Qeveria: Ligji i duhanit ushqen 40 mijë familje fshati
masë e duhanit tani, vetëm mbi iniciativën e lirë
Qeveria: Ligji i duhanit ushqen 40 mijë familje fshati
Industria e duhanit në Shqipëri do të mbështetet vetëm mbi iniciativën e lirë. Shqipëria prodhon 22-25 mijë ton duhan në vit, tani prodhon dhe përpunon vetëm 6-7 mijë ton duhan në vit.
FAQE 9
Meta: Për ne është shumë i rëndësishëm biznesi juaj
kryeministri pret gratë e biznesit
Meta: Për ne është shumë i rëndësishëm biznesi juaj
“Për shtetin shqiptar është shumë e rëndësishme zhvillimi i biznesit. Qeveria është angazhuar totalisht në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për zhvillimin e biznesit”
FAQE 6
Porti i Durrësit nuk pengohet nga askush
kontratë me “CEAMENT” që bën menaxhër, me zbatimin e Master Planit
Porti i Durrësit nuk pengohet nga askush
Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit ka lidhur kontratën pasi ka marrë mendimin e Ministrisë së Transporteve, Këshillit Mbikëqyrës të Portit të Durrësit, Grupit të përbashkët të kontrollit
FAQE 8
Emigracion
Pse emigrantët shqiptarë “votuan” për PASOK-un?...
Nga anketime që zhvilloi me emigrantët një nga gazetat më të mëdha në Greqi, para zgjedhjeve parlamentare, të pyetur se kë do votonin dhe në kë do të jepnin votën, rezultoi se 90 për qind votonin për PASOK dhe vetëm 10 për qind për Neo-
FAQE 14
Qeveria: Po bëjmë gjithçka për autonominë lokale
DECENTRALIZIMI I PUSHTETIT
Qeveria: Po bëjmë gjithçka për autonominë lokale
FINO: Është detyrë e Kushtetutës sonë
FAQE 11
Kush vret në PD? Po Azemi? Berisha, horror në partinë e tij
Pas 584 ditësh nga vrasja e Azem Hajdarit, dëshmi “bombë” e babait të Haklajve mbi vrasjen e deputetit demokrat
FAQE 2
Muharrem Haklaj: Të akuzoj ty Sali Berisha se ti e vrave Azem Hajdarin
Babai i Haklajve dëshmon për takimin me deputetin Azem Hajdari 10 ditë para se ta vrisnin: E takova Hajdarin më 2 shtator të ’98-ës... • Kam biseduar më shumë se një orë në zyrën e tij në PD. I pranishëm ishte dhe ish shefi i SHIK-ut të Tropojës Fredi Dusha
FAQE 2
Dade: Berisha nuk ka të ngjarë me ndonjë forcë politike, veçanërisht për ndërrim pushteti
Pas zgjedhjeve lokale në Itali flasin Arta Dade, Sekretarja Ndërkombëtare në PS dhe Kosta Barjaba, Drejtor i Drejtorisë së Migracionit
FAQE 4
Barjaba: Dallimi mes politikave të djathta dhe të majta është tek qëndrimi ndaj emigrantëve
Pas zgjedhjeve lokale në Itali flasin Arta Dade, Sekretarja Ndërkombëtare në PS dhe Kosta Barjaba, Drejtor i Drejtorisë së Migracionit
FAQE 4
Qeveria ngre grupin e punës për Antikorrupsionin
Plani i Rishikuar Antikorrupsion do të monitorohet nga një grup pune i cili është modeluar nga ekspertët ndërkombëtarë në takimin shkurtit 2000 në Sarajevë, në kuadër të paktit të stabilitetit
FAQE 7
Policia shoqëron në komisariate 12 persona të dyshuar si killer
“Seriali i vrasjeve enigme” ose vrasjet e djemve të “Rrugës së Kavajës”
FAQE 12
Nga “kthimi” i pronave dhe bibliotekës deri tek shërbimi policor 24 orësh
Tre ministra tek Qyteti Studenti: dëgjojnë kërkesat e administratës
FAQE 11
Berisha, cili do të jetë fati i shqiptarëve në Itali pas fitores së Berluskonit?
