29/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 prill 2000

Aktivizimi i përhershëm tremb shtresat e Europës për Shqipërinë

Kancelari socialist takon ish kancelarin Vranicki, kryetarin e Parlamentit Fischer, Kryeministrin suedez, Persën FAQE 7

Kalonjë 161 nenet e Kodit, çmendet opozita: OSBE po bën lojën e Qeverisë

Komisioni i Ligjeve i jep fund projektkodit *Komisioni i Ligjeve përfundon shqyrtimin e Kodit Elektoral • Kalojnë 161 nenet e kodit • Të martën rishqyrtohen 32 nenet e para FAQE 7 Momente mirëkuptimi të opozitës

Padi drejtoreshës për 2 milionë dollarë tendera të vjedhur

ÇAKALLI - Vazhdon furia e ndëshkimit e ministrit Muçi për të tjerë tendera Ministri Muçi padit në Prokurori drejtoreshën e ndërmarrjes "Profarma Sh.a." Violeta Camaj për veprën penale parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal

Në zemër të kryeqytetit kapen armë e granata

"Tolerancë zero" ndaj krimit kudo Policia shton goditjen në masë ndaj krimit. Në Tiranë prej 72 orësh vazhdon operacioni "Pastrimi" • Kapen 27 automatikë, 23 granata e një pistoletë • Shoqërohen për verifikim 81 persona nga 134 të kontrolluar • Kapet edhe një person i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes • Gjatë këtyre tre ditëve të fundit është rritur ndjeshëm prania e policisë në aks...

A ka PD-ja moral?

ÇËSHTJE E DITËS Me gjithëse jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe fushata elektorale tashmë ka filluar, çuditërisht PD-ja gjithë fushatën e saj e ka përqëndruar kundër pushtetit qendror. Qeverisë i mvisthen epitete interesante, si “kusarë”, “kontrabandistë”, “trafikantë” etj., dhe në Bulqizë, fjala vjen, kur bën miting PD-ja, shfaqet Nano e qeverisja Meta! Se ç’punë kanë këta me bashkinë e Bulqizës, këtë e di vetëm PD-ja. Kjo strategji elektorale mund të quhet lehtësisht strategji idiote, por nuk është kështu. Kjo është një strategji bizantine, e menduar dhe e hartuar me shumë kujdes, që do të largojë gishtin nga plaga. Dhe, pse! Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Pushtetin lokal e ka, nga viti 1996 PD-ja! Në vitin 1996 ajo fitoi 92% të pushtetit lokal. Ndërkohë, nga viti 1992 ajo ka pushtetin lokal në Bashkitë më të mëdha të vendit, si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë etj. Përpara se të flasë për “kusarë” e “kriptