28/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 gusht 1999

GJYKATA DEGJON DESHMITE E METES DHE MILOS

grushtshteti e politika Përmbysje në procesin e 14 shtatorit, ja si u sulmua shteti dhe u dogjën institucionet GJYKATA DEGJON DESHMITE E METES DHE MILOS Zëvendëskryeministri Meta dhe ministri Milo: Po, ishte grusht shteti PAGE 3

Telefona pro krimit, po vjen radha

abc Një ofensivë e madhe antikrim po shtrihet në të gjithë vendin. Ditë natë, qindra forca speciale të Ministrisë së Brendshme po godasin “çetat” dhe “fisët e krimit”, duke mbështetur brenda në dhjetëra palë duar të cilat, prej kohësh nuk dridheshin kur shkrehinin armë e derdhnin plumba mbi rivalët apo të pafajshmit. “Ndëshkimi” po vazhdon duke fituar edhe më ashpërsi ndaj njerëzve barbarë të krimit. Njerëzit e thjeshtë po nxjerrin pak nga pak, nga skutat e shpirtit ku frika e pasiguria e kishin përmbytur, besimin te policia. e pasiguria e kishë përmjedkur, besimin te policia. Çdo veprim i fortë kundër krimit i policisë po i josh drejt një mbështetjeje popullore për këtë luftë. 48 orë më parë policia demonstroi se edhe pengmarrjet për motive gjobash, të harruara e të pashetësuara në kohë, kanë ndëshkim madje të ashpër. Ndërsa qytete të tëra në Veri, shokuar prej kohësh prej krimit nga pjesa më normale e vendit, duket se në këtë të sigurtë, tani po shkoqisin fjalët: Ligji në qytet që riktheyer. Kështu po ndodh në Tropojë, kështu po ndodh në Burrel. Çfarë ka ndodhur? Janë të njëzetë 16 mijë policë që ishin edhe 100 ditë më parë. Por ka ndryshuar motivimi. Nuk është shtuar as edhe një qindarkë më tepër, por është ngacmuar nervi i punës dhe i detyrës për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Janë të njëjtat trupa speciale por tani dalin nga portat e reparteve e jo më nga portat e biznieve apo bingove të Tiranës ku ishin kthyer në roje speciale. Edhe për to nuk është shtuar ndonjë qindarkë, por është shtuar puna. Po, ka ndërruar ministri, duke ofruar për të 16 mijë policët e tij më tepër kurajo, më tepër siguri, më tepër besim, më tepër përgjegjësi. Në fund të fundit, ka ofruar një mendje të ndarë për të luftuar krimin, për të goditur, madje edhe vrarë këdo kriminel që cenon jetën e çdo individi, qoftë edhe i mbrojtur nga ndonjë teser partie. Kudo ndjehet kjo atmosferë tjetërsimi që ngacmon besim. Njerëzit nuk kanë më nevojë për “maratona...”, por për veprime të shpejta, efektive, të forta, mbasë të dhimbshme, kundër krimit. Njerëzit nuk kanë më nevojë për moral, qoftë ky edhe morali i një fushate që nuk tremb kërkend veçse sjell para fytyrave të njerëzve histerinë e nevojshme për t’u ndjerë si barbar. Njerëzit nuk kanë më nevojë për iniciativa votash, qofshin edhe referendume, rezultati të cilave, thjesht, do t’u japë motiv politik ca njerëzve si “Mediu” apo “të tjerë”, të rëfimit të cilëve edhe pse me zë të ulët do të trembte çdo prift të botës. Të mbledhësh solidaritet për këta njerëz, qoftë edhe për iniciativa e tyre, do të thotë ta nisësh ndëshkimin me forcën e këtij solidariteti, pikërisht me ta. Por ka një njeri të cilit i duhet ky solidaritet antikrim. Quhet Spartak Poçi dhe është ministri i Brendshëm. Ai ka nevojë për një sup. Për supin tim, për supin tënd, për supin e të gjithëve. Që të ndjejë se ka në krah apo pas krahëve, njerëz të cilët janë të vendosur ta mbështesin në luftën me ata që ka përballë, me kriminelët. I duhen këto supe, për të goditur tani “protektorët politikë” të cilët për përfitimet e tyre personale duan të ç’bëjnë çdo gjë që është bërë në këto 100 ditë. Ata që vazhdojnë të bëjnë telefona, lutëse apo edhe kërcënuese supe, për të liruar shokë burgu, të afërm banditë, duhet të dinë se po afrohet radha.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër dënimit me vdekje

Disa forca politike e kanë ngritur më shumë zërin dhe po ngulin këmbë për t’iu rikthyer zbatimit të dënimit kapital. Kohët e fundit kjo po merr gati përmasat e një fushate. Në kuadrin e kësaj fushate spikat ideja që është hedhur për të mbajtur një referendum, me anën e të cilit vetë populli të japë vendimin e tij. KSHH bën vrejtje kundrejt formulës së referendumit duke e quajtur atë se bie ndesh me Kushtetutën. FAQE 10

A çenohet imuniteti?!

Nga Niazi Jaho A çenohet imuniteti?! FAQE 10

Kapen njerëzit e tritolit

ZËRI LAJME Kapen njerëzit e tritolit FAQE 2

Berisha i dha krimit imunitet

FAQE 16

Para jepen plotë, punë bëhet pak

FAQE 6-7

Shkolla nis në 20 shtator

FAQE 9

40 policë tanët si amerikanë

FAQE 2

NESËR TESTI I KONKURSIT

Nesër bashkë me “Zëri i Popullit” testi për konkursin e shkollës së lartë