15/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 qershor 1999

ARMËT VENDOSIN RREGULL

Ushtarët e NATO-s shtrihen në Kosovë, shtypin provokimet serbe. Britanikët gjejnë varret e shqiptarëve Ushtarët e NATO-s shtrihen në Kosovë, shtypin provokimet serbe ARMËT VENDOSIN RREGULL Britanikët gjejnë varret e shqiptarëve Forcat KFOR të NATO-s kanë zbuluar dy varre të përbashkëta, me rreth 200 kufoma, në Kaçanik dhe në Prizren. Varri i përbashkët në afërsi të Kaçanikut, që ndodhet jo shumë larg postës kufitare të Hanit të Elezit apo Gjeneral Jankoviçit, siç e quajnë agjencitë e huaja në variantin serb, u zbulua nga disa ushtarë britanikë dhe në të ndodhej rreth 100 kufoma. FAQE 2, 3, 4 Njësitë e blinduara gjermane marrin Prizrenin Oficeri serb: Më duhen 6 orë për tërheqje - Oficeri gjerman: Ke vetëm 30 minuta, në fakt tashmë të kanë mbetur 29

Provokimeve, përgjigje të ashpra

Meidani në Gjermani takon Shrëder Shrënder - Meidani: Të respektohen rezultatet e OKB-së për çarmatimin e dy palëve. Asnjë tolerim incidenteve në Kosovë FAQE 5

S’duam një situatë si në Afganistan

Majko në Danimarkë takon Rasmusen FAQE 5

Ministri i Rendit: Më gjeni kush po vret

Ministri Poçi kërkon masa të menjëhershme parandaluese Lezhë, Durrës, Kavajë e Vlorë, gati ndryshimet Të goditen të implikuarit në trafikun e klandestinëve FAQE 16

JA KU PO I ÇON PARATË E TAKSAVE QEVERIA

Paratë për investime, 13 fishi i ’96-ës FAQE 8-9

Çmimi i trefishtë në Kosovë

“abc” Ditën e djeshme nga mediat e ndryshme, më shumë se kalimi i trupave gjermane të paqes në kufirin formal Shqipëri-Kosovë, u evidentua rreziku i madh i minave përgjatë tij dhe në gjithë tokën e Kosovës. Shqetësimi kulmon sepse serbët, në pamundësi për të fituar luftën, duan të lënë pas vdekjen. Ishte ky shkaku që kosovarëve të shumtë, në pritje që të kthehen me ngut në shtëpitë e tyre, organizmat e OKB-së për refugjatët u bëjnë një vëzhgim tërësor për durim, aq sa do të zgjasë çminimi. Çminimi është akti i parë i madh i kontingjentit të trupave ndërkombëtare të paqes, për të ndërtuar një Kosovë normale. Por Kosova ka nevojë të “çminohet” edhe politikisht, edhe moralisht, edhe psikologjikisht. Atje ka akoma ende shumë “mina” të tjera, me efekte shkatërruese ndaj paqes së brishtë që synohet. Të tillë janë, bie fjala, trupat ruse, të cilat u futën deri në Prishtinë nga mandat dhe si të sfidë ndaj komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe projekteve të tyre për një Kosovë të lirë. Rusët, nëse nuk i nënshtrohen klauzolave të rezolutës së këshillit të sigurimit, nuk i shërbejnë paqes. Ata duhet të detyrohen të sillen në Kosovë jo si pushtues. Prandaj është për t’u vlerësuar serozisht shqetësimi i UÇK-së ndaj pranisë së tyre pretendente në tokën kosovare, që nuk përcaktojnë tjetër gjë veç “binjakët” e serbëve që po e braktisin me turp atë. Ndërkohë Kosova ka nevojë të çminohet edhe nga një mëri tjetër më e lehtë të madh shkaktues, siç është urrejtja ndërkombëtare. Në realitetin e vraztë kosovar ky aspekt, aspak emancipues, deri më sot është shfaqur i ashkaluar dhe herë është paraqitur me ngjyra jo reale. Neutralizimi i minës së urrejtjes është një detyrë shumë delikate, jo vetëm sepse fushata e fundit e spastrimit etnik i prishi në mënyrë ekstreme raportet mes shumicës shqiptare dhe komunitetit të vogël serbo-malazez në Kosovë, por edhe sepse mes tyre ka një mal historish moskuptimesh. Armiqtë e paqes do të donin kosovarët të bien në kurthin e urrejtjes, që të kërkojnë të bëjnë mbi serbët atë që bënë serbët ndaj tyre. Por dihet që asnjëherë, pas përfundimit të çdo lufte, vena në përdorim e “minës së urrejtjes” nuk ka qenë rruga për ndërtimin e paqes. Këtë e dinë më mirë edhe vëllezërit tanë të një gjaku.

ZP

ZERi i POPULLLIT E Martë 15 qershor 1999 Gazeta e Partisë Socialiste të Shqipërisë Çmimi 30 lekë. Për Greqi 3000Dpx. Çdo ditë lajme dhe analiza