Shqipëri e miq
Ambasada Amerikane rifillon shërbimin e vizave, por me kufi
Amerikanët hapin Ambasadën për viza në Tiranë
Që nga 24 janari viza për udhëtimet e shkurtra pune, turistike, viza për studentët, viza për programe shkëmbimi vizitorësh, viza për punonjës të kualifikuar
HOLLESISHIT PROCEDURA DHE KATEGORITË E VIZAVE
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë hap dyert e konsullatës. Sipas një njoftimi për shtyp të kësaj ambasade mësohet se në datën 24 janar të këtij viti në zyrat e saj do të nisë dhënia e vizave të përkohëshme.
Specialët rikthehen në Burrel, arrestojnë 6 kriminelë
moti në Shqipëri
diell e re
Temperatura: -1 dhe 8°celcius
Për një vrasje në pranga 6 shumë të kërkuar
FAQE 3
Milo i kërkon grekëve t’i japin fund embargos ndaj patentave
Ministri i Jashtëm thërret dje sekretaren e parë të Ambasadës Greke, i kërkoi një reagim të shpejtë për të zgjidhur problemin
FAQE 2
Mungesa e shtëpinë, Banka e Kursimit dhe ne
ERION BRAÇE
Strehimi është problemi social më i madh në vend. Ka ardhur tashmë një brez në vend të cilin, nëse kërkon të krijojë familje dhe ndërtojë një jetë normale, nuk e nxë shtëpia. Çdo vit kjo shtresë e titulluar zyrtarisht “e pa strehë” shtohet frikshëm.
Prindërit, për shkak të papunësisë së bijve, mbeten donatorët e pa mundur.
Ndërkohë, të tjerë, me punë dhe të ardhura normale, nuk ia dalin dot të blejnë një apartament për të jetuar. Akumulimi i rrogës mund të plotësojë çmimin e tregut, pas 20 vitesh.
Kjo ka bërë që të jenë të shumë njerëzit që kërkojnë shtëpi, por të shumtë janë edhe ata fëmijë që prej 15 vitesh rrinë në ambiente të ndryshme dhe koncepti i shtëpisë është kufizuar brenda një dhome.
Në këtë sfond kreditimi mbetet zgjidhja e vetme. Partitë politike në programet e tyre, qeveria aktuale, flasin për fonde që do ia kushtojnë strehimit. Por veç kësaj, zgjidhja është edhe private, përmes kredive afatgjata marrë në Bankë. Banka e Kursimeve është e madhja në vend, është e aftë të bëjë një gjë të tillë. Ajo ka dhënë kredi për shtëpi dhe kthye-shlyerje ka deri sot në nivelin 98%, si rrallë banka në botë. Ligji i ri për garancinë ofron siguri më shumë.
Por banka e Shqipërisë dhe Guvernatori Cani këmbëngulin që Banka e Kursimeve të mos japë kredi. Ata thonë se BK ka kredi të pakthyera, ndërkohë që BK insiston në faktin që kreditë në fjalë janë të tilla por të Bankës Agrare e asaj Kombëtare Tregtare.
Mbi këto fjalë i qartë mbetet treguesi aktual i kthyeshmërisë, 98%, depozitat prej 1 miliard USD në BK dhe kërkesat pa fund për strehim.
BPD dhe DBSH: Të shkelet Kushtetuta për Komisionin
Aleancë e Shabanit me Fatmirin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ribëhet sipas formulës së vitit ’96
FAQE 6
KQZ, institucion Kushtetues dhe jo partiak
Aleanca për Shtetin e vendosur
Rama: Kërkesa për tu kthyer në modelin e vitit ’96 është regresive
FAQE 6
Urdhëri i drejtë i kryeministrit për zvarret
faqe e kryeredaktorit
Elbasan, dy policë të FNSH dalin jashtë kontrollit
FAQE 16
Klinton u uron muslimanëve Bajramin
UASHINGTON- Presidenti Bill Klinton përshëndeti muslimanët, të cilët po përgatiten të celebrojnë festën e Bajramit, që shënon përfundimin e Ramazanit, dhe ndau me ta shpresën për “një epokë të re paqeje mes popujve”. “Ne shpresojmë dhe lutemi për një botë ku respektohen të gjitha besimet, ku njerëzit e besimeve dhe etnive të ndryshme mund të jetojnë së bashku dhe në harmoni,” tha presidenti nëpërmjet një deklarate të publikuar të enjten. “Ne lutemi që Hëna e Re të sjellë një epokë të re paqeje mes popujve, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën, që njerëzit të dalin nga errësira e dhunës dhe të sigurojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre,” tha ai.
Bien katër prefektë, emërohen të rinjtë
Jetmir Shpuza lirohet nga detyra e Prefektit të Shkodrës dhe emërohet z. Gjon Jaku, Martin Cukalla lirohet nga detyra e Prefektit të Durrësit dhe Petrit Ajazi emërohet Prefekt, Ndue Gega lirohet nga Prefekti i Beratit dhe Krenar Suku emërohet Prefekt, Xhelil Çibaku lirohet nga prefekti i Dibrës dhe Hajredin Tahiri emërohet Prefekt
ZËRI LAJME
Kukësi, aeroport ndërkombëtar
4
Pezullohen 15 firma që bëjnë zhavorr
4
Qeveria: Nën Kosovë për paqen
7
Vlorë-Durrës portet “zap”, po Shëngjini pse jo?
8
Mbledhje e KPD të FRESSH
Ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e PSH në Tiranë mblidhet KPD i FRESSH