03/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 korrik 1999

RRITIM NE VLORE TE DËNOHEN GJYKATËSIT

Vlonjatët: Të gjitha bandat i liruan gjykatësit e Tiranës PAGE 7 Gjykata e Tiranës, vendi nga ku janë liruar më shumë kriminelë

Policia vë në rresht hajdutët në Tiranë, Lezhë e Tepelenë

LEZHË-TEPELENË - Komisariati i policisë i rrethit të Lezhës bën ditën e premte në oren 12.00 ndalimin e shtetasve Edmond Filipi, 22 vjeç, nga fshati Gjader i Lezhës, Mark Gega 25 vjeç, nga fshati Mjedë i Shkodrës dhe Lulash Gjoka, 29 vjeç, nga La-Vau i Dejës Shkodër. LEZHË- TEPELENË - Komisariati i policisë i rrethit të Lezhës bën ditën e premte në oren 12.00 ndalimin e shtetasve Edmond Filipi, 22 vjeç, nga fshati Gjader i Lezhës, Mark Gega 25 vjeç, nga fshati Mjedë i Shkodrës dhe Lulash Gjoka, 29 vjeç, nga La-Vau i Dejës Shkodër. Burime nga policia e Rendit Publik bëjnë të ditur se ndalimi i tyre u bë, pasi një ditë më pare, rreth ores 15.20, në vendin e quajtur “Stallat e Gjadrit”, në krah të rrugës nacionale që kalon në fshatin Gjadër të rrethit të Lezhës, duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Benz” me targë SH 6145C, kanë qelluar me armë e kanë grabitur një automjet tip “Volksvagen” të një shtetasi me banim në Tiranë, i cili me disa kosovaro po udhëtonte në drejtim të Shkodrës. U bllokua “Benz” me targë SH 6145C me të cilën u krye grabitja, ku u gjetën dhe tre thasë me automjetet të grabitur, si dhe një automatik mod-56, dy krëhëra me fishekë, një kasetofon e dy bokse që i përkisnin automjetit të grabitur. Policia e Tepelenës arrestoi të premten në kthesën e qytetit të Memaliajt një shtetas për tentativën e grabitje. Sipas zëdhënësit të policisë, Bujar Çela, 25 vjeç, nga qyteti i Memaliajt, tentoi të grabiste pasagjerët e një autobuzi të linjës Kavajë-Tiranë, por për fat të mirë nuk qe gjë. Në kthesën e Memaliajt, vetëm disa metra nga hyrje e qytetit, Çela shfrytëzoi rastin kur autobuzi ndaloi për të marrë disa pasagjerë dhe kërcënoi udhëtarët të zbraznin xhepat. Por, njoftimi i menjëhershëm i grupit të gatshëm të policisë që patrullonte në këtë segment rrugor, bëri që ndaj grabitësit të hidhnishëm shumë shpejt prangat.

Premtim britanik: Shqipëria në Europë

Kryeministri britanik Toni Bler i shkruan kryeministrit Majko FAQE 3 Majko përqafohet me kryeministrin britanik, Bler (REUTERS)

Tatimet në kulm, në një muaj 1.4 miliardë lekë

4 milionë dollarë më shumë se në qershor 1998

Policia "tkurret" në Tiranë, nuk gjen dot postblloqe

Siguria mbetet shumë e pakët natën në Tiranë

Kryeministri britanik Toni Bler i shkruan kryeministrit Majko

NJOFTIM

Sot në orën 10.00 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë mblidhet Aktivi Kombëtar i Partisë Socialiste për Pushtetin Lokal.