18/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 qershor 1999

LENE ARMET BERISHA -BUKOSHI

Në tre ditë prishen kampet, ikin nga Shqipëria Armët dorëzohen në depot e ushtrisë shqiptare TIRANE- Në një takim të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje midis ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë Spartak Poçi dhe atij që prezantohet si Ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Bujar Bukoshit, Kolonel Halil Bica it, është rënë dakort për një largim të shpejtë, brenda tre ditëve të gjithë forcave të armatosura në komandën e tij të shpërndara në zonat në ndryshme të territorit shqiptar. Kësaj do t’i paraprijë çarmatimi i gjithë këtyre forcave

Edhe policia e Evropës kundër kriminelëve shqiptarë

Die takim i ministrit Poci me MAPE Do drejtojnë operacionet kundër krimit në terren FAQE 16

Kukamçefli i drejtësisë me “2 prillin” e vitit 1991

Shumë vite pas masakrës dhe gjyqit Nga Neshat Tozaj Besoj se Shkodra tashmë e ka njohur personazhin e Spahiut, Arbnoret e të tjerëve që zunë vendet e Dëshmorëve të Demokracisë, ashtu siç besoj se Shkodranët, më shumë tani se atëherë, e kanë kuptuar kush është vrasësi i vërtetë i djemve të tyre.

Kryeministri Thaci sot në Prishtinë

Majko, sukses në Maqedoni Shqiptarë e maqedonas njohin Qeverinë “Thaci”; pakti i Stabilitetit, projekti i një Ballkani të ri; mbështetje Kosovës dhe Malit të Zi Die takimi Majko-Thaci: Qeveria vendoset në Prishtinë FAQE 2-3

DOGANA LISTON HAJDUTET

Subjektet “Royal & Company” me deklarues Anesto Nanon, “Apollonia” sh.p.k, “Alde” sh.p.k., “Erpa” etj

“Vija e Perëndimit” kalon në Ballkan

“abc” Njohja që Maqedonia fqinjë i bëri qeverisë së zotit Thaqi, mbart mesazhe shumë më të mëdha se të një akti formal. Në radhë të parë me këtë Maqedonia tregoi se synon të jetë një nxitëse e raporteve krejt të reja të mirëkuptimit dhe integrimit në Ballkanin e pas luftës së Kosovës, gjë që vlerësohet lart nga shqiptarët kudo ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, apo Mal të Zi e Maqedoni. Në një farë mënyre, Shkupi, me këtë akt, i ktheu “reston” shqiptarëve si komb, kudo ku ata ndodhen, për kontributin që kanë dhënë në ruajtjen e stabilitetit e këtij vendi, dhe për shembullin që kanë dhënë në njohjen ndërkombëtare të tij. Sepse dihet që ishte Shqipëria vendi i parë që njohu Maqedoninë pas shkëputjes së saj nga ish-Jugosllavia. Këtë akt ajo e bëri jo thjeshtë nga fakti që aty jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptare, por sepse raportet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit i shërbejnë bashkëpunimit me interes reciprok, proceseve të vullnetshme integruese dhe emancipimit të tij të shpejtë. Në këtë linjë është edhe angazhimi gjatë këtyre tryezave të fundit për të organizuar një takim mes të gjithë vendeve fqinj me Serbinë, që do të përfaqëson, si të thuash, “rrethimin demokratik të saj”, ide e hedhur prej kohësh në tryezat e politikës ndërkombëtare. Ky moment përbën thellimin e vizitës së kryeministrit shqiptar Majko në Shkup. Është e kuptueshme që përmes evenimentëve të tilla lidhen themelet e një Ballkani të ri, atij të viteve 2000. Në themelet e tij është “filozofia e bashkëjetesës” mes popujve të rajonit, përkundër filozofisë së konfliktit që ka mbizotëruar në të, e nxitur në radhë të parë nga interesat hegjemoniste të Beogradit. Ndërkohë përfaqësimi i saj filozofie nga faktori shqiptar tregon që, në Ballkanin ku pritet që të vendoset komuniketi ndërkombëtar përmes një Plani të ri Marshall, nuk ka më vend “loja e kredencializimeve geopolitikë”, e imponuar shpesh si kusht mbijetese në raportet konfliktuale mes njërit apo tjetrit vend, ndërkohë që fqinjësia e mirë dhe raportet miqësore e të bashkëpunimit të ndërsjellët nuk duhet të përcaktojnë askënd. Së fundi, njohja de facto që iu bë Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nga Shkupi tregon që u dha një shembull konkret të largimit të re vret në atështu[k?] të turrës “trika nga Shqipëria e madhe”, dhe produkt ky propagandistik i Beogradit në shërbim të quajtjes së politikës hegjemoniste në raport me përmes nëpërkëmbjes historike të të drejtave të shqiptarëve.