06/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 korrik 1999

SHKARKOHET DJE KOMISARI TRAFIKANT

Sarandë, bodigardi i komisariatit plagos tre policë Bëhet e gjerë linja e cigareve nga Kakomeja. Linjat e kontrabandës blejnë shefin e policisë Arrestohet bodigardi i komisari Rroka, po kërkohet komisari larguar në drejtim të paditur

Berisha kundër planit “Marshall”

Zbulohen bisedat e kryetarit të PD me të huajt Kryetari i PD i kërkon botës të mos përfshijë Shqipërinë në planin “Marshall”

95 përqind e territorit, me telefon pa tel

SHBA, investimi i parë në Shqipëri: Telefonia Ahmet Sead, drejtor Ekzekutiv i NWT: Telefon pothuajse në çdo fshat Krijohet ndërmarrje e përbashkët mes New World Telecom dhe Albtelekom, do punësojë 2000 vetë

Rrugët e NATO-s dhe rrugët e firmave të huaja

abc Duket se Shqipëria e ka tashmë të lidhur fatin e zhvillimit të saj ekonomik me Koridorin 8-të. Sa më parë të ndërtohet ky Koridor, aq më shpejt shqiptarët do të ndiejnë të mirat e një porte e të një rruge që do të lidhë Perëndimin me Azinë, do të ndiejë të mirat e një mijëra bizneseve që do të duhet të kalojnë nëpër këtë aks. Ndaj, nuk ka detyrim më të madh sot, se sa ndjekja e punimeve me metër për metër në rrugën që çon nga Durrësi, drejt Lindjes, në Pogradec. Për t’i nxitur të ecë shpejt, për t’i kontrolluar me kujdes punimet të kryhen me cilësi e të gjitha aksave të tjera që maten trejove shqiptare, ecin drejt Lindjes. Pak ditë më parë, ne shkruam se fondet kanë mbuluar pothuajse të gjitha segmentet nga Durrësi drejt Pogradecit. Por, puna nuk ka nisur në të gjitha. Pak ditë më parë, ne shkuam se edhe aty ku punohet shpejtësia mund të cilësohet në transaksion “ngadalë”. Dhe ndodh kështu, sepse firmat e huaja që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtyre akseve në Koridorin 8-të, punojnë më një numër tejet të kufizuar njerëzish, për më tepër punojnë maksimumi 10 orë në ditë, kur rëndësia e këtij Koridori kërkon punën me të t’rume. Mbi të gjitha, ne shkruam se cilësia në aksin që tashmë po i afrohet Vorës, dhe nga Plepat po i afrohet Kavajës, është shumë për të dëshënuar, aq sa po të bënin të tilla rrugë në vendet e tyre, do t’i kishin përzënë me shkelma. Ishim të kënaqur me aq sa kishim parë, por, kur pamë të punonin në akse të ndryshme rrugore ushtarët e NATO-s, ajo që pamë tek punonin firmat e huaja private, na u duk një skandal. Ushtarët e NATO-s, germonin dhe krijonin trase me gurë mali dhe çakull, ndërsa firmat private nuk germonin por shtronin një shtresë zhavor lumi. Ushtarët e NATO-s, hidhnin një shtresë, sheshisnin gur, por më të imët, kurse firmat e huaja shtrëngonin e krijonin me shufra. Pas kësaj çdo gjë pret për të ndryshuar shpejt, me qëllim që kur të përfundojë rruga, të mos marrin kazmat për të kryer prova që do t’i shërbejnë padisë penale.