje edhe të rrisë vlerën e aksioneve të tij në bursën politike, shqiptare e atë të huaj (është shumë për zemër kjo).
Pritja e radhës, deri në ndryshime të kabineteve qeveritare, apo edhe kapërcimi i kësaj radhe, duke bërë bllokime të ndryshme, nuk është e lavdërueshme më për Shqipërinë. Luku i xhelozisë i përket një kohe të ikur, të vjetër, që vetëm krahazimi me të renë e bën të dallueshëm.
Koci tërheq dorëheqjen
. Kryeministri kërkon pas kësaj disiplinë nga të gjithë ministrat. FAQE 5
Perëndimi: gjysmëmase
. Serbët njoftojnë tërheqjen e ushtrisë së tyre nga Kosova. FAQE 4
500 sulme çdo ditë
. NATO rithekson se nuk do të ketë ulje të ritmit të bombave. FAQE 3
KOMBETARJA DO LUAJË NË TIRANË
gola. Komisioni UEFA-s Task Force jep “OK”. KOMBETARJA DO LUAJË NË TIRANË. Norvegjia dhe Sllovenia në “Qemal Stafa” më 4 dhe 9 qershor. LACIO & MILAN, PIKE ME PIKE. SUPLEMENT FAQE 7
Lazot bllokojnë përsëri rrugën
. Po vetë të armatosur: Ja, pasojat e pazareve me ligjin. FAQE 16