15/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 janar 2000

Nëse ecni në këtë rrugë, keni mbështetjen e Amerikës

Meta takon Nënsekretarin Amerikan për Politikat e Mbrojtjes, Slokomb deklaron Zyrtarë të lartë amerikanë do të vizitojnë Shqipërinë shumë shpejt FAQE 2

Ministri mashtrues

Zbulohen dokumenta të reja që provojnë fajësinë e ministrit Zef Preçi NESËR NË “ZËRI” Nesër në “Zëri i Popullit”, dokumenta të reja që provojnë fajësinë e ministrit Zef Preçi. Në njërin prej dokumentave, ministri pranon vetë se firmat që ka licensuar nuk përmbushin kushtet ligjore Zbulohen Leje tregtimi

Ministri mbrohet duke gënjyer

TIRANË- Zef Preçi ish-ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit doli dje në një konferencë për shtyp ku u mundua të hidhte poshtë aktin e kontrollit të një grupi të kontrollit të brendshëm të Këshillit të Ministrave si dhe një mori dokumentash të botuara në shtyp. Ministri tha dje se akuza ishte politike dhe se ai nuk ishte i përzier në afera korrupsioni. Ndërkohë, “Zëri” boton sot një sërë dokumentash të reja të cilat thellojnë më tej akuzën si dhe përgënjeshtrojnë të gjitha deklaratat e djeshme të ministrit Zef Preçi. Kështu, nëse dje min-

Lideri i PDS, Veltroni, shpejt në Tiranë

Nano takon në Romë kryeministrin D’Alema Sekretari i Përgjithshëm i PDS-së italiane Walter Veltroni do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Kjo është konfirmuar sonte vonë në një takim që Kryetari i partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano zhvilloi me Veltronin dhe Kryeministrin italian Massimo D’Alema. Gjatë bisedës, kryeministri italian u interesua në mënyrë të veçantë për homologun e tij shqiptar Ilir Meta dhe Nano e siguroi se gjithshka po shkon mirë. Dy liderët italianë dhe Nano biseduan për marrëdhëniet bilaterale Itali-Shqipëri, për situatën në rajon si dhe për iniciativat e përbashkëta që duhen ndërmarrë dhe realizuar në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Të dy palët ranë dakord që si dy liderët e partive, Nano dhe Veltroni edhe dy kryeministrat D’Alema-Meta do të koordinojnë veprimet për një punë të përbashkët në dobi të integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë. Gjithashtu u ra dakord që organizatat e partive të dy kryeqyteteve të krijojnë mes tyre raporte më të ngushta për një veprimtari të përbashkët më intensive. (Zyra e Shtypit e PS)

Zbulohen dokumentat të reja që provojnë fajësinë e ministrit Zef Preçi

Leje tregtimi. Nr. 2, datë 22/11/1999. Në mbështetje të ligjit Nr. 8450, datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e Naftës, Gazit dhe nënprodukteve të tyre”. I jepet Shoqërisë Anonime “KASTPETROL” me seli: Shkozët Durrës. Kjo leje është e llojit “A” për kategorinë e “I”(a); “III”(a). E vlefshme për një periudhë 10 vjeçare. Faksimile të lejes origjinale dhënë shoqërisë “Kastpetrol” më 22 nëntor 1999. Ministri pretendon që kjo leje është e datës 23 nëntor 1999. DREJTORIA E PËRGJITHSHME E HIDROKARBUREVE Tiranë 23.11.1999 Vlerësim për përmbajtjen e kërkesave për marrjen e lejes së tregtimi të llojit “A” nga shoqëria “KASTPETROL” sh.a. Mbështetur në përmbajtjen e dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria “KASTPETROL” sh.a. si dhe në verifikimin e bërë nga Sektori i kësaj Drejtorie, që mbulon këtë problem, rezulton se kjo shoqëri i plotëson të gjitha kushtet sipas kërkesave të VKM. nr. 129 dt. 18.3.1999, për pajisjen me kapacitet minimal të depozitave për V.K.M. që ... kërkohet dhe për pasqyrimin e kapacitetit minimal të depozitave për këtë subjekt siç ka paraqitur kërkesat e këtij Ministri për të marrë me qera depozita të garantuara nga Rezervat e Shtetit. Me marrjen e këtyre depozitave kapaciteti i depozitues plotësohet sipas kërkesave të Vendimit të Këshillit të Ministrave të cituar më sipër. Në se për këtë mundësi merren në konsideratë edhe përmirësimet e propozuara prej nesh në VKM. nr. 129 dt. 18.3.1999, për këtë shoqëri mund të bëhet pajisja me leje tregtimi. Drejtori Sami DJIMA TIRANË- Ish-ministri Zef Preçi tha dje se kishte nënshkruar lejen për tregtimin e karburanteve të shoqërisë “KASTPETROL” pas plotësimit të të gjitha kushteve ligjore prej saj. Ministri tha se kishte hedhur firmën mbi leje me datë 22 nëntor 1999 dhe në këtë datë gjithçka - ka qenë sipas ligjit. Por e vërteta është ndryshe. Licensa mban datën 22 nëntor 1999. Ndërkohë që, nëse i besojmë ish-ministrit, në datën 23 nëntor, sërish kushtet ligjore nuk kanë qenë të plotësuara. Më datën 23 nëntor 1999 drejtori i Hidrokarbureve në ministri i ka përcjellë një shkresë ministrit në të cilën shkruhet të VKM Nr.129 datë 18.03.1999, me përjashtim të kapacitetit minimal të depozitave ...”. Pra, gjithçka është e qartë, dhe, në datën që ministri pretendon se ka nënshkruar licensën, kushtet nuk kanë qenë realizuar. FAQE 16 Faksimile e lejes origjinale dhënë shoqërisë “Kastpetrol” më 22 nëntor 1999.

Zbulohen dokumentat të reja që provojnë fajësinë e ministrit Zef Preçi

Ndërkohë, “Zëri” boton sot një sërë dokumentash të reja të cilat hedhin më tej akuzën si dhe përgjegjështrinë e gjitha deklaratat e djeshme të ministrit Zef Preçi. cilat hedhin më tej akuzën si dhe përgjegjështrinë e dje ministri Preçi tha se lejet për tregtimin e karburanteve, për dy shoqëritë, “KOMETA” dhe “KASTPETROL” ishin nënshkruar prej vetë pas plotësimit të kushteve ligjore, dokumentat provojnë të kundërtën. Ministri tha dje se data 17 nëntor 1999 shkruar mbi licensën e “KOMETA”-s dhe data 22 nëntor shkruar mbi licensën e “KASTPETROL”-it, përbënin një gabim teknik. Ministri u detyrua të thotë kështu sepse në këto data të nënshkrimit të lejeve, kushtet ligjore nuk kanë qenë të plotësuara. Ndërkohë që, nënshkrimi i licensës është akti përfundimtar i cili kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave. Gjithçka provohet përmes faksimileve të licensave origjinale. “Zëri” do të botojë nesër të tjera dokumenta që provojnë shkelje të rënda në këtë çështje të ministrit Zef Preçi. Në njërin prej tyre, ai pohon me shkrim se një numër firmash që kanë marrë licensë përfundimtare, nuk kanë plotësuar kushtet ligjore. (Zyra e Shtypit e PS)

Urime shtefi, 68% votojnë “pro” vendimit të Kryeministrit

Sondazhi i “Zëri”-t, 68% e votuesve mbështesin luftën e kryeministrit kundër korrupsionit FAQE 3

Kreditorët po presin listat e Farudin Arapit; Të ardhurit e emëruarve po prishin shkollat; Beogradi rëndon mbi traun e Hanit të Hotit

Kreditorët po presin listat e Farudin Arapit Të ardhurit e emëruarve po prishin shkollat Beogradi rëndon mbi traun e Hanit të Hotit

moti në Shqipëri

moti në Shqipëri Re Temperatura: 1 dhe 8°Celcius

Shteti e antikorrupsioni

Thellohet skandali i licensave të naftës së ministrit Zef Preçi