10/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 gusht 1999

PARATE UA DHAME, KU I ÇONI

Majko takon kryetarët e bashkive dhe rretheve: Përdorni paratë, kryeni investimet FAQE 2-3

Kongresi, reflektim i bazës socialiste

Papërgjegjshmëritë të së shkuarës, përgjegjshmëria e së ardhmes Flet Sekretari për Marrëdhëniet Publike, ILIR ZELA FAQE 4

Banditët e Burrelit nuk dalin nga burgu

ZËRI LAJME FAQE 9

HELMES, ATJE KU ANTI FASHIZMI MERR VRULLIN E RINISË

ZËRI SPECIALE FAQE 14

Nis të bëhet porta e dytë në ujë, Vlora

Zgjerohet porti, do të presë edhe anije 13 mijë tonëshe AMBASADORI ITALIAN: VLORA NUK ËSHTË SIÇ E PARAQET SHTYPI ITALIAN FAQE 7

Vrasësit e Tiranës nuk po kapen

Dy të diela radhë me masakra FAQE 10

ZËRI INDEKS

Investimet, 69% realizohen Niveli i plotësimit të investimeve për financimin e brendshëm në shkallë vendi është ende i ulët dhe arrin në masën 69 përqind. Ky është një tregues i nxjerrë nga katër ministritë kryesore që thithin 80 përqind të gjithë buxhetit. Shtohen edhe 6 miliardë lekë Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë vendosur një shtesë buxheti për gjashtëmujorin e dytë, që arrin vlerën 6.700 milionë lekë, shtesë që është e barabartë me rreth 65 përqind të një buxheti vjetor. Përfituesit kryesorë janë ministria e Pushtetit Lokal, ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës. Si shtatë muaj: Para plot, pak asfaltime Në fushën e punëve publike dhe transporteve, Investimet gjithsej janë realizuar në kuotën 79.1 përqind, në shifër absolute është 138.3 milionë lekë duke shënuar pikën më të ulët në zërin Sistemin Asfaltimit. Para plot, pak punë Në fushën e punëve publike, fonde që administrohen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Në këtë fushë, ku investimet realizohen përmes projekteve që aktivizojnë shtetas pa trajtohen me ndihmë ekonomike apo janë të papunë, investimet kapin kuotën e realizimit deri në 65 përqind duke lënë pa përdorur 161.6 milionë lekë. Dobët, madje shumë dobët, paraqiten në këtë drejtim Tirana, Pogradeci, Elbasani etj. 5 milionë dollarë, bashkitë nuk i përdorin Në fillim të qershorit, qeveria shqiptare ka akorduar dhe vënë në dispozicion gjashtë bashkive më të mëdha të vendit një fond shtesë prej pesë milionë dollarësh, i cili do të përdorej në objekte që këto bashki vetë caktuan. Por një testim indirekt që kemi kryer, dëshmon se edhe dy muaj mbas daljes së vendimit të qeverisë, edhe pse mbase qëllimi i qeverisë prej këtij fondi dhe disa qëllime të tjera, vendim i dytë i saj që lejonte prokurorinë e drejtpërdrejtë për fillimin e punimeve, numri i objekteve në të cilat punohet është i papërfillshëm. Pra ndodhi krejt e kundërta e asaj që pritej mbase vura në dijeni kryetarët e këtyre bashkive për akordimin e fondeve. Tani pres që ata të japin argumentat e tyre, justifikimet për këtë gjendje dhe identifikimin e faktorëve dhe përgjegjësive që kanë sjellë këtë situatë. Dua të di, sepse për kundër ndërlikimeve të tyre para prake optimiste, fillimi i punës shënohet në vlera minimale.

Debitorë ndaj ZERI I POPULLIT

“Tirana office” - 336015 lekë “Agjensia e abonimeve” - 226.098 lekë “Agjensia e shpërndarjes” - 528660 lekë Sot deri në orën 14.00 këto detyrime të jenë derdhur në arkën e gazetës. Në të kundërt në ndërprerjen dhënien e gazetës në këto agjensi abonimesh.

APEL LEKUESVE TË “ZËRI” NË TIRANË: MOS BLINI GAZETA PA VULËN “TIRANA”

Nëse hasni gazeta pa këtë vulë lajmëroni në tel: 270-31, 290-77, 292-20