25/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 qershor 1999

VRASIN ME PAGESË, PSE SI VRASIM?

Rikthehet praktika e vlerësimit të sjelljes nga lagjia Vrasin, bëjnë ca burg dhe përsëri vrasin Rikthehet praktika e vlerësimit të sjelljes nga lagjia VRASIN ME PAGESË, PSE SI VRASIM? Vrasin, bëjnë ca burg dhe përsëri vrasin “abc” Një ndër atentatorët, e suponuar të vrasjes tronditëse me përdorimin e antitankut të dy të rinjve në Tiranë para pak ditësh, sipas njoftimit të policisë ishte “i dënuar më parë për krimin e vrasjes”. Edhe në raste të tjera jemi njohur me formulën standarde të dalë nga organet e policisë, sipas të cilës vrasësi është “i dënuar më parë për vrasje”. Me fjalë të tjera, njerëz me predispozita kriminale, që kanë kryer një krim të rëndë si vrasja, janë dënuar kaq lehtë, apo me kaq pak, në periudhën e burgimit kanë qenë “si në kamp pushimi”, perderisa kanë dalë prej andej sa çel e mbyll sytë, dhe për më tepër, duke shfrytëzuar butësinë e treguar nga organet tona të drejtësisë, kanë kryer vrasje të reja. Para rasteve të tilla, kur vrasësi është një përsëritës, apo një profesionist, i liruar pasi ka kaluar në burg disa vjet ose vetëm disa muaj, qytetari i pa mbrojtur nga kriminelët që gëlojnë rrugëve tona si pasojë e shpërbërjes së skemës ekstreme të drejtësisë, endet frikë. Përse lirohen me kaq lehtësi kriminelët? Përgjigjet mund të jenë të ndryshme. Por qoftë edhe kjo “ditare e vogël”, pra fakti që “vrasësi ka qenë i dënuar edhe më parë për vrasje” mund t’i krijojë kujtdo idenë se në ç’nivel është korrupsioni në organet e drejtësisë. Si pa dashur, ta përforcon këtë mendim edhe një njoftim i këtyre ditëve, sipas të cilit drejtues të Prokurorisë kanë vendosur që të sigurohet për çdo të pandehur nga “një praktikë sjelljeje”, sipas të cilës kryepleqtë e lagjeve mund të ndërhyjnë për të liruar vrasësin apo vjedhësin, sepse ky i fundit paskësh patur sjellje të mirë në lagje, me të dhe të dashur! Kemi përshtypjen që praktika të tilla liberale nuk kanë asgjë të përbashkët me “frenanat lehtësuese”, këtë kategori juridike, të cilën duhet ta marrë parasysh kryepleqtë gjykata në dënimin e dënimit. Po kështu, praktika të tilla janë larg njohjes së personalitetit të vërtetë të të pandehurit nga ana e gjykatës, e cila është gjithashtu një kërkesë ligjore e drejtë. Në të tilla kushte, “certifikatat e mirësjelljes” që lëshohen pa teklif për kriminelë të çdo lloji, krahas marrjes së tyre në mbrojtje me arrogancë në sallën e gjyqit, duke sfiduar organin e akuzës, e bëre kjo deri edhe për vrasës profesionistë, shprehin realist presionin që ushtrohet në format nga më të ndryshme, deri edhe kriminale, mbi sistemin tonë gjyqësor, me qëllim që ta çveshin atë nga forca e ligjës. Krijimi i të tilla “rrethanave lehtësuese” për kriminelin, që ka sjellë për pasojë që më shumë vrasës të jenë jashtë burgjeve se brenda tyre, nuk ka ndikim ne uljen e kriminalitetit, përkundrazi e ka nxitur atë. Në këto kushte kanë dalë në skenë deri edhe “vrasësit me pagesë”, që kemi kujtuar se janë fenomene të huaja për shoqërinë shqiptare. Në mos gabojmë, dikush është thënë që bëhen e s’bëhen 1000 vetë ata që vazhdojnë të kryejnë dënimin në burgjet tona, qofshin vrasës, vjedhës etj. Në Greqi, me sa dimë, shifra e shqiptarëve që vazhdojnë të vuajnë dënime të ndryshme është disa herë më e madhe. Në Zvicër, po ashtu. Njerëz kështu, përpos arsyeve të tjera, edhe sepse në këto vende me tradita të konsoliduara demokratike, vrasësit nuk i përkëdhelin, përkundrazi i ndëshkojnë rreptë.

Ne si Berisha? Kjo është e tepërt ... dhe neveritëse

DEBAT Flasin kryetarët e PS të 6 rretheve të mëdha Ne si Berisha? Kjo është e tepërt ... dhe neveritëse Demokracia e brendëshme po përdoret për të nihilizuar dhe jo për të afirmuar vlera

Kuk: Interesi ynë mbetet në Shqipëri

Ministri Kuk dje në Tiranë pas fillimit të zgjidhjes së krizës Britania avokate e Shqipërisë kudo FAQE 3 Në foto: Nga kontrollet e shumta të policisë që vlerësohen nga drejtësia

Mijëra shqiptarë presin Solanën dhe Klark dje në Prishtinë

Sjellja e shqiptarëve në Kosovë ndaj pakicave nën vëzhgim

BINJAKËT E KAFESE, KONTRABANDISTË

Prokuroria: “Asllani” dhe “Legja” si “Murati do Brazil”?

NJOFTIM

Qytën e shtunë në orën 11.00 në selinë e PS-së mblidhet KPD i FRESSH me këtë rend dite: • Analizë e punës në këtë muaj • Diskutimi i projekteve për 6 muajt e ardhshëm