E donim më shpejt zotin Anan
Kofi Anan Dje bëri një vizitë të shkurtër në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Kofi Anan. Ai u prit siç meriton të pritet një personalitet i këtyre përmasave. Por në këtë shënim të shkurtër deshëm të vemë në dukje se populli shqiptar, vëllezërit tanë të një gjaku nga Kosova që tashmë po arrijnë në gjysmë milioni vetë të ardhur në Shqipëri gjatë një muaji e gjysëm, do të donin ta kishin shumë kohë më parë në gjirin e tyre zotin Anan. Përse? Shqiptarët kanë një respekt të thellë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, këtë mekanizëm gjigand të jetës së sotme, garante të paqes e të sigurisë në Botë. Ata kanë respekt të thellë për gjithë ato mekanizma që funksionojnë në shërbim të kësaj organizate, dhe personalitetet që i drejtojnë ato. Por Shqipëria gjatë këtyre gjashtë javëve të fundit u ndesh me një situatë krejtësisht të jashtëzakonshme, kur në territorin e saj u futën me qindra mijëra refugjatë nga Kosova në nevojë. Autoritetet shqiptare kanë bërë në kohë veprimet e tyre për UNHCR, qoftë për mosparashikimin e situatave që mund të krijoheshin në Shqipëri nga një fluks i tillë gati i pakontrollueshëm i refugjatëve, qoftë për mosvlerësimin që u vu re nga ana e përfaqësuesve të saj për të ndërhyrë shpejt me ndihma konkrete për përballimin e gjendjes së krijuar. E vërteta është se UNHCR sot është në këmbë për t’i bërë ballë situatës, ashtu siç janë dhjetra e dhjetra organizata, fondacione, grupe miqsh nga e gjithë bota. Qoftë edhe për këtë arsye zoti Anan duhej të vinte më parë në Shqipëri, sepse nuk dimë që të kishte në botën e sotme ndonjë situatë më dramatike se sa katastrofa humanitare që i kanoset vendit tonë. Nëse Shqipëria dhe populli i saj i hapën dyert të ardhurve, duke zbuluar e shmangur një katastrofë të vërtetë në qendër të Evropës, kjo nuk besojmë se duhej të ishte shkak për të qetësuar shefin e lartë të OKB-së. Po ta inkuadrojmë këtë vonesë në mefështësinë që ka karakterizuar OKB dhe organizmat e saj, në radhë të parë Këshillin e Sigurimit, për të denuar genocidin që po vazhdon të ushtrohet ndaj popullit të pambrojtur shqiptar të Kosovës nga një regjim fashist i Millosheviçit, atëherë del se në këtë organizatë universale ka dy palë syze për t’i parë hallet e shteteve të mëdha dhe atyre të vogla. Sepse nuk është e vështirë të konstatohet që në Këshillin e Sigurimit janë bërë deklarata tepër të forta për ngjarje dramatike, ku ka patur dy tre viktima, dhe herëkoke është hamuar të analizohet debimi nga shtëpitë e toka e tyre amëtare e mbi një milion shqiptarëve të Kosovës vetëm gjatë pak më shumë se një muaji e gjysmë. Me keqardhje duhet pohuar se OKB dhe organizmat e saj nuk kanë qenë në rolin që ne shqiptarët me të drejtë kërkojmë për gjetjen e një zgjidhje për krizën në rajon e sidomos për dramën kosovare. Ndoshta për të arritur në këtë përfundim kemi një optikë të ngushtë që mund të quhet edhe nacionaliste, që gjithsesi është larg nga parashikimet që bëhen në pallatin e madhe të Nju Jorkut. Por kemi frikë se largësia e OKB-së nga “drama kosovare”, e manifestuar deri më sot për fat të keq jo në një rast, mund të ndikojë në gjetjen e atilla zgjidhjeve për të ardhmen e Kosovës, që nuk do të jenë tjetër veçse fashizim plaga, por nuk e shërojnë përfundimisht atë. Ardhja e një Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri është një ngjarje. Kemi interesin këtë ardhjen e zotit Perez de Kuelar dy dhjetë vjet të shkuara, kur autoritetet shqiptare u pasojë e presionit ndërkombëtar të njohin apo të pranojnë një detyrim të bëjnë disa hapa të parë drejt demokratizimit të jetës së vendit. E kujtojam këtë vizitë të shkuar, sepse nuk duam që vizita e djeshme e zotit Kofi Anan të tregë ne serialin e vizitave rutinë dhe pa asnjë gurmë.