06/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 gusht 1999

Policia kalon në gadishmëri nr. 2 kundër krimit

PLUMBA MBI NJERËZIT ME ARME Policia vë nën kontroll me dorë të hekurt Tropojën • Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të Laçit e Elbasanit në rol të policisë lokale, kontrollojnë hyrjet dhe patrullojnë pa pushim në rrugët e qytetit. • Ndërkohë që në Tropojë ndodhet edhe një grup i Forcave Speciale të Dikasterit, një nënrepart i Forcave Komando merr nën ruajtje objektet shtetërore të rëndësisë së veçantë, në qytet. • Një shtab operativ i dikasterit, i drejtuar nga Drejtori i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e ato Speciale, Niko Brahimaj, ka nisur punën për administrimin e gjendjes në qytetin e rrethin e Tropojës • Poçi firmos për një plan masash të detajuar. Në të janë parashikuar hollësisht të gjitha veprimet e ardhshme, duke filluar që nga rregullimi brenda strukturave policore lokale të policisë e deri në goditjen e veprimtarisë kriminale, kudo ku ajo ekziston apo manifestohet • Komisariati i policisë së Tropojës shkëputet përkohësisht nga vartësia e Drejtorisë së Policisë në Kukës. Të gjitha komunikimet do të jenë vetëm me dikasterin • Segmenti i rrugës së minuar vazhdon të jetë ende i tillë. Kërkohet ndihma e ekspertëve xhenierë për të bërë të mundur çminimin e rrugës. • Fisi i Kërnajave nuk pranon ekzaminimin ligjor të kufomave, ndërkohë që ai i Haklajve pranon disa orë para varrimit. Në orën 17.00 janë zhvilluar ceremonitë e varrimit në Tropojë e Kërnajë. Asnjë shqetësim për policinë • Policia ka kaluar në gadishmëri nr. 2 në të gjithë vendin. Do qëllohet pa paralajmërim çdo njeri i armatosur dhe cilido që do t’i kundërvihet me forcë policisë FAQE 2

Trupat komando vënë nën kontroll portin e Durrësit

Që dje, porti më i madh i vendit nën regjim ushtarak FAQE 9 Nga Prof. Dr. HAMIT BEQJA Të rinjtë sot? Konfliktuozë dhe solidarë Hasmëria, ndjenja e egër e shpirtit hakmarrës FAQE 4

Berisha zgjedh Vlorën për ta djegur

Po rja aktivizohet krimi politik Ish tropojani e tij personale ndodhet në Vlorë bashkë me kriminelë vendas dhe të tjerë të ardhur nga Milano FAQE 8

ZERI LAJME

Ceka: PD i vuri flakën Tropojës Grupe të caktuara të PD të implikuar S. Berisha, tropojani pa vendlindje Ka dy vjet që nuk shkel në Tropojë PD ngjyen me fajësi të vrarët FAQE 3

NJOFTIM

Komiteti i Veteranëve të LANÇ në bashkëpunim me kryesinë e FRESSH dhe autoritetet lokale të rrethit Skrapar organizojnë ditën e dielë dt. 8.8.’99, ora 10.00 në fushën e Lirëzës të Helmësit aktivitete në përkujtim të 55 vjetorit të Kongresit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare, dhe pjesëmarrësit e të gjithë veteranëve ish delegatë të këtij kongresi, familjarë të dëshmorëve dhe rinisë shkollore nga gjithë vendi. Për Tiranën autobuzët nisen nga SHQU në ora 8.00, ditën e shtunë datë 7 gusht.

APEL LEXUESVE TË “ZËRIT” NË TIRANË: MOS BLINI GAZETA PA VULËN “TIRANA”

Nëse hasni gazeta pa këtë vulë lajmëroni në tel: 270-31, 290-77, 292-20