29/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 qershor 1999

KAPET GAXHAI, VRAU DY VETË

Vret dy në Durrës, më së fundi pas dy vjetësh vihet në pranga Hynë me forcë në banesën e një mjeku, policia i vë prangat. Vret dy në Durrës, më së fundi pas dy vjetësh vihet në pranga KAPET GAXHAI, VRAU DY VETË Hynë me forcë në banesën e një mjeku, policia i vë prangat.

Kap arsenal të tërë armësh

Ministri i Rendit Poçi në krye të forcave të policisë në Durrës Policia arreston dy vetë, Gaxhain dhe një vlonjat tjetër. I bëjnë pritë “Citroen”-it, 2 të vrarë e 4 të plagosur DURRËS-Përsëri prita me makina, tashmë mbasdite. Burime të prokurorisë së rrethit të Durrësit, i thanë Zërit të Popullit në orët e vona se rreth orës 18.30-19.00, të djeshme, në afërsi të spitalit të qytetit, rreth 400 m larg ndërtesës së Drejtorisë së Prefekturës, sërish një pritë me autovetura. Persona, të cilët janë duke u identifikuar, kanë qëlluar kundër një “Citroen”-i tip furgon me targa të huaja. Fillimisht është drejtuar një kundërankë, por që nuk ka shkrehur, dhe me armë zjarri, automatik janë vrarë dy të rinj, 22-vjeçarë Arben Paja dhe Ilir Xhunga, banorë të lagjes 18 dhe 15. Gjithashtu janë plagosur dhe 4 veta, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë në spital dhe 2 jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria bëri të ditur se në “Citroen”-in kishin qenë arsene të armësh deri në predha antitank. Deri në orën 22.30 po bëheshin përpjekje për ta nxjerrë makinën jashtë Durrësit dhe për ta asgjësuar. Policia ka bllokuar të gjitha kalimet dhe daljet nga qyteti i Durrësit, në kërkim të kapjes së autorëve. Prokuroria, tepër e rezervuar, ka thënë se janë ndaluar dy persona, ndërkohë që dje në mbrëmje, nga Drejtoria e Policisë së Durrësit Ministri i Brendshëm Poçi konfirmoi kapjen e killerit shumë të kërkuar Gaxhai dhe shokut të tij. Policia dhe prokuroria e akuzojnë atë për masakrën e djeshme në Durrës. Gaxhai bashkë me një tjetër u arrestuan pak minuta pasi kishin hyrë me forcë në shtëpinë e një mjeku, u sekuestrua si provë materiale edhe arsenali i armëve që dispononin. Korresp. “ZP”

Poçi dhe Angjeli kalojnë natën në portin e Durrësit

ORA E FUNDIT Poçi dhe Angjeli kalojnë natën në portin e Durrësit Forca të shumta policore, kontroll në port DURRËS-Ministri i Rendit dhe Ministri i Financave në krye të forcave të shumta policore të vendit të dislokuara përreth portit dhe vartësit e policisë filluan që dje në orët e vona të natës operacionin të gjerë në portin kryesor të Shqipërisë, Durrës. Pas orës 22.00, në vendin e ngjarjes, qindra policë të rendit, policisë kriminale, forcave speciale dhe policisë doganore e tatimore kanë kryer një inspektim të gjerë në të gjithë portin e Durrësit. Dy ministrat pohuan dhe vonë në mbrëmje se aksioni i nisur dje do të vazhdonte në kuadër të masave të ashpra të programuara ditët e fundit kundër trafikut në portat hyrëse të Shqipërisë. Çdo gjë është koordinuar me së miri edhe me forcat ushtarake të NATO-s që ndodhen prej muajsh në port dhe ndjekin fumuar vazhdimisht për veprimtaritë e jashtëligjshme. Ministri i Rendit Poçi është bashkuar me Ministrin e Financave Angjeli dhe në mbrëmje pas suksesit në arrestimin e shumë të kërkuarit Gaxhai.

Larje hesapesh në Shkodër

VRITEN 5, GJOBAT JU HANE KOKEN Policia: Ukishin vënë gjobë, pronarit i heqin qafe FAQE 16

Majko: Do qeverisim deri në 2001

Ky është momenti deciziv për të ardhmen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë Vlora ka të drejtë të festojë fitoren e vet në radhë të parë mbi padrejtësinë që këtij qyteti u kërkua t’i bëhej dhe dëshiroj të them që 29 Qershori simbolikën realist e ka në Vlorë

Angjeli: Tre ditë afat për të hequr hajdutën nga doganat

Ministri: Shkelësit e ligjit jashtë nga doganat shqiptare

E martë 29 qershor 1999 Gazetë e Partisë Socialiste të Shqipërisë Çmimi 30 lekë. Për Greqi 3000dpx ZP ZËRI I POPULLIT Çdo ditë lajme dhe analiza