22/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 qershor 1999

KLINTON: AMERIKA DO PUNOJË ME JU

Klinton takon sot Meidanin dhe Majkon; ja mesazhi Klinton: Nëse ju do qëndroni në këtë rrugë, ne do t’ju rrimë pranë E martë 22 qershor 1999 Nr. 144 (16946) Gazetë e Partisë Socialiste të Shqipërisë Çmimi 30 lekë. Për Greqi 3000 drx 70 AMERIKA DO TË BEJË GJITHÇKA ▪ Asnjë vend tjetër nuk bëri më shumë për fitoren e humanizmit. ▪ Barbaria më e madhe që ka parë Evropa u mund me ndihmën e një prej akteve më të mëdha të zemërgjerësisë. ▪ Do të dislokohen më shumë trupa të NATO-S në vendin tuaj. ▪ Shans më shumë për partneritet me NATO-n dhe integritet në Evropë. ▪ Duam që ju të jeni në vijën e parë të frontit të demokracisë dhe zhvillimit të begatë.

SHPERNDAHET USHTRIA E BERISHËS

Në Mamurras ishte mbledhur llumi i armatosur i Fierit, Shkodrës, Laçit, Tropojës Kishin raketa, dyshohet se i kishin vjedhur në Qafë Mollë Skedohen nga policia, dyshohet se kanë hedhur shtyllat e veriut në erë FAQE 11

8 deputetë socialistë sot në Prizren dhe Prishtinë

Tetë deputetë socialistë, të kryesuar nga Sekretari i grupit Parlamentar, Jupe, kanë mbërritur dje në mëngjes në Kukës dhe kanë qëndruar në fshatrat e goditura gjatë luftës në Has dhe Kukës. Ata thanë dje në mbrëmje se situata ishte e qetë dhe forcat e rendit kishin në kontroll situatën. Optimizimi për përballimin e fluksit të kosovarëve që i drejtohen prej ditësh Kosovës ishte prezent kudo. Deputetët thanë dje në mbrëmje se paraditen e sotme do të takoheshin në Prizren me prefektin e këtij qyteti dhe në mbrëmje në Prishtinë me kryeministrin Hashim Thaçi.

Policia qëllon dhe kap një bandë në Lushnje

Ishin dënuar më parë nga gjykata, akuzohen për vrasjen e një polici FAQE 11

Shtesa për pensionet e para 1 tetorit 1993

Përfitojnë të gjithë ata persona që kanë dalë në pension përpara datës 1 tetor 1993. Konkretisht, përfituesit e shtesave të reja do të jenë ata të cilëve pensioni u është lidhur në bazë të ligjit të vjetër të vitit 1966. FAQE 12

Mesazhi i plotë që shkurton xhuxhët politikë të Tiranës

"abc" Mesazhi që i drejtoi dje Presidenti amerikan Klinton popullit shqiptar përpara takimit të sotëm të tij me Presidentin Meidani dhe kryeministrin Majko përfaqëson nivelin më të lartë të vlerësimit që shteti më i fuqishëm i botës dhe autoritetet e tij të larta i bëjnë popullit tonë. Në analet e bashkëpunimit të gjithanshëm shqiptaro-amerikan, që mori një përmbajtje cilësisht më të lartë gjatë muajve të fundit, ky mesazh do të përfaqësojë për shumë e shumë kohë një pikë referimi. Për të çmuar përmasat e vlerësimit të zotit Klinton për popullin tonë do të vlenin vetëm këto madhë “Historia do të regjistrojë se një prej akteve më të mëdha të barbarisë që ka parë Evropa këtë shekull mëdha të zemërgjerësisë”. Dhe natyrshëm pas këtij qëndrimi vjen angazhimi “Amerika do të bëjë gjithçka mundet për t'ju ndihmuar ... për tu begatuar... amerika do të shtojë praninë ushtarake në Shqipëri”. Pas këtij vlerësimi nuk ka çfarë thua tjetër veçse: Faleminderit, zoti Klinton, mik i madh i kombit shqiptar, kampion i demokracisë dhe i progresit! Por ja që ka mes nesh asi xhuxhësh politikë, të cilët sajojnë hipoteza rreth ftohjes hipotetike mes dy vendeve. Me ata nuk ia vlen të merresh. Por fakti që zoti Klinton do të takohet në Shkup e jo në Tiranë me autoritetet më të larta shqiptare, ata e komentojnë si “një erë e ftohtë” që vjen nga matanë Atlantikut, duke mos nguruar të thonë që “SHBA braktis Shqipërinë”, të nxit të thuash dy fjalë. Këto zëra do të jenë të pranishëm mes nesh përderisa ka akoma forca politike a politike të veçantë që i fryjnë tensioneve në vend, për të nxjerrë ndonjë përfitim imediat, në vend që të bëjnë kauzë për stabilitetin që të nevojshëm. Por dy momente vlejnë për të rëzuar këtë këshillë prej rerë që ngrihet si sfide ndaj qeverisjes. Së pari, vetë zoti Klinton ka folur për një “udhëtim në rajon-in” e Ballkanit, pra pak rëndësi ka së ku takohet ai me drejtuesit shqiptarë, në Shkup apo në Tiranë. Natyrisht, çdo shqiptar do të dëshironte ta shihte Presidentin amerikan në Shqipëri. Por është rasti të thuhet që SHBA kanë marrëdhënie shumë të mira me shumë vende, dhe për këtë nuk ka qenë e nevojshme vajtja në to e presidentit amerikan. Për të mos dalë nga rajoni, po përmendim Turqinë apo Greqinë. Së dyti, ta sajosh a shpjegosh një të ashtuquajtur “ftohje” mes dy vendeve tona me mungesën e “planeve, doktrinave apo formulave”, që do të mbakan emrat e Majkos, Meidanit apo Millos, siç shprehen autorët e këtyre shpikjeve, do të thotë që ta konceptosh politikën si një kollekjall. Doktrinat nuk ngjallin këpurdhave mbas shiut, ndaj nuk shtrohet problemi i lindjes së tyre në Shqipëri; në Shqipëri është dhe është koha që të punohet, siç u punua, për të përballuar sfidën e madhe historike të muajve të fundit.