13/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 gusht 1999

Banditët, hakmarrje ndaj specialëve në Shkodër PENG DY “RAMBO”, I SPUNOJNE POLICET

Dokle dhe Legisi hapin gjyq për shpifje të dyshimtë

FAQE 3 DOKLE: “Kontrabandë informacioni për të fshehur të vërtetën dhe goditur dinjitetin e politikanëve të papërfshirë në aferë të pista”

Vriten tre vëllezërit e fortë Gërdhuqi

I liroi gjykata, por gjeninë vdekjen Masakër e re e bandave në Vlorë VLORË- Tre vëllezërit Gërdhuqi, të njohur si pjesëtarë të një grupi të fortë në Vlorë janë vrarë dje në një pritë. Rreth orës 19.00 në afërsi të Statujës së Lirisë rreth 100 metra larg saj dhe pranë fshatit Mifol janë gjetur të vrarë brenda një makine të tre vëllezërit Gërdhuqi: Stefan, Gjikë dhe Kastriot Gërdhuqi. Sipas burimeve paraprake të policisë të tre vëllezërit menaxhojnë dhe se kanë vajtur për të vënë gjoba dhe aty dikush ka qëlluar me breshëri mbi ta. Ky është varianti që jep policia paraprakisht. Tre vëllezërit Gërdhuqi vetëm një muaj më parë kanë qenë qëllë të burgut të lehsuar nga gjykata e Tiranës, pas një gjyqi cilësor. Pak ditë pas lirimit, ata u ndaluan sërish nga policia e Vlorës për arëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli të policisë në një nga lokalet e Vlorës aty u gjetën automatikë “Kallashnikovë”. Por pas ndalimit ligjor nga policia e Vlorës gjykata i liroi sërish. Ata shëtisnin të lirë në Vlorë, derisa u ndeshën në breshëritë e armëve që u sollën vdekjen. I varfër? Kur në portofol ke 2470 lekë, portofoli i familjes 6500 lekë FAQE 5

Koha po ikën, shpejt reformat

Tendenca e ngjarjeve të viteve të fundit po bën të orientuar urgjent reforma. Posaçërisht në tre fusha të rëndësishme: drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe financa. Për një parti e cila është në mes të mandatit të saj qeverisës, koha për të rikuperuar dhe bërë atë që ka premtuar, është shumë e çmuar. Propozojmë po mbijnë në çdo vazo të zyrave të ministrave, ndërkohë që disa prej tyre edhe po vynken në pritje për të marrë forcën e ligjit. Ngutja për të bërë më të mirën, kërkon kujdes dhe vendosmëri, të cilën zakonisht, rehatia e karriges kolovitet e ministrit e tregon si është mode. NË REND: STRUKTURA QË DINË TË PËRDORIN ARMËN Operacionet e fundit të policisë po kristalizojnë si forca të suksesshme kundër krimit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat RENEA si dhe trupat Komando. Kudo ku ka patur pika të errëta me gjendje të pasigurta të rendit, janë kërkuar pikërisht këto forca ndërkohë që forcat lokale të policisë kanë qenë të pafuqishme për të goditur dhe në ekstrem, kanë bashkëpunuar me krimin. Situatat kërkuese të ndryshimeve në Burrel dhe Tropojë, pas ndërhyrjeve të ashpra ligjore të këtyre forcave, e cilat shkuan deri në ekzekutim të kriminelëve, kanë qenë efikase dhe kanë rikthyer siguri për jetën dhe pronën në qytete. Ndërkohë përdorimi i trupave Komando ka qenë vërtet i frytshëm në rikthimin e eficensës dhe funksionimit korrekt të segmenteve të shtetit. Ditët e fundit, vendosja e tyre në portin e Durrësit ka qenë vendimtare për t’i vënë drynin portës më të madhe të krimit në Adriatikun shqiptar. Trafiqet kriminale kanë gjetur reagimin e gjykës së armës e cila deri dhe ishte ndryshkur duke ndjerë pas të ndjenjuar ve policëve të rendit. Atëherë duhet kërkjet i domosdoshëm një ndryshim i strukturës së forcave të luftës kundër krimit, drejt strukturës, kompetencave, armatimit të forcave të angazhuara së fundi në luftën kundër krimit të organizuar. NË DREJTËSI: GJYKATA TË POSAÇME PËR KRIMIN E RËNDË Kriminelët që po lënë burgjet kanë vënë në lëvizje mendjen e prokurorëve, njerëzve të akuzës. Gjithshka është në funksion të shmangies urgjente ligjore të pazareve me peshoren e drejtësisë në Gjykatat shqiptare që kanë patur për pasojë falimentimin e drejtësisë në detyrën për të dënuar kriminelët më të rrezikshëm të vendit në rang. Loja deri tani ka kaluar përmes dëmtarëve të cilët kanë mohuar dëshmitë e tyre për të bërë muaji më parë apo edhe nuk janë paraqitur më në gjykatë për të dëshmuar unë frikën e kërcënimeve të banditëve që bëjnë ligjin në sallat e gjyqit. Prokurorët propozojnë krijimin e një gjykate të posaçme për krimet e rënda e cila do të ndryshojë edhe procedurën e marrjes së dëshmive, duke i mbledhur ato drejtpërdrejt në momentin e ndodhisë. Kështu, Gjithshka është gati dhe pret Ministrin e Drejtësisë. NË FINANCA: Ç’BËHET ME ÇDO QINDARKË TAKSË Shqiptarët gjithnjë e më tepër po thonë se “nuk na bëri gjë kjo qeveri”. Por nga qeveria me shifra, fjalë dhe figurë, dëshmohen dhjetëra investime publike të bëra për gjatë gjithë tremujorët të administruar prej saj. Megjithatë mbetet shqetësues fakti se vlera e objekteve, rrugëve dhe ujësjellësve, çdo investimi, nuk përputhet me vlerën e parave të shpenzuara për këtë investim. Këto para dalin nga taksat e shqiptarëve. Shteti duhet të mbrojë dhe me forma policore po mundet t’i mbledhë. Ndërkohë që besimi midis dy si taksambledhës dhe qytetarët si taksapagues është në nivel të ulët. Dhe këtu ndikon pikërisht mungesa e transparencës në përdorimin e këtyre taksapaguave vëçanërisht në investime. Shteti duhet të vendosë këtë besim duke treguar në afat sa më të shkurtra përdorim e çdo qindarke që vjen nga taksat e shqiptarëve. Ministri i Financave premtoi para një muaji të bënte këtë çdo dy javë, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Shtrembërimi i taksambledhësve, i joshur edhe nga afera korruptive vetëm sa ndikon në mosbesimin e taksapaguesve ndaj shtetit.

ZP ZERI I POPULLIT Çdo ditë lajme dhe analiza