GJYQI I RI PER SALI BERISHEN
Akuza e padi Fino: Berisha më ka borxh jetën se mund të përfundonte si Caushe[s]ku. Më akuzon se shmanga luftën civile
rendi e shteti
ZËRI SPECIALE
rendi e shteti
Kontrabanda, lirohen 12 policët e Kakavijes
FAQE 16
Fillon verifikimi i figurës së tatimorëve
FAQE 6
Vehbi Alimuca, medalje për ish kryetarin e parlamentit, Arbnori FAQE 3
Majko-Orban: Shqipëria, rol vendimtar në Ballkan
Majko-Orban:
Shqipëria, rol vendimtar në Ballkan
Kryeministri hungarez: “Ndryshime në ndryshimin e regjimit të vizave mes dy vendeve”
FAQE 2
Shefat e thesarit të verifikojnë fondet
ZËRI LAJME
Shefat e thesarit të verifikojnë fondet
FAQE 6
Makineritë e importit pa TVSH
Nxitja e investimeve dhe stimulimet me politika fiskale
FAQE 6
Berisha, krahu shqiptar që ndihmoi krushqin me kontrabandë nafte
abc
Sali Berisha, ish-president i fundit komunist, i përmbysur në tre mujorin e parë të vitit ’97, po ndërmerr iniciativa të njëpasnjëshme në funksion të shpalljes së tij kryetar i Partisë Demokratike të opozitës.
Si gjithnjë, njeriu i kuq sa blu, po i kushton vëmendje të posaçme imazhit të tij, duke krehu[r] ballaboks ambientin përreth.
Së fundi, ai ka thënë se me rikthimin e tij në pushtet, do të konfiskojë pasuritë e mafies politike.
Zgjedhjet e reja duan kohë që të thirren, ndërsa rikthimi i Berishës është edhe më larg, ndaj ia vlen që gjithësej të thuhet ca fjalë.
Së pari, pasuritë e mafies politike nuk kanë pse presin rikthimin e Berishës për t’u konfiskuar. Rreziku i një vonese të tillë është pothuaj i njëjtë me kriminalizimin e jetës së vendit, duke përfshirë edhe segmentin e saj politik. Pasojat u njohën qartë në dhjetor ’96 - mars ’97 kur mafia politike qe i shpërndante dekorata të çuditshme udhëheqësve në fushë, i mori, i shpërndoroi dhe i iku në pasuri personale, popullit gati 1.2 miliardë dollarë. Po kaq i qartë, u njoh edhe reaksioni ndaj kësaj mafie politike kur revolta popullore e shtyu udhëheqjen në fuqi në gjyna[h], kur ajo mori armë për të vrarë njerëzit që kërkonin kursimet e tyre. Atëherë, askush nuk u ndje nga udhëheqja për konfiskimin e pasurisë së mafies.
Natyrisht që kjo nuk bëhej me ulerimat e Berishës, por bëhej me ligje, me urdhëra të mbështetur në këtë ligje. Kryeministri i sotëm Pandeli Majko ka nxjerrë së fundi një mori urdhërash për verifikimin e pasurive të kategorive që përfiten zakonisht nga publiku për korrupsion, urdhëra të cilave në këtë fundjavë iu përfundon afati i parë dhe që në këtë fundjavë po pasurohen me shëmbuj të veprimit të ashpër të shtetit ndaj të korruptuarve. Dhe ministri i Brendshëm Pecja shkarkoi një dyzinë të korruptuarish në Kakavijë.
Por Sali Berisha i quan këto demagogji. Natyrisht që dallimi mes asaj që kërkon të bëjë ai dhe në krahun tjetër kryeministri Majko, është i madh. Sepse, propozuar të Majkos ju mungon karakteri selektiv mbi bazën e interesës, që qeveria duhet qartë tek iniciativat e Sali Berishës. Ai mendon që goditjen e “mafies politike” ta bëjë kur të vijë në pushtet. Dhe dihet, se ç’bën Berisha kur vjen në pushtet: një fushatë shtrigash ndaj kundërshtarëve të tij, me gjyqe banale pa prova e fakte të besueshme. Kjo, sepse ai vazhdimisht nuk respekton ligjet ose bë[n] të till[a] që kanë parasysh personin - kundërshtar, uzurpon institucionet ose ndërton institucione që kanë parasysh shërbimin personin kundërshtar.
Ndaj iniciativa e Berishës, jo institucionale, me afate kohore që përputhen me rikthimin e tij në pushtet për t’u hakmarrë, janë një ogur i keq. Nëse ai vërtet kërkon të godasë mafien politike të formuluar pranë organeve të akuzës emrat konkret, provat konkrete të besueshme e të vërteta. Tani, kur i shërben pastërtisë së këtij vendi dhe klasës politike që e drejton.
Përndryshe ne do të vazhdojmë të besojmë se ai njeri nuk ka kurajo të denoncojë kërkënd, ashtu siç bëri kur ishte “KRA-JLI” i këtij vendi dhe nuk dëmoi ndonjë kontrabandist, nuk kapi ndonjëherë kontrabandë, për më tepër, lejoi një kontrabandë të bandë gjigande tashmë të vërtetuar nga institucionet ndërkombëtare në Vjenë të vendit ku i dërgonte naftë krushqve të tij në luftë, nga e cila lindin mafia që kontrollon edhe sot më shumë se 60% të trafikut ilegal që kryhet në të gjithë vendin.
e martë
e gusht 1999
Nr. 205 (1700)
Gazetë e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Çmimi 30 lekë.
Për Greqi 3000dpx
APEL LEXUESVE TË “ZËRI” NË TIRANË: MOS BLINI GAZETA PA VULËN “TIRANA”
Nëse hasni gazeta pa këtë vulë lajmëroni në tel: 270-31, 290-77, 292-20