VRITET LETËRI, VELLAI I ZANIT
Nis seria e qërrimit të hesapeve
16 plumba dhe pak njerëz në varrim. Qyteti i qetë nën mbrojtjen e policisë
16 plumba dhe pak njerëz në varrim.
Qyteti i qetë nën mbrojtjen e policisë
VLORË- Rreth ores 6.30 të mëngjesit të ditës së enjte, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi, Lefter Çaushi, 35 vjeç, vëllai i Zani Çaushit. Trupi i tij u gjet tek Pylli i Sodës, në krah të majtë të rrugës automobilistike që të çon tek Porti i Ri 500 metra pa shkuar tek kthesa e Portit si dhe 200 metra në brendësi të Pyllit.
Ikën policë, riciklohen policë, siguria e pakët
abc
Nëse prioriteti i vetëm, nëse kushti i vetëm, nëse barriera e vetme pas së cilës, shqiptarët shohin, dëshirojnë por nuk e prekin prej kohësh të ardhmen, mbetet rendi, atëherë, në atë godinë të vjetër në qendër pushteti që këtu në Vlorë... Në të gjitha ato komisariate të qyteteve Port, të qyteteve kufitare. Tani është momenti më i mirë që gjithçka të ndryshojë, pasi të jetë bërë një analizë e qartë e gjithçkaje që ka ndodhur në këto 6 muajt e parë të vitit. Tani është momenti më i mirë për të sjellë njerëz të rinj, të cilët kanë përf...
Grekët vrasin pengmarrësin
Mbetet enigmë identiteti i pengmarrësit
FAQE 6-7
Ikin policë, rickthohen policë, siguria e pakët
barriera e vetme pas së cilës, shqiptarët shohin, dëshirojnë për në atë godinë të vjetër sa diktatura plus Sali Berishën, duhet përmbysur gjithçka. Duhet ndryshuar gjithçka.
Së pari dhe së fundi, njerëzit. Sepse është thurrur një rreth që nis me ata që vazhdojnë të kujtojnë lavdirat me kapje të hajdutëve të biçikletave kineze dhe mbyllet me të tjerë, që të qenit polic e kanë tkurrur në shfrytëzimin e penaliteteve të Ligjit duke i konvertuar në para. Mal me para.
Sado me përkushtim, seriozitet dhe sakrifica të vijë një ministër në krye të kësaj godine, menjëherë hapet dhe mbyllet rrethi, i cili nuk e lë të bëjë ndryshime nga normat, praktikat, procedurat e emërimit dhe shkarkimit, që ka vendosur pikërisht ky rreth. Gjithçka që duhet dëshirë, mbytet nga këta njerëz që punojnë në tre katet e godinës nga shqiptarët presin sigurinë dhe rendin.
Akrepi ka mbritur atje ku soset durimi. Ndaj, ministri i parë duhet të thyejë e shpërthejë këtë rreth njerëzish që nis në Ministri e mbaron rreth e qark saj, kudo ku ka mundësi influence. Duhet ta bëjë këtë nëse dëshiron të tregojë se ka ardhur për të bërë vërtet punë.
Nëse deri tani çdo gjë në Ministrinë e Rendit është përmbledhur në emërim ç'emërime, nuk duhet të ndodhë më, që këto akte ligjore të prekin vetëm një rreth të ngushtë njerëzish, të cilët vetëm qarkullojnë nëpër Komisariatet e Shqipërisë pa shtuar ndonjë përqindje në atë që tregon sigurinë e qytetarit.
Ndodh kështu, sepse nuk ka një Këshill emërimesh, nuk ka një rregullore emërimesh, në të cilën të jetë e përcaktuar qartë se në çdo rast duhet të jenë motivimet konkrete të largimit nga detyra, të emërimit në detyrë, të vlerësimit të punës. Dhe pse nuk janë të gjitha këto, ndodh që emërohen njerëz që si përfundim kanë shembullin e ish-komisarit të Sarandës, Agron Rroka, i akuzuar si i përfshirë në një aktivitet të gjerë kontrabande. Me e keqja është se gjithçka hipërseritet, pikërisht sepse nuk bëhet një analizë e shkaqeve që degjenerojnë komisariatet në këtë shembull, pikërisht sepse nuk zbatohet Ligji për të dëguar në burg të gjithë këta komisare. Janë shumë, dhe janë bërë kapicë sjellë njerëz të rinj, të cilët kanë për profesion luftën kundër krimit, të cilët kanë qenë jashtë ciklit të ndyrë të emërim e ç'emërimit të nxitur nga interesat përfituese, të cilët të deklarojnë dhe të verifikohen për pasurinë e tyre.
Gjithkush në ata dikastere, që nga ministri, duhet ta ketë të qartë se do të viresohen mbi bazën e rezultateve në punë, mbi bazën e transparencës së emërimeve dhe shkarkimeve, larg ndërhyrjeve propozuese qofshin këto nga brenda mazhorancës, brenda grupeve të interesave, brenda fisit. Është fare e qartë se 12 vetë, të emëruar drejtorë të policive në prefektura, duhet të zgjidhen për të vendosur rendin. Dhe ministri duhet të gjejë për të vendosur rendin. Dhe ministri duhet të zgjedhë nga ata njerëz që të krijojnë besim tek policia se do të përplasë fort me krimin. Se janë këta njerëz që do të ndajnë nervin e policisë dhe jo ta shuajnë atë.
Nëse ndodh kjo, nuk do të ketë më njeri që të thotë se rendi nuk vendoset në këtë vend. Sepse edhe pa këtë, vetëm 50 kilometra larg nga Tirana është një shembull, quhet komisari Edmond Kose-ri. Ishte në Tepelenë dhe e mboldhi, dhe e hoqën, sepse ndaloi ca maune që hynin në rrethin e interesave të mëdha. Ishte në Lushnjë dhe e mboldhi dhe e dhënë fund për një farë kohe ngjarjeve të rënda atje. Është prej një viti në Elbasan dhe duke u vënë në krye të policisë me automatik në dorë, vetë i pari ka mundur që në mënyrën më profesionale të mundshme të reshtojë njerëzit nëpër burgje të gjithë kriminelët e prefekturës.
Mesazhi që vjen prej tij është fare i qartë edhe pse në një rreth pa doganë. Mesazhi që duhet të përfitojnë të gjithë është se nuk ka me kriminelë të Berishës apo kriminelë të socialistëve, por kriminelë që i kundërvihen shtetit. Këta duhen goditur të gjithë, pavarësisht se kë kanë shoqëruar gjatë fushatave elektorale, me kë kanë ngrënë e me kë po pinë. Njerëzit që duhen zgjedhur duhet të mendojnë pikërisht kështu, duke shuar njëherë e mirë nga mendja se nuk do të përplasen me krimin e do të tërhiqen në përfitimet masive nga abuzimi i Ligjit. Çdo krim, qoftë edhe zyrtar, e ka një ndëshkim.
Dollari duhet të jetë në kuotën 147 lekë
ZËRI LAJME
Dollari duhet të jetë në kuotën 147 lekë
Fundi i gushtit, kuotë e re
FAQE 4
ZERI LAJME
Dollari duhet të jetë në kuotën 147 lekë
Paratë të kthehen brenda 45 ditëve
Publikohen edhe listat e Cenajt
FAQE 8
Toka dhënë fshatarëve, pa asnjë kontestim
Ligji për tokën jo antikushtetues
FAQE 2
Shkollat private, deri tani asnjë tatim
Miratohen dhe s'njohin shtetin
FAQE 14