30/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 qershor 1999

NANO MBLEDH NJERËZ KUNDER QEVERISË

Ish kryeministri shan: Qeveria me horraheleb, puna e saj alasa NANO MBLEDH NJERËZ KUNDER QEVERISË Por zgjedhja është bërë: Majko në rrugën e drejtë Nga Erion BRAÇE T’i bësh turit me kokë natyrisht që nuk është gjë e mençur. Madje edhe pse e tillë, kur kërkon të rrëzosh një mur të ngritur me mundime mbi themele të bëra me sakrifica dhe shpenzime me shumë zero, kjo është e domosdoshme. Të tërheqësh veshin që të gjithë, veçanërisht në Perëndim, madje të ta zgjasin, aq shumë sa në fund, kur nuk shohin asnjë lloj reflektimi të të thonë “ik...” dhe kështu, siç ishte te rifashqen stok duke luftuar një alternativë të re, edhe kjo nuk është një gjë e mençur. Madje, është e dalë jashtë mode të jesh kundër gjithë botës. Në kufijtë veriorë të Shqipërisë të dy këto raste të bëra njëjsh, tashmë janë të provuara. Në këtë rajon, tani, zor se lejon më kush të dalë ndonjë trim i ri. Të jesh kritikë ndaj një fenomeni për më tepër ndaj punës së një qeverie, kjo kërkon kurajo. Dhe që të jesh i besueshëm kjo kërkon që kritika të jetë e pastër, e sinqertë larg fyerjes dhe banalitetit populist, të mbledhur me thasë atje ku doganat morale nuk u ngritën kurrë edhe gjatë sundimit të tend. Por aspak i tillë dhe i bindur t’i shkosh deri në fund mënyrës tënde të rikthimit, jashtë çdo rregulli dhe jashtë çdo pranimi të atyre që vendosin në Shqipëri dhe jashtë saj, duke nxitur sherre që kushtojnë shumë shtrenjtë për shkak të momentit në bursën politike shqiptare dhe ndërkombëtare, kjo përsëri është e dënueshme. Sepse vetëm 10 ditë më parë Shqipëria mori mbështetjen e saj maksimale nga demokracia më e madhe në botë, SHBA dhe presidenti amerikan Bill Klinton. Pak muaj më parë, ai kishte thënë se SHBA do të përkrahnin dhe do të mbështesnin një brez të ri politik në Shqipëri dhe pak ditë më parë, Klinton i tha Kryeministrit Majko se do të ndihmonte me çdo gjë sa kohë të vazhdonte mandati i tij. Ndërkohë në Tiranë ambasadori i SHBA-së, jo vetëm që konfirmoi këtë mbështetje, por tha se duhej shumë punë, nga të gjithë, veçanërisht tani që Shqipëria ka shansin për të hyrë në shekullin e ri më e fortë se kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Ai tha se kryeministri Majko po ecën në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë. Natyrisht që pas kësaj edhe njerëzit janë zgjedhur. Gjithësesi iu dha shansi për të treguar veten dhe për t’u vlerësuar mbi bazën e punës. Shqiptarët, socialistët shqiptarë, nuk janë shuar ndonjëherë për miop saqë tani, kur të gjithë kanë ardhur në Shqipëri, dhe prej tre muajsh vlerësojnë maksimalisht këtë Qeveri, të dalë dikush tjetër dhe t’u thotë që të gjitha këto, të cilat një Perëndim i tërë i quan “mrekullia shqiptare”, janë “glasha harabelësh”. Në qoftë se e gjitha kjo është një copë letër e vjetër komuniste që dikur quhej “letërufe”, mund të hidhet menjëherë. Por nëse e gjitha kjo është një përpjekje për të destabilizuar këtë vend, Shqipërinë, në të gjitha rrugët e Tiranës, Shqipërisë, Kosovës që gjendet një brez i ri që kërkon të ardhmen, përkështësi si përpjekje e qëllimshme për të humbur edhe një herë pas 50 vjetësh shansin e deklaruar amerikan për Shqipërinë. Nesër, deri tani, edhe në PS, është dëgjuar shpesh të mendohet për fatin e gjeneratave të reja, të gjithë duhet të dinë se është momenti që këtë gjenerata e kanë kuptuar tashmë se nuk duhet ta humbin këtë shans paarsyeshëm se kjo do të braktisin njëherë e mirë politikisht, njerëzisht siç diçka që nuk u ofron më alternativa për vetëm bejte që mbysin seriozitetin dhe përkushtimin që kërkon ky vend. Kryeministri Majko dhe Presidenti amerikan Bill Klinton pak ditë më parë në Shkup (REUTERS)

Ja çndodhi në Durrës, në xhunglën kriminale të Spitallës

SPECIALE FAQE 7