KRYESIA: STOP AKTIVITETEVE JASHTE PS
Kryesia e PSSH konsideron jo statutore aktivitetet e "grupeve organizatore" dhe kërkon respektimin e vendimeve të KPD
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë vendosi dje pas një mbledhjeje të saj
për të shprehur mendimin e tij të lirë, qoftë ky edhe i ndryshëm për unë jam kundër mitingjeve apo nuk mund të bëhet kongres si, linja që na çojnë në dy salla. Anëtari i kryesisë Ilir Meta tha se parti moderne do të thotë parti institucionale, ku
Komunikatë për shtyp e kryesisë së PSSH
Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë në vijim të punës përgatitore për organizimin e Kongresit të 3-të të Partisë Socialiste, në zbatim të vendimeve të mbledhjes së fundit të KPD, në mbledhjen e mbremshme pas diskutimeve njofton se:
Kryesia e PSSH-së rikonfirmon vullnetin për zbatimin e vendimeve të mbledhjes së fundit të KPD dhe njofton të gjithë anëtarët e KPD-së të respektojnë institucionet, vendimet e KPD dhe rregullat e përcaktuara. Çdo organizim jashtë strukturave të PS konsiderohet shkelje dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me vendimet e marra në mënyrë demokratike në mbledhjen e KPD.
Kryesia vendosi që grupi i punës për organizimin e fazave të punës për organizimin e fazave të Kongresit të 3-të të PSSH-së të përcaktojë punën e tij.
Kryesia e PSSH-së rikonfirmon mbështetjen për qeverinë e Koalicionit në funksion të përballimit të sfidës që po kalojmë.
Kryesia vendosi të thërrasë mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, për diskutim dhe miratimin e tezave të Kongresit të ditën e hënë më datë 26.7.1999.
Kryesia e PSSH konsideron jo statutore aktivitetet e “grupeve organizatore” dhe kërkon respektimin e vendimeve të KPD
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë vendosi dje pas një mbledhjeje të saj të rikonfirmoi vullnetin e saj për zbatimin e vendimeve të mbledhjes së fundit të KPD. Kryesia fton të gjithë anëtarët e KPD-së të respektojnë institucionet, vendimet e KPD-së dhe rregullat e përcaktuara me votë të lirë. Kryesia e PSSH konsideron çdo organizim jashtë strukturave të PS si shkelje dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me vendimet e marra në mënyrë demokratike në mbledhjen e KPD-së.
Anëtarët e kryesisë arritën dje në këtë përfundim pas gati tre orë diskutimesh të gjera në një mbledhje pune, të radhës në kuadër të përgatitjes së tezave për Kongresin e Tretë të PSSH.
Në fillim të mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Pandeli Majko shprehu shqetësimin për organizimin e një vargu aktivitetesh - sipas tij - jo statutore, të cilat do të kenë pasojë një kosto të rëndë për PS-në, strukturat si dhe funksionimin e saj. Majko kërkoi nga anëtarët e kryesisë të shpreheshin lidhur me këtë çështje.
Anëtari i kryesisë, deputeti Lush Përpali tha se i shikonte si anormale dhe në dëm të Partisë Socialiste këto aktivitete të zhvilluara nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ai tha se në to nuk po bëhej oponencë, por po shfaqej një linjë e pastër antiqeveritare, gjë që për të ishte e papranueshme. Përpali tha se PS nuk mund të ndahet pavarësisht nga përpjekjet për të bërë një gjë të tillë.
Anëtari i kryesisë Ethem Ruka tha gjatë fjalës së tij se deri tani pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mbajtur ekuilibër në zhvillimet në PS. Kjo parti ka forume, në to disa zgjidhen, disa bien, por ajo që duhet të mbetet është disiplina - tha ai. Ruka tha se pikërisht tani PS ka humbur disiplinën, në të ka kohë që është punuar për fraksionimin e saj. Nëse këtu ka njerëz që duan të degradojnë këtë parti, ne jemi në këmbë për ta shpëtuar atë - tha Ruka. Lidhur me aktivitetet e ditëve të fundit Ruka tha se kjo në rastin më të mirë quhet anarshi, por kurë nuk është demokraci. Askush nuk është zënë fyti edhe i ndryshëm por unë jam kundër mitingjeve, sepse nuk mund të bëhet kongres me dy kongrese, nëpërmjet dy rrugëve. Kështu ne u kemi hapur rrugën anarshisë - tha Ruka. Ai shtoi se duhet të jetë i qartë një reagim i organizuar i kryesisë së PS për këto ngjarje, mungesa e të cilit po shfrytëzohet për të bërë në PS atë që s'dohej në asnjë parti tjetër të botës. Ruka shtoi se të gjithë janë të ftuar të konkurrojnë brenda partisë.
Anëtari i kryesisë Arben Malaj u shpreh se statuti nuk ndalonte kërkënd që të shpallte kandidaturën për postin e kryetarit, të bënte fushatë në masën e anëtarëve të partisë. Ai iu referua neneve konkrete, duke thënë se në qoftë se do të vendoste të shpallte kandidaturën për kryetar, do të kërkonte të bënte fushatë mes anëtarëve të partisë.
Anëtari i kryesisë Namik Dokle u shpreh se disa gjëra janë shumë të qarta në statut. Duke iu referuar kapitullit mbi funksionimin e organeve të partisë, në disa pika të tij, Dokle tha se garantohet e drejta e lirisë së shprehjes së mendimit, qoftë ky edhe i ndryshëm në forumet e partisë dhe në organet e shtypit të saj. Ndërkohë, duke iu referuar marrjes së vendimeve, Dokle citoi se marrja dhe zbatimi i vendimeve është detyrueshëm për të zbatuar nga të zgjedhurit, të cilët marrin këtë vendim dhe nga ata të cilëve iu drejtohet ky vendim. Më tej, duke iu referuar pikës 15/2 të statutit, Dokle citoi se kandidatët zgjidhen me vendim të fshehtë dhe kandidatura alternative. Gjë të cilën ne nuk e kemi bërë ende - tha Dokle.
Anëtari i kryesisë Luan Hajdaraga i konsideroi aktivitetet e kryera nga ish kryetari i PS Nano, si jashtë procedurave, jashtë normave statutore si dhe jashtë çdo përmbajtje të miratuar në mënyrë demokratike në forumet e partisë. Ai tha se kjo veprimtari duhej të konsiderohej si e dënueshme, që nuk i shërben partisë dhe që nuk mund t'i imponoheshin asaj përmes grupeve organizatore apo komisioneve. Hajdaraga tha se tashmë diheshin këto veprime, se i kanë bërë edhe të tjera në partitë e tyre.
Anëtari i kryesisë Ylli Bufi tha se zgjedhjet deri në kongres bëhen brenda strukturave të partisë. Në këtë kontekst, vijoi ai, duhet të marrim vendim se si do ta bëjmë kongresin, do të qëndrojmë fazave të miratuara në KPD. Ndryshe jemi përballë dy linjave: tez(at) që bëjnë në kryesi pas analizave në forumet e partisë dhe ato antiqeverisëse që po paraqet Fato[—]si, institucionale, ku funksionojnë forumet mbi bazën e rregullave statutore. Ai e konsideroi fushatën e nisur nga ish kryetari Nano si anormale. Ai tha se një fushatë e tillë ngjante me një anarki të plotë, e cila po mbante peng jo partinë, por gjithë vendin. Ajo po nxit pasiguri tek partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët presin se çdo të ndodhë në tetor, tek investitorët të cilët ngurrojnë të investojnë për shkak të idesë së mungesës së stabilitetit që po hidhet në këtë fushatë. Kështu vendi po mbahet peng për shkak të një kuvendi të papranueshme, tërësisht të gabuar, tha Meta. Ai shtoi se ishte e rëndësishme që njerëzit, anëtarët e PS të dinë cili ishte qëndrimi zyrtar i kryesisë dhe i KPD-së. Ndryshe ne me heshtjen tonë po bëhemi ortakë në mbajtjen peng të vendit - tha Meta. Kushdo nga ne që do të dali nga Kongresi duhet ta dijë se as edhe në kioske nuk do të përfundojë.
Anëtari i kryesisë Elmaz Sherifi, tha se funksiononin grupet e punës dhe se e konsideronte anormale që ata të cilët bëjnë pjesë në këto grupe pune të mos paraqiten dhe të zhvillojnë aktivitete jo statutore. Alternativa jashtë forumeve, rregullave statutore nuk ka dhe nuk duhet të ketë.
Anëtari i kryesisë dhe sekretar për marrëdhëniet me publikun, Ilir Zela tha se mënyrën, rregullat, procedurat e shkarkueses deri në kongres ne i kemi përcaktuar qartë në vendimet e marra dhe të pakontestueshme në KPD. Ndërkohë, ai tha se vërehej një vullnet për të mos respektuar, forumet, vendimet e tyre duke iu referuar si shembull aktivitete të organizuara në Tiranë me një grup organizator dhe mbledhjes së komisionit të tezave, midis të cilëve u zgjodh aktiviteti jo statutor nga Nano.
Anëtarja e kryesisë dhe sekretare ndërkombëtare e PS, Arta Dade tha se prej kohësh po vërehej funksionimi i grupeve organizatore, strukturave paralele jo statutore krahas strukturave ligjore të partisë. Me të tilla organizime jo vetëm po fusim anarshinë në parti, por edhe nuk po shqetësohemi seriozë. Duke iu referuar aktiviteteve të ish kryetarit Nano, ajo tha se të gjithë kishin faj që kishin lejuar të tilla aktivitete. Nëse ne do të kishim bërë të tilla aktivitete kur Nano ishte kryetar, nuk mund të imagjinohet se cili do të kishte qenë reagimi i tij.
(Vijon në faqen 4)
Nano nuk po respekton forumet e partisë dhe po dëmton rëndë partinë