27/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 prill 2000

Limpreht: Shqipëria, shanse të mëdha për anëtarësimin në NATO

INTEGRIM / BASHKËPUNIM ME SHBA Ambasadori Limpreht në ko-misionet parlamentare për Re-formën Ushtriake në Shqipëri

Maqedonia: Shteti i imponuar për politika të reja për eksportet

Ekonomia e Tregtisë, marrëveshje eksportesh • Faqe eksporti ka dhënë anën e vet në rritjen e përgjithshme ekonomike • Në vitin 1999, prodhimi kombëtar për frymë arriti në 1200 USD nga 816 USD që ishte në vitin 1996 • Luta e deficitit buxhetor është e lidhur me rritjen e prodhimit për vend dhe për eksport FAQE 6

Pak orë pas Metës: policia kap 35 vetë, bllokon dhjetra makina

Kryeministri dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës: Në kryeqytet duhet goditur fort krimi • Dje pasdite e deri vonë në mbrëmje, në pak orë policia "kreh" kryeqytetin • Ngrihen postëblloqe në rrugët që hyjnë në Tiranë, kontrolle në të gjitha rrugët kryesore dhe ambientet problematike, për persona e shpallur në kërkim, për armë e për automjete të vjedhura apo me mangësi në dokumentacionin ligjor • Rezultatet e para: Janë shoqëruar në ambientet e komisariateve mbi 35 persona, janë bllokuar dhjetra automjete FAQE 4

1999, vit më i mirë i një dekade: 270 milionë USD eksportet

Rritet “Made in Albania” në tregjet e huaja • Të ardhurat e realizuara nga eksporti në vitin 1999 janë më të mira e dhjetë viteve të fundit. Vlera e eksporteve arriti në 270 milionë USD ku 230 milionë USD ose 92 % të eksporteve tona janë me vendet perëndimore FAQE 7

Nano: E lehtë të jesh “antiberishë”, por është e vështirë të jesh “pro Shqipërisë”

Në kemi nevojë për gjykime, mendime, ide që do të na ndihmojnë të fitojmë zgjedhjet lokale • Të zbresim fushatën në nivel lokal • Në disa bashki kryesore PD drejton prej 8 vjetësh dhe përsëri rezultatet i ka minimale • Ndaj PD po i shmanget karakterit lokal të këtyre zgjedhjeve Po të analizosh me kujdes fushatën propagandistike që PD ka filluar me anën e mitingjeve dhe të medias së shkruar e asaj elektronike, ajo po tenton t’i shmanget karakterit lokal të këtyre zgjedhjeve, duke atakuar në përgjithësi PS dhe mazhorancën qeverisëse. Kjo propagandë e PD-së bëhet për faktin e thjeshtë se pjesën dërrmuese të pushtetit lokal ajo e zotëron vetë dhe rezultatet i ka zhgënjyese. Ndërsa në disa nga bashkitë kryesore, PD drejton qysh prej 8 vjetësh dhe përsëri rezultatet i ka minimale. Prandaj propaganda e PD-së i shmanget propagandës konkrete, mbi bazë bashkie apo rrethi, dhe atakon vetëm në përgjithësi qeverisjen tonë. Por këto rezultate të pushtetit lokal, qytetari shqiptar i njeh mirë, por është edhe detyra prioritare e propagandës sonë, e strukturave të partisë në rrethe, e kandidatëve tanë të venë në dukje në mënyrë konkrete mbi bazë bashkie apo komune. Në këtë kushte, zbritja e fushatës në nivel lokal dhe përcaktimi tek kandidati për kryetar bashkie apo komune, do të zbehente në maksimum efektet e propagandës së PD-së. DJE MBLEDHJE E KRYESISE SE PSSH - FAQE 2-3 Në foto: Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste

Filozofi e re qeverisje: Njerëz të barabartë para ligjit, Atdheut, Zotit

ÇËSHTJE E DITËS Kabineti Meta vazhdon të tregojë se nuk ka ardhur në qeverisjen e vendit për të ecur me moton “shtyja të shtyjmë” dhe në asnjë rast, ndryshe nga qeverisja e PD-së, nuk i ka mbyllur sytë para shkeljeve ligjore, pasi për favorizime ilegale as që mund të bëhet fjalë. Pas shumë fakteve, që tani i dinë të gjithë shqiptarët, dhe kabineti Meta afroi shembuj të tjerë të moskompromisit dhe të mospajtimit me ngjarje të errëta, duke shprehur vullnetin për t’i shkuar fakteve deri në fund. Në këtë logjikë dje u kërkua në Këshillin e Lartë të Drejtësisë heqja e imunitetit të Kryetarit të Gjykatës së Faktit të Tiranës për të verifikuar prokuroria deri në fund në ngjarje të rënda, ku lidhet edhe emri i tij, ndërkohë që ministri Muçi kërkoi ndjekje penale për dy firma, të cilat akuzohen për falsifikim dokumentesh në konsumim për tender. Këto dy fakte të qarta paralajmërojnë një luftë të vazhdim kundër krimit në tërësi dhe atij të dëshmojnë gjithashtu, se Meta nuk bën shaka, kur paralajmëron firmat fituese në shtrirën e akseve kryesore të vendit, apo kur kërkon nga administrata punë të ndershme. Po të krahasojmë kabinetin Meta me kabinetin Meksi, do vërejmë se ka ndryshime thelbësore. Nëse në kohën e PD-së prokurohëret u bënë “mbrojtës” e gjykatësit ngrinin vila madhështore në mes të Tiranës, vetëm sepse i bindeshin verbërisht diktatorit të sëmurë, sot nga drejtësia kërkohet vetëm ndershmëri dhe ajo gjykohet në bazë të këtij parametri. Meta po dëshmon se i ka bërë një analizë të saktë e serioze dështimit të PD-së dhe ka kuptuar se kësaj partie i ka “rënë kokën” pikërisht drejtësia, e cila, pasi dha pacientit padrejtësisht disa koka socialiste, filloi të heshtë si në pazarin e një sheshit gjallë drejtësinë e popullit. Sot ne mund të pohojmë, se po hyjmë me këmbë të mbarë në mijëvjeçarin e ri. Sot është fakt se është në nivele minimale presioni i partisë në pushtet mbi organet e drejtësisë, rendit, dogana etj, dhe se po mbaron koha e tenderave, që fitohen nga firmat fantazmë, të cilat, me të marrë paratë, zhduken si kripa në ujë. Kjo është një filozofi e re qeverisjeje, larg klaneve e llozhave masonike, që i bën njerëzit të barabartë para ligjit, Atdheut dhe Zotit. Opozita, gabon, kur ironizon qeverisjen e sotme me një humor banal të njerëzve të shekullit për dekada e dekada nga jeta aktive. Ajo duhet ta inkurajojë këtë mentalitet qeverisës, që të gjejë diçka të dobishme, të ngritur me themel, kur të vijë një ditë në pushtet, dhe mos e nisë nga niveli minus qeverisjen, siç ia la pushteti. Sikur PD-ja t’i kishte lënë një nivel qeverisjes PS-së, sot ne do t’i kishim bërë punë të tjera: nuk do të dënonim gjyqtarë rrethuesh, por do të ngrinim godina gjykatash; nuk do të pezullonim kontrata me firma hajdutë e mashtruese, por do të lidhshim kontrata për hapjen e akseseve të reja rrugore; nuk do të prishnim kioska, por do të ndërtonim përmes kredive hapjen e bizneseve të reja; nuk do të merrnim pjesë në varrime policësh, por do të merrnim me kualifikimin e nëmjetësisë të policisë... pa folur pastaj për shkollat, të cilat, po të ishin ndërtuar, sipas standardeve të organeve qeverisare nga PD-ja, sot nuk do të ekzistonin me së problemi dhe do t’i kalonin të gjitha fondet e arsimit në personel e teksteve e të mësimdhënësve... Vërtet rrugët janë me gropa, energjia mungon, masht-rimi egziston, por le të mos harrojmë se si e morën social- istët pushtetin: morën një gropë më të madhe se ajo e Haxhi Sejdisë dhe po luftojnë të mbyllin këtë gropë të hapur nga PD-ja. Dhe pikërisht këta varr-hapës, që e kthyen Shqipërinë në një varr të madh, tani dalin mugëve të tallen me kabinetin Meta. Ndoshta i ka kapur inati, që Meta po bën punë, sepse ata nuk kanë zanat tjetër.

Muçi: Bifira, Profarma, Kantina dhe Ajka, nisin privatizimin

Vazhdon privatizimi i ndërmarrjeve prodhuese Ministri Muçi ka firmosur dje urdhërat për fillimin e procedurës së tenderimit FAQE 8

Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi hedhin në treg zonat e lira

“pasqyra” • Kjo është me shaka elektoral e Berishës me zonat e lira “pasqyra” Kjo është me shaka elektoral e Berishës me zonat e lira Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi hedhin në treg zonat e lira FAQE 16

Kalonë 47 nenë të projektkodit, sot diskutohen nenet e tjerë

Në Komisionin e Ligjeve FAQE 3

PD: Të shkelim Kushtetutën, Presidenti e KLD të votojnë njerëzit e partive

Propozimet e PD, anti OSBE FAQE 3

NË BRENDSI

• KLD largon kryegjyqtarin e Tiranës Pajtim Hoxha............... 5 • Policia gjen dhe sekuestro n një kantinë pirate në Durrës ............... 5 • “Gaxhai”, mbrojtja kërkon përjashtim të gjykatës kur ... mbaroi hetimi gjyqësor ............... 10