12/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 maj 1999

Majko: Slobo të plotësojë pesë kushtet

. Kryeministri: UÇK, forcë konstruktive për zgjidhjen e krizës.

Hasmëritë, pajtohen 80 familje

. Nga Shkodra në Tropojë gjakësi[t?] shtrijnë dorën njëri-tjetrit.

Fillon puna pjesërisht në Kakavie

. Makinat kalojnë në Delvinë, Dropull, Sarandë.

TANKET QELLOJNË MBI 120 SERBË

Zihe[t?] rob një ushtarak, dërgohet në Bajram Curri. HAJDARAGA: Forcat tona kontrollojnë territorin ORA E FUNDIT / Luf[t?]ë në kufi, në Tropojë. TANKET QELLOJNË MBI 120 SERBË. Zihet rob një ushtarak, dërgohet në Bajram Curri. HAJDARAGA: Forcat tona kontrollojnë territorin. TROPOJË- Dj[e?] në mbrëmje vonë, burime nga Tropoja bëjnë të ditur për “Zëri i Popullit” se luftimet e zhvilluara për gjatë gjithë ditës përtej kufirit tonë, në Kosovë, kanë precipituan edhe brenda territorit shqiptar. Një kompani prej 80 deri 120 ushtarësh serbë kanë hyrë gati 1600 metra në territorin shqiptar, për t’u dalë pas krahëve luftëtarëve të UÇK-së në Kosharë. Burime nga brigada e Tropojës, thanë se me të marrë njoftimin në drejtim të kufirit u nisën menjëherë një kompani këmbësorie, një togë tankesh, një bateri mortajash 82 mm si dhe forca të brigadës së Bajram Currit. Në të njëjtën kohë është hapur zjarr me të gjitha armët nga forcat shqiptare në drejtim të serbëve që vazhdonin të ndodheshin brenda territorit shqiptar. Për më pak se gjysmë orë, predhat tankeve e mortajave dhe armëve të tjera kanë detyruar serbët të largohen nga territori shqiptar duke lënë viktima të shumta. Nga pala shqiptare nuk ka dëmtime. Ndërkohë që burime nga Tropoja bëjnë të ditur se është zënë rob një ushtarak, i cili në orët e vona të natës është dërguar në rajonin e policisë ushtarake të Bajram Currit.

Familjarët e të vrarëve: HIQNI PRITEN

Ende e bllokuar rruga në Lazarat. “Mos luani me gjakun e fëmijëve tonë” Ende e bllokuar rruga në Lazarat. Familjarët e të vrarëve: HIQNI PRITEN. “Mos luani me gjakun e fëmijëve tonë”. GJIROKASTËR- “Mos luani me gjakun e fëmijëve tanë”. Këto kanë qenë fjalët më të cilat, familjarët e njërit prej dy të vrarëve Lazaratas të premten e kaluar në lagjen “Punëtori” të Gjirokastrës, i janë drejtuar bashkëfshatarëve të tyre të armatosur, në vendin ku kanë bllokuar që prej dy ditësh rrugën nacionale. Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes kur të afërmit e viktimës kanë vendosur t’i japin zgjidhje problemit të vetëgjyqësisë të një grupi Lazaratasish të armatosur. Reagimi i njerëzve të viktimës ka ardhur pas një sërë tentativash negociimi të forcave politike dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal me njerëzit e armatosur në kthesën e Lazaratit. Thirrja e tyre “Mos luani me gjakun e fëmijëve tanë”, evidenton dukshëm motivet destabilizuese të organizatorëve të këtij bllokimi të rrugës, të cilët për qëllimet e tyre, nuk e kanë për gjë të abuzojnë keq me dhimbjen e njerëzve që kanë humbur të afërmin e tyre. Burime nga Gjirokastra kanë bërë të ditur dje në mbrëmje se, policia lokale ka marrë të gjitha masat për zgjidhjen me forcën e ligjit të vetëgjyqësisë Lazaratase. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Veli Myftari, gjendja paraqitet pa probleme në vendin e bllokimit, ndërkohë që policia po pret që situata të zhbllokohet nga vetë bllokuesit e armatosur. G. Aliaj

Republikë “amerikane” në Ballkan

opinion SUPLEMENT . Nga THOMA GËLLÇI. Botues i gazetës “Albanian House” Michigan, USA. Pas shpërbërjes “ç’e gjeti Amerikën të shtojë edhe një yl në flamur” ishte teoria e madhe e Lugës në Brez e cila si gjithmonë mban me vete zhbërgjimin dhe dëshpërimin. Amerika është një vend i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, por është një vend ku punohet shumë dhe zbulohet fitobet me punë. Atë shtëpi vendi ku kursen dhe kursehet pa u vjet pasuri. Nuk mund të mbështetet vetëm duke shpresuar të të bëjë ndonjë fitimlori. - Një histori e vjetër e emigrantëve italianë thotë: “Shikon? Para se të vija këtu kisha dëgjuar se në Amerikë rrugët janë të shtruara me flor[i?]. Kur erdha këtu pashtë tre gjëra. E para, rrugët nuk ishin të shtruara me flor[i?]. E dyta, disa rrugë nuk ishin të shtruara fare. E treta, po më prisnin mua t’i shtroja!” - E nëse ka ndonjë lojë xhelozie nga fqinjët tanë europianë atyre duhet t’ua shpjegojmë se nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po ndjekim të njëjtën rrugë që kanë ndjekur edhe ata. Lazarat, flasin të tronditur deputetët e skajit jugor. Ku nuk ka ligj, ka vetëgjyqësi. Online Albania. VIZITONI: www.albaniaonline.net (shih në faqe 5)

lufta

. Pas angazhimit të fundit serb. KOHEN: Nuk ka tërheqje të serbëve nga Kosova. Përgjigje kosmetikës së Slobos. ROBERTSON: Bomba deri sa serbët të tërhiqen. NATO, projekte të reja sulmesh. Sulme nga bazat e Turqisë dhe Hungarisë. Meta në Kukës prek aeroportin. Së shpejti faza e dytë. Piste e fuqishme komunikimi me Kosovën. FAQE 4. FAQE 3. FAQE 5.