09/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 korrik 1999

Ju rikthehet e drejta e mohuar ushtarakëve dhe ish ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, liruar nga reforma apo nxjerrë në pension

“Projektligji që u miratua nga Këshilli i Ministrave vendos kufinj financiar për trajtimin financiar të ushtarakëve. Ai përcakton ç’është vjetërsia e shërbimit për efekt pensioni dhe vjetërsia për përfitimin pensional suplementar. Vjetërsia në punë për ushtarakët në këtë projektligj përcaktohet 20 vjet për gratë dhe 25 vjet për burrat. Projektligji përcakton qarqet se cilët janë përfitimi nga kontributi që kanë dhënë ushtarakët gjatë karrierës. Janë gjithsej 5780 ushtarakë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes që përfitojnë nga miratimi i këtij projektligji. Efekti financiar vetëm për vitin 1999 do të jetë 490 milionë lekë. Me miratimin e këtij projektligji ushtarakët shqiptar do të meritojë prestigjin që i takon dhe vendin që zë ai në ndërtimin e shoqërisë moderne të një shteti demokratik.” FAQE 3

Babai i hedh litarin në fyt të bijës

Tragjedi në Fier. Babai vret vajzën 22 vjeç FAQE 16 KASINA E LIDHJEVE [ ? ] [?] natur(al) Telefon 052 23 363

Do shkurtohen 30% sektorë të veçantë të administratës

Majko: E pafalshme që punonjësit e administratës kalojnë kohën me shumë në mënyrë jo produktive FAQE 2

Tirana, brenda maj ’2000 me 11 bashki

ZËRI OPINION Tirana, brenda maj ’2000 me 11 bashki 11 bashki me nga 15 mijë familje secila, 120 lagje me 5-6 mijë banorë. Pushteti delegohet në 1562 këshilltarë në 120 lagje Fshati prodhon, shet, por nuk paguan taksa SPECIALE FAQE 6,7,8,9

Banka Qendrore: Inflacioni ka rënë, paraja jashtë bankave ka rënë, tani gati kreditë

Banka e Shqipërisë ka ndjekur dhe ndjek zhvillimet monetare në vend duke synuar realizimin e objektivit të caktuar me ligj-arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit të çmimeve. Për uljen më të fundit të nivelit minimal të normave të interesit për depozitat në lekë në bankat shtetërore me 2 pikë për qind u morën parasyshe zhvillimet më të fundit në disa tregues kryesorë, të cilët dolën sipas parashikimeve të bëra në fillim të vitit që në muajt maj-qershor 1999. Kështu: * Indeksi i çmimeve të Konsumit ka pësuar rënie të konsiderueshme që nga fillimi i vitit, duke arritur në nivelin më të ulët historik në fund të muajit qershor 1999 (-3.6% në krahasim me muajin qershor 1998 dhe -28% në krahasim me muajin maj 1999). Me këtë shkallë inflacioni në fund të muajit qershor 1999 praktikisht është e sigurtë arritja e objektivit vjetor për inflacionin (7%). * Kjo ulje ka çuar në norma reale pozitive të larta për depozitat e pranuara nga bankat e nivelit të dytë; * Megjithë shtimin e madh të popullsisë në Shqipëri, mbas fillimit të bombardimeve në Jugosllavi, rritja e parasë gjithsej vlerësohet të jetë brenda parashikimeve në muajin Maj 1999 dhe raporti i parasë jashtë bankave ndaj totalit të parasë gjithsej është 27.4 %, pra më i ulët edhe nga sa është parashikuar për fundin e vitit 1999 (29.5%). * Nga ana tjetër, megjithë ngjarjet në rajonin e Ballkanit, kursi i këmbimit të lekut me valutat kryesore europiane dhe dollarin gjatë gjithë kësaj periudhe është vlerësuar (mbicmuar) ndjeshëm duke treguar qëndrueshmëri edhe në momentet aktuale; * Pas një periudhe rritjesh enorme në aktivitetin kreditues të bankave të nivelit të dytë në këtë presëmujore të pari të vitit, Banka e Shqipërisë synon që të nxisë kreditimin e ekonomisë duke rritur me tepër kërkesën për para të sektorit privat, dhe për këtë mendon me ulja e normave të interesit do të nxisë aktivitetin e bankave private në dhënien e kredive. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ndjekë zhvillimet monetare duke u përpjekur që të ruajë ekuilibrin midis kursimeve dhe investimeve. *Informacion i Bankës Qendrore të Shqipërisë për treguesit makroekonomik