01/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 gusht 1999

POLICIA VRET DY BANDITË TË TJERË NË BURREL

Vazhdon operacioni për eliminimin e kriminelëve Agif dhe Kadri Brahim Lika qëllojnë mbi policinë, ekzekutohen në vend. Ishin persona shumë të kërkuar Vazhdon operacioni për eliminimin e kriminelëve POLICIA VRET DY BANDITË TË TJERË NË BURREL Agif dhe Kadri Brahim Lika qëllojnë mbi policinë, ekzekutohen në vend. Ishin persona shumë të kërkuar

Grisja e dokumentave shqiptarëve nuk quhet bashkëpunim

Majko, kritika të ashpra ministrit grek Ministri Xoaxopullos: Ligji i ri “Shengen” për emigrantët shqiptarë FAQE 2 Majko, kritika të ashpra ministrit grek Grisja e dokumentave shqiptarëve nuk quhet bashkëpunim Ministri Xoaxopullos: Ligji i ri “Shengen” për emigrantët shqiptarë FAQE 2

POLICIA

Kush ikën ... Dje në Tiranë u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit e policit që gjeti vdekjen pardje nga një rëzim i helikopterit në periferi të kryeqytetit në një aksion anti-krim. Në korteun mortor binte në sy prania e shumë shokëve të tij policë, ashtu siç të krijonte një gjendje jo të mirë shpirtërore indiferenca e qytetarëve kalimtarë. Natyrisht, Tirana sot është një qytet i madh, ku ngjarjet, të mira apo të liga qofshin, zhvillëftësojnë shpesh njëra tjetrën. Por vdekja e një polici në krye të detyrës, me armë në dorë në luftë kundër kriminelëve, nuk mund të jetë kurrësesi një ngjarje e dhimbshme që kalon lehtë. Ajo është shumë më tepër se kaq. Polici është roja e jetës, e familjes, e pronës sonë. Qoftë kur ne punojmë, apo edhe kur ne flemë, ai është gjithnjë syçelur, kur ne tronditemi pas një krimi, ai rrezikon jetën e ndjekje të kriminelit, kur kërkohet të vendoset rregulli, thirret në ndihmë polici, kur ... Polici është shembëlltyra e shtetit, e mirë apo keq funksionimi të tij. Shteti është i fortë kur ka polici të fortë. Në këtë vështrim, humbja e një polici, nuk është si humbja e një qytetari të zakonshëm. Dhe kjo jo thjeshtë për faktin që policët e japin jetën e tyre në “lule të rinisë”, por sepse e japin atë për motive shumë të larta njerëzore. Dje u nda nga ne një tjetër polic. Ai quhej Fadil Avdushi. Ai la pas një vajzë 4-muajshe që nuk do ta njohë kurrë babain e saj, por që do të kujtojë për jetë krenare se i ati ka vdekur në krye të detyrës. Duke nderuar veprën e policit Fadil Avdushi, i cili i shtohet vargut të dëshmorëve të Policisë, ne nderojmë luftën tonë për një shtet normal, për rend, siguri e qetësi, nderojmë Shqipërinë e sotme plot sfida dhe atë të nesërmen, ku me siguri të gjithë do t’i falen vetëm ligjit. Në roje të këtij shteti qëndrojmë janë bijtë e vëllezërit tanë me uniformat blu. Prandaj bëjmë mirë që flasim dhe mbështesim qoftë edhe moralisht veprën e një duzine policësh në Shkodër, që demonstrojnë kundër kriminelëve dhe kërkojnë dënimin e tyre si në Vlorë, por bëjmë shumë mirë edhe kur ndalim hapat në rrugë dhe përulemi përpara trupit pa jetë të një polici të thjeshtë. Ai bëri për ne gjithçka kishte mundësi. ... dhe kush vjen? Dje në mbrëmje vonë në Tiranë u mor vesh se u gjet në kryeqytet një drejtues policie për Vlorën. Ne u gëzuam shumë, posaçërisht kur morëm vesh emrin e tij. Ai është miku ynë dhe pak më parë qortimet e tij në telefonin e gazetarit tonë në Korçë, një gjykatë fare thjeshtë mund t’i klasifikonte si të kërçënuara ndaj personit. Askush nuk e bën këtë edhe sepse ne nuk patëm kurajon t’ia thonim një gjykatësi. Për pasojë, emrat tanë u lakuan në çdo klub të Tiranës ku qëndronte në tre vakte të ditës ky polic. Quhet “gjeneral” Besnik Bregu. Është i vetmi në këtë zanat dhe të gjithë ata që e propozojnë - me cikle - thonë se është shumë i aftë në luftën kundër krimit. Është nga ata që është bërë tmerr i hajdutëve të biçikletave kinezë të cilët dëshiroheshin vetë për t’i shpëtuar ndonjë akuze politike, pasi bëhej fjalë për emrin e Kinës së madhe. Ky nam beri që polici në fjalë të propozohet prej vitit si “dorë e hekurt”. Para rreth një viti, “dora e hekurt” arriti në majën e policisë shqiptare kur u emërua drejtori i përgjithshëm i policisë. Se sa e trembi krimin, mund të provohet fare lehtë po të shihen shifrat e kriminalitetit në atë periudhë. U largua shpejt nga kjo majë pasi duke udhëhequr aksionin e policisë në Lazarat të Gjirokastrës, mbetën të plagosur 9 policë të forcave speciale dhe asnjë kriminel. Nami përsëri iu vesh për mirë kur paspak ditësh nga ngjarja e rëndë u emërua drejtor i policisë së Prefekturës së Korçës. Qëndroi disa muaj në këtë detyrë dhe sesa e trembi krimin mundet të provohet fare lehtë nga shifrat e kriminalitetit në këtë prefekturë gjatë periudhës që qëndroi ai atje. Megjithatë, për shkak të gojedhënave me vlerë për prokurorinë, që korçarët, edhe të llojit të shërbimeve speciale të policisë dhe të informacioneve artikulohen për të, u hoq nga ajo detyrë. Disa prej tyre ne i shkruam në gazetë. Kryeministri i ri Majko e shkarkoi atëherë nga detyra këtë lloj polici, por ministri Koçi e emëroi komisár të një prej rajoneve të Tiranës. Majko kërkoi atëherë në një mbledhje të ministrisë së Rendit Publik motivet e këtij emërimi. Askush nuk ia dha. Sesa e trembi krimin në rajonin Nr.3 ky lloj polici, sërish mund të provohet fare lehtë duke parë shifrat e kriminalitetit gjatë periudhës së tij. Kaç! Pra, kush ikën e kush vjen?. Dallimi është shumë i madh midis dy rasteve të mësipërme. Ajo që bën përshtypje, nisur dhe mbetur vetëm tek rasti i dytë, lidhet me faktin se është krijuar një rrugë për propozuesit në ministrinë e Rendit, që këmbët vendet vazhdimisht, herë duke hipur lart e herë duke zbritur poshtë, i cili fillon dhe mbyllet duke propozuar njëri-tjetrin. Cikli vërtitet rreth 20 policëve që tashmë janë njerëzit më të përfolur në Shqipëri, ekskluzivisht në qytete ku ka dogana. Ky rrjet përgjon çdo lloj ministri për emërime. Ministri Poçi duhet të marrë kurajon ta shkatërrojë atë duke hedhur syte tek ca djem të rinj, trimat, të cilët japin edhe jetën për sigurinë e jetës, pronës dhe çdo qytetari. Por pa vënë dorë në të. Këta që riciklohen vazhdimisht, nuk kanë vënë ndonjëherë në rrezik jetën e tyre. Ndryshe nuk do të fryheshin nga dita në ditë, nga emërimi në emërim. Pas kësaj ne presim kërcënimet e radhës.

ZËRI I POPULLIT

Çdo ditë lajme dhe analiza

LEXONI Don Kishotët e Prokurorisë FAQE 14 Kacenecët anti-NATO FAQE 14 Ja si fitohet edhe puna FAQE 8 Gjoba 500 marka në tragete FAQE 9 APEL LEXUESVE TË “ZËRI” NË TIRANË: MOS BLINI GAZETA PA VULËN “TIRANA” Nëse hasni gazeta pa këtë vulë lajmëroni në tel: 270-31, 290-77, 292-20