LUFTË NË FIER, NË MBRETËRINË E DROGËS
24 orë me policinë në fshatrat ku po digjet droga
Mafia, transport me supergomone përgjatë Vjosës
REPORTAZH, INTERVISTA, FOTO EKSKLUZIVE NGA FUSHËBETAJA ME DROGËN
Policë e fshatarë janë kthyer prej javësh në bujq që korrin drogë
Nga Bardhyl GOSNISHITI
• Policia dhe Canabisi, beteja që vazhdon prej vitesh
• Canabisi në prag të pjekjes, policia përdor kosoren, fshatarët të përmbushur për punën e një viti
• Biznes i frutshëm në zonat e rrethit të Fierit, 1500 lekë kilogrami. Trafikantët e lëndës narkotike përdorin diri skafet në lumin e Vjosës për të tërhequr prodhimin vjetor nga fshatrat e zonës së Cakranit.
• Në ato fshatra ku ka kaluar kosa e policisë një vit më parë, nuk është mbjellë Canabis. Afro 400 të proceduar për ndjekje penale, kanë qenë edhe shembulli më i mirë për të mos i rihyrë aventurës së prodhimit të lëndës narkotike “Made in Albania”.
• Gjinofesta Mema, fshatare në Cakran: Kam tre vjet që s’e shes drogë. Vjet shita 60 kilogram me 1300 lekë kilogramin. Mbjell drogë për të jetuar
• Fshatarët e Cakranit “pajtohen” me policinë. Askush nuk ka reaguar kur i është korrur ngastra e mbjellë me 500 deri në 1000 rrënjë.
• Gjashtë agjentë të policisë së antidrogës dhe tre oficerë të këtij shërbimi, që prej më shumë se një muaji janë kthyer në bujq shembullorë. Një punë e tillë ka tre vjet që realizohet në fshatra të ndryshme të rrethit të Fierit
• Luka, një oficer i policisë së antidrogës italiane: Polici në Shqipëri i bëka të gjitha punët, nga kompjuteri e deri te korrja e drogës. Jam befasuar kur pashë bimën e Canabisit sa një pemë...
FAQE 12-13
Presa e hashashit e kapur në Vreshtas