26/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 mars 2000

Marrëveshje me vlerë për paqen dhe stabilitetin në rajon

Marrëveshja e Glanit për përmirësimin e UÇPMB TIRANË- Kjo marrëveshje dëshmon se shqiptarët janë të gatshëm të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe moderne në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. FAQE 4

Rama: Berisha punon për Paktin e Destabilitetit

Konferencë shtypi e PSSH TIRANË- Çlido që e ndjen se ka ende forca apo rezerva të pashfrytëzuara, të mos të mos harxhojë energji për programe dhe projekte që nuk i shtojnë asgjë projekteve të qeverisë së vendit, por në formën e partisë të votuara nga Kongresi në institucionet legjitime të legjislativit apo të ekzekutivit të shprehet qartë angazhimin e përgjegjësitë që burojnë nga vota e marrë. TIRANË- Çlido që e ndjen se ka ende forca apo rezerva të pashfrytëzuara, të mos të mos harxhojë energji për programe dhe projekte që nuk i shtojnë asgjë projekteve të qeverisë së vendit, por në formën e partisë të votuara nga Kongresi në institucionet legjitime të legjislativit apo të ekzekutivit të shprehet qartë angazhimin e përgjegjësitë që burojnë nga vota e marrë FAQE 4

Limprecht: Zgjedhjet lokale, fati i Shqipërisë

Ambasador Limprecht e Ministri Angjeli në Sarandë TIRANË- Ambasadori i SHBA-së Limprecht me bashkëshorten e tij, i shoqëruar nga ministri i financave Angjeli dhe zëvendësministri Andien Hyde shef i misionit për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit dhe Tre[...] [pjesërisht e palexueshme] FAQE 5

Kryepleqtë, PS fiton zgjedhjet

Zgjedhjet e kryepleqve, testi më i mirë për socialistët në zgjedhjet lokale • Fushata për zgjedhjen e kryepleqve nxjerr Berishën në minorancë • Shkodër, kryetarët e komunave shkelin ligjin • Kryepleqtë caktuar nga kryetarët e komunave • PS fiton shumicën e kryepleqve. • Durrës 82.5%, Korçë 70%, Elbasan 62% • Lushnje 75%, Vlorë 75%, Dibër 50%, Krujë 70% etj. TIRANË- Kandidaturat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e kryepleqve në komuna të ndryshme të vendit kanë fituar ndjeshëm përballë figurave të konsumuar të Partisë Demokratike. [KUTI VOTIMI] ZGJEDHJET PËR KRYEPLAK FAQE 2,3

Nano: Ta pastrojmë Shqipërinë nga plehrat që mbolli Berisha

PS po pregatitet të fitojë zgjedhjet lokale në vjeshtë të këtij viti për të mbyllur ciklin e anarkisë që ka kaluar Berisha për pesë vjet me radhë TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka zhvilluar një takim në Ballsh. Kreu i socialistëve shqiptarë ka bërë të qartë vullnetin e maxhorancës që qeveris prej pesë vitesh të forcuar shtetin ligjor. Nano ka denoncuar veprimtarinë destruktive të liderit të opozitës Berisha, i cili ndodhet i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar si përgjegjës për shkaqet të linjës së tij politike të ndjekur prej vitesh si në pozitë ashtu dhe në opozitë. FAQE 5

Korridori 8 fillon në Portin e Durrësit

Pakti i Stabilitetit mbledh në Tiranë krerët e Financave të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Kroacisë • ANASTAS ANGJELI: “Ne ramë dakort, për të mbështetur të gjitha përpjekjet tona që sjellin paqe dhe bashkëpunim të përbashkët për përbashkët në drejtim të implementimit të Paktit të Stabilitetit” Pak­ti i Stabilitetit mbledh në Tiranë krerët e Financave të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Kroacisë Korridori 8 fillon në Portin e Durrësit • ANASTAS ANGJELI: “Ne ramë dakort, për të mbështetur të gjitha përpjekjet tona që sjellin paqe dhe bashkëpunim të përbashkët në drejtim të implementimit të Paktit të Stabilitetit” • NIKOLA GRUEVSKI: “Një nga prioritetet është Korridori 8 dhe fillimi i korridorit 8 është Porti i Durrësit për në Maqedoni dhe më pas për në Bullgari e më tej. Kjo është edhe arsyeja që ne vizituam Durrësin dhe Portin e tij. Porti i Durrësit do të mbështetet nga të tre vendet tona”. • MURAVEY RADEV: “Ne mund të diskutojmë për interesat që janë me prioritet të përbashkët dhe të përcaktojmë atë në të gjitha nivelet. Jam i bindur se kjo është rruga për të ndihmuar vendet tona dhe popujt tanë” • JOSIP JURAS: “Ne duam të kemi marrëdhënie më mira ekonomike midis të gjitha vendeve të këtij rajoni sepse kemi afër njeri tjetrin: Shqipëria dhe Kroacia, Maqedonia dhe Kroacia, Bullgaria dhe Kroacia dhe të gjitha vendet në këtë rajon FAQE 7

Muçi: Ja si do privatizohet AMC

Konferencë shtypi në Londër TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Muçi do të niset këtë të hënë për në Londër për të dhënë një konferencë ndërkombëtare shtypi lidhur procesin e privatizimit në Shqipëri dhe posaçërisht për privatizimin e AMC FAQE 10

Polici vret kolegun në krye të detyrës

TIRANË- Ngjarje e rëndë në Laprakë të Tiranës. Një polic i Repartit Nr.2 të kësaj lagjeje të kryeqytetit, ka qëlluar dhe vrarë një kolegun e tij të po këtij reparti, pohojnë burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë në kryeqytet. FAQE 8 Akt kriminal

Dinamo shet ndeshjen, Jupi dorëheqjen Kasmi

Skandal në futboll Dinamo shet ndeshjen, Jupi dorëheqjen Kasmi FAQE 15

Ndërtime, “mollë sherri” apo “sherri i mollëve”

MENDIM I LIRË FAQE 13

Sot ndryshon ora

Ishte Bëhet 100.00 G 1.00.00 AM

SOT NË TEATRIN KOMBËTAR

“Jashtë bie borë” ora 18.00