PYETJA E DITËS
Nga Erion BRAÇE
Të hënën në mesditë kryetari qesharak i opozitës shqiptare, Sali Berisha u mundua të na ngjiste gëzimin e tij për fitoren e koalicionit të djathtë në Itali.
Si rrallë herë, Berisha gjeti afër, në Perëndim, dikë që ta shquajë si mik dhe të personalizojë marrëdhëniet zyrtare mes vendeve dhe administratoreve të tyre.
Ndërkohë, pasi rrahithi në mënyrë krejt të çuditshme Aznarin me Hajderin dhe Hajderin me Berluskonin, Berisha përcaktoi se rradha e fitoreve tani ishte tek Partia e tij.
Kaç tha Berisha.
Në politikën e jashtme marrëdhëniet serioze, të mira, miqësore mes fqinjëve, në fund të fundit, duhet t’u shërbejnë interesave të shtetaseve. Këmbimet në pushtet, në vendet fqinji veçanërisht, tërheqin vëmendjen, nisur posaçërisht nga interesat e shtetaseve që emigrojnë në këto vende.
Ndaj, më shumë se sa ngazëllimi qesharak, nga Berisha pritet diçka specifike që lidhet me pyetjen: Cili do të jetë fati i shqiptarëve në Itali dhe atyre që synojnë emigrimin e që janë sot në Shqipëri?
Ka disa arsye që na shtyjnë të pyesim kështu.
E para. Koalicioni i djathtë që fitoi zgjedhjet lokale dhe tani synon qeverisjen qendrore, reklamoi gjatë fushatës të sanksionuar në dokumentet e “aleancës së re” “Shtëpisë së Lirisë”, një politike të ashpër deri në egërsi ndaj emigrantëve. Veçanërisht për shqiptarët, ndaj të cilëve ushtria do të dalë në det për të qëlluar, pa bërë dallim, mes grave, fëmijëve e kriminelëve. “Politika e re” ndaj emigrantëve përfshin standarte të reja, të pakalueshme për legalizimin, ndërsa shuan mundësinë e emigracionit legal.
E dyta. Në vitin ’94, kur në pushtet në Shqipëri ishte Berisha dhe në Itali, ky koalicion, me Berluskonin, Finin dhe Bosin, Qeveria Italiane nxori në Puglia ushtrinë - në një vijë prej 130 kilometrash - për të “pritur” shqiptarët.
E treta. Berisha u shpreh hapur, gjatë fushatës në Itali, në favor të politikës së koalicionit që kryesohet nga Berlusconi, aq sa u duk qartë se kish dhënë OK dhe ishte përdorur si shqiptar, për të mbështetur politikën e egër ndaj emigrantëve në Itali. Ky ka qenë një nga elementët e shumëvuajtur veçanërisht në Veri (Nord) të Italisë.
Pra, për këto arsye, Berisha duhet të na tregojë cili do të jetë fati i shqiptarëve.
Ashtu siç, në jemi, në gjendje të themi se Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë në Itali, hartuan një ligj favorizues për emigrantët, nënshkruan marrëveshjen me qeverinë shqiptare për emigracionin legal mbi bazën e kuotave favorizuese për shqiptarët, lehtësuan procedurat për këtë emigracion, liberalizuan vizat dhe hapën një konsullatë të re italiane në Vlorë.
Po ashtu, siç, në jemi në gjendje të themi se Qeveria e Kryeministrit grek Kostas Simitis nënshkroi Marrëveshjen me Qeverinë Shqiptare për legalizimin e mbi 300 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi, lehtësoi procedurat e legalizimit të tyre, shtyu disa herë afatin e pajisjes me Kartat e emigrantit të shqiptarëve në Greqi.
NË BRENDËSI
• Angjeli e Cani prezantojnë Bankën e Kursimeve në Washington ............ 6
• Banka Botërore: 27.5 milionë USD për ligjet, gjyqësorin, administratën, emergjencën e ujit...... 3
• FMN vlerëzon me “OK” për politikat fiskale në Shqipëri.... 6
• Financimet e vendit e të huaja: 6 miliardë lekë për Tiranën ....... 6