14/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 prill 2000

Qeveria dje: Miliarda lekë për njerëzit, rrugët, punësimin

Qeveria nis “sulmin” për të ndrequr rrugët në Tiranë, në drejtim të Durrësit dhe Veriut Mbledhje shumë e rëndësishme e Qeverisë Shqiptare: Vendime për infrastrukturën, kthimin e parave dhe Kodin Elektoral. Efekte brenda 40 ditëve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë-Milot • Gjithçka me efekt të menjëhershëm brenda 40 ditëve të ardhshme • Shtatë rrugë në Tiranë, “Hoxha Tahsin”, “Mihal Grameno”, “Ndre Mjeda”, “Vasil Shanto”, “Idriz Dolaku”, “Tefta Tashko”, “Sami Frashëri” me 243 milionë do të shtrohen brenda 30 ditëve • Dy segmentet rrugore Tiranë - Ndroq - Plepa, Vorë - Durrës me 92 milionë lekë do të shtrohen brenda 40 ditëve • Ka nisur puna në dy kilometrat e mbetur në drejtim të Milotit, në fund të qershorit mbaron ndërtimi dhe vihet në shfrytëzim 35-kilometra superstradë nga Fushë Kruja në Milot. Merr fund kalvari i shoferëve të Veriut.

Nano - Hombah: Porti i Durrësit, porta hyrëse e Korridorit 8

• Kryekoordinatori i Paktit siguroi kryetarin e Partisë Socialiste se Porti i Durrësit kërkon vëmendje dhe investime të mëdha • Hombah - Nanos: Në mbledhjen e radhës do të kërkoj me forcë një gjë të tillë, pra më tepër para për Portin e Durrësit • Hombah: Dua që brenda javëve që vijnë ta vizitoj këtë port kaq të rëndësishëm

Qeveria - Durrësit: Para vendi dhe të huaja, 3 miliardë lekë, plus zonë e lirë

• Në Durrës financojnë institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve, BERZH-i, fondi Kuvajtjan, etj. • Financimet për vitin 2000 janë afro 3 miliardë lekë • Financimet për investime për vitin 2000 janë 2.5 miliardë lekë më të larta se ato të vitit 1998.

Qeveria: 1670 vetë të punësuar për dy muaj, Brenda javës shtohen 500 të tjerë

• Deri tani janë përdorur vetëm 20% të fondeve qeveritare të programuara për nxitjen e punësimit

Qeveria, në Vlorë, në dy vite e gjysëm 4 mijë të punësuar

Qendra e Tiranës, nga Stacioni i Trenit te Universiteti, Monument Kulture

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të ribëhet nga e para • Nën kontroll të gjitha ndërtimet në zonën shpallur dje Monument Kulture • Gati projekti dhe financimet për t’i ndryshuar faqen qendrës së Shqipërisë • Do ruhet çdo vlerë e vjetër e trashëguar, do prishen përçudnimet e reja

Qeveria miratoi dje Kodin Elektoral, tani zgjedhje të lira

ZGJEDHJET LOKALE Qeveria miratoi dje Kodin Elektoral, tani zgjedhje të lira Sigurohet barazia në zgjedhje e gjithë subjekteve elektorale FAQE 2

Policia kthen 13 gomone, 320 klandestinë

Aksion antiklandestin Policia kthen 13 gomone, 320 klandestinë VLORË - Një skuadrile prej 13 gomonesh është detyruar që të kthehet pas gjatë natës së kaluar në përpjekje të dëshpëruara për të dalë nga Gjiri i Vlorës FAQE 11

Zylyftari në Shkodër, Kalemi në Lezhë

Kryepolice të rinj në Shkodër e Lezhë Zylyftari në Shkodër, Kalemi në Lezhë TIRANË- Pasi ka firmosur për të emëruar në krye të policisë kryeqytetase Bibil Memën, kryeministri shqiptar ka firmosur edhe për dy emra të tjerë kryepolicësh në Lezhë e në Shkodër FAQE 10

Bashkë, veprime kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Turk Bashkë, veprime kundër krimit të organizuar TIRANE- Spartak Poçi e Sadettin Tantan kanë deklaruar se në të ardhmen do të ketë veprime të përbashkëta kundër krimit të organizuar. Një deklaratë e tillë është bërë dje gjatë një konference për shtyp të dy ministrave FAQE 10

Brenda 10 ditësh njerëzit do të merrnin paratë

Vendim për “Global books” dhe “Universi” Brenda 10 ditësh njerëzit do të merrnin paratë FAQE 9