20/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 qershor 1999

MAJKO: NE ME USHTARE AMERIKANE

Kryeministri Majko do të takojë Presidentin Klinton Shelton: Faleminderit! E përlqejmë shumë ftesën për trupat tona Kryeministri Majko do të takojë Presidentin Klinton MAJKO: NE ME USHTARE AMERIKANE Shelton: Faleminderit! E përlqejmë shumë ftesën për trupat tona Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Henri Shelton (REUTERS)

Kohen dhe Klark arrijnë në Gjilan

William Kohen, sekretar amerikan për Mbrojtjen dhe Uesli Klark, komandant i përgjithshëm i forcave të NATO-s, vizituan dje forcat e KFOR-it në Kosovë. FAQE 3, 5

Ministri i Rendit Poci dje në Gjirokastër

Krimi nuk luftohet me kriminelë në polici

Ministri i Rendit Poçi dje në Gjirokastër GJIROKASTER- Ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi ishte në Gjirokastër. Për ndryshim të shpejtë të situatës, teksoi Ministri, është i nevojshëm riorganizimi i strukturave përkatëse, dhe largimi atyre që nuk kanë realizuar detyrat apo janë korruptuar. FAQE 2

Kioskë brenda në Drejtorinë e policisë

Çudira personale në Drejtorinë e Tiranës S’ka as sahat për ujin, as sahat për dritat, as liçensë nga zyra e tatimeve FAQE 2

Njerëzit e Bukoshit dorëzojnë raketa

ORA E FUNDIT TIRANË- Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur dje në mbrëmje se forcat e shumëpërfolura të Bujar Bukoshit nisën dje largimin nga pikat ku ishin përqendruar. Ato u larguan edhe nga komanda qendrore e tyre në Laprakë të Tiranës. Sipas marrëveshjes të arritur më parë, e cila është respektuar pikë për pikë, para lëvizjes trupat e Bukoshit kanë dorëzuar armët apo çdo kompetencë shqiptare. Burimet e Ministrisë së Mbrojtjes thanë se i është dorëzuar i gjithë armatimi i rëndë, deri edhe raketa poli- ciare ushtarake të Tiranës.

KAPEN VRASESIT E POLICIT

Kryhen dy vrasje brenda një ore FAQE 2

Ndihmë spontane? Shihni çka bëre Gjermania

"abc" Pas tre muaj lufte të NATO-s kundër Serbisë, kanë dalë në pah një varg problemesh lidhur me zhvillimet në Shqipëri, mbi të cilët kemi përshytpjen që qëndron ky: prosperiteti i vendit tonë është faktor përcaktues i stabilitetit në rajon. Nuk është e rastit që në projektet që po hartohen për Ballkanin e ardhshëm, ndihma e komunitetit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë konkretizohet dita ditës, duke zënë fill me angazhimin e organizmave të fuqishme financiare, FMN e BB, me kontributin e SHBA, të Bashkimit Evropian dhe Japonisë. Kjo ndihmë bart edhe besimin e botës demokratike që këto para do të përdoren drejt. Shqipëria vuri në shërbim të fitores së luftës kundër Millosheviçit gjithçka, deri buxhetin e saj modest. Në këtë kuadër Gjermania, që vlerësohet si lokomotiva e Evropës, i ka shtrirë bujarisht e fuqimisht Shqipërisë së vogël dorën e mikut, duke e mbështetur me projekte konkrete në fushat nga më të ndryshmet. Qoftë edhe vetëm analiza e marrëdhënieve gjatë muajit të fundit mes dy vendeve tregon se në ç’nivele të papara do të jetë ndihma gjermane ndaj Shqipërisë. Pakti i Stabilitetit të Ballkanit që u nënshkrua në Bon, me pjesëmarrjen e ministrit tonë të jashtëm Milo, hodhi piketat e para të rimëkëmbjes së pasluftës për gjithë rajonin. Por pas temit “stabilitet” qëndrojnë miliardat. Kjo nuk do të thotë që në Bon kanë hapur qesen dhe thonë: Amani, ju shqiptarë e të tjerë, merrni sa të doni e kur të doni! Ky është kuptimi më i bujar i konceptit të ndihmës, përkundër konceptit që, s’ka Evropë të qetë pa Ballkan stabil. Ndërkohë ndihma gjermane ndaj nesh nuk përcaktohet nga fakti që ky vend mban presidencën e radhës së BE. Projektet konkrete që po hartohen në Bon me adresë Shqipërinë e shohin vendin tonë jo më një vend të izoluar, as të mënjanuar, por qëndër zhvillimesh intensive për gjithë rajonin, ku vend të veçantë do të zënë korridoret që do ta përshkojnë atë. Në shërbim të këtij qëllimi ishte vizita që bëri kohët e fundit në këtë vend mik kryeministri Majko, më pas ministrja e bashkëpunimit ekonomik dhe e tregtisë, Meksi, gjatë së cilës u specifikuan programe për fumizim me ujë, për rrugë e infrastrukturë tjetër, dhe tani së fundi vizita e presidentit Meidani, e cila përfaqëson kuorëzimin në të gjitha nivelet të bashkëpunimit bilateral. Në këto kushte a ka kuptim të thuhet se ndihma që po i vjen vendit tonë nga komuniteti ndërkombëtar qenka spontane(!!).

Çudia personale në Drejtorinë e Tiranës

Tegu i ushqimeve, ato që hamë asnjë si kontrollon