11/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 mars 2000

Elison - Nano: Konferenca e Brukselit, 1.5 miliardë USD vendeve përfituese

ano në Suedi takon Eliason, drejtues i tryezës së tretë të paktit të Stabilitetit Elison - Nano: Konferenca e Brukselit, 1.5 miliardë USD vendeve përfituese STOKHOLM - “Mbledhja e donatorëve për Paktin e Stabilitetit pritet t’i ofrojë një financim prej 1.5 miliard dollarësh vendeve përfituese”, deklaroi dje në Stokholm drejtuesi i Tryezës së Tretë të Paktit të Stabilitetit, suedezi z. Jan Eliasson Kryetari të PSSH Fatos Nano. Lideri i maxhorancës shqiptare ndodhet në kryeqytetin suedez për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të PSD vendase. FAQE 7

Qeveria - 50 mijë pensionistëve: Po, më 1 prill nis indeksimi i pensioneve

Qeveria mori të enjten vendimin për të mbajtur premtimin për pensionet TIRANË- Qeveria shqiptare miraton projektin e ngushtimit të diferencave të pensioneve të lidhura përpara vitit 1993 me ato të lidhura përpara këtij viti. Në zbatim të politikave sociale që qeverisë për vitin 2000 parashikohej edhe dy mijë të pensioneve FAQE 6

UFO e LANi: 2 miliardë lekë detyrime tatimore

Tatimet, gati sekuestrimi i dy objekteve të ndërtuara TIRANË- Të dyja firmat kanë ndërtuar objekte të mëdha pothuaj në qendër të Tiranës, por duke e fshehur këtë fakt në organet tatimore ku duhet të paguanin TVSH. FAQE 8

Prokuroria antimafie vë 108 persona nën hetim

Skandali i Rinasit: Thellohen hetimet mbi trafikun e njerëzve në aeroport Prokuroria vë nën hetim 5 agjensi ajrore që organizonin trafikun dhe kontrollorët e Rinasit • Sekuestrohen regjistra në Rinas dhe regjistra në Agjensité ajrore • Drejtuesit e policisë kriminale zbulojnë një listë të re me 42 persona falsë • Tronditet trafiku ilegal, Rinasit prej dy ditësh s’i afrohen më trafikantët dhe klientët e tyre FAQE 3

Droga, skandal në Gjykatën e Tiranës

E kërkon Europoli TIRANË- 8 muaj burg për 1.6 kg kokainë, 5 vjet burg për 0.2 gram heroinë. Një trafikant droge i kapur në Rinas me 1.6 kilogram kokainë është dënuar vetëm me 8 muaj burg nga një trup gjyqtarësh ushtarakë të kryesuar nga Fatmira Laska FAQE 2

Tre burra me nga dy fëmijë tentojnë të rrëmbejnë 15 vjeçaren, nuk arrijnë, e qëllojnë me tre plumba

Durrës / Po e rrëmbenin për ta bërë prostitutë Krim i shëmtuar i trafikantëve të mishit të bardhë në një natë marsi: kërcënojnë dhe i japin tre plumba, duke e plagosur rëndë të miturën 15 vjeçare • Burracakëria e tre etërve me nga ... 2 fëmijë, që largohen në errësirë me “Fiatin” me targa të huaja • Policia i gjen dhe i arreston dje, në mesditë, në flagrancë, me provat e krimit

Berisha në Gramsh: Do t’i çoj rërë plazhit të Sarandës

Vazhdon fushata e budallait GRAMSH - Në një moment disekuilibri gati fjalimit, Berisha tha se Saranda nuk ka pikë rërë, “por unë u premtoj sarandjotëve se plazhin do ua bëj sërish me rërë”! Vetëm se nuk sqaroji se nga do ta merrte për Sarandën rërën që vëdhën pushtetarët e sotëm, se ka të ngjarë që gramshiotët të jenë trembur duke pandëhur se mos u merret rërën e zallit të Devollit që shkon në këmbët e këtij qyteti... FAQE 9 FONDI I INVESTIMENTO

Meta: Për çilat rrugë doni para

Me prefektët TIRANË- Brenda datës 31 mars pritet që prefektët e Shqipërisë të kenë përfunduar verifikimin e gjendjes teknike të rrugëve urbane dhe të kenë dorëzuar relacionet pranë Këshillit të Ministrave FAQE 5

“Egnatia dhe Korridori 8, të ndryshme”

TIRANË- Rruga “Egnatia” dhe “Korridori 8” janë dy gjëra krejt të ndryshme, është shprehur të premten Drejtori i Zyrës së Shqipyt në Ambasadën greke në Tiranë, duke sqaruar keqkuptimin me median shqiptare FAQE 5

“I care”

Shteti s’u jep punë “Medaljeve të Arta” Shteti s’u jep punë “Medaljeve të Arta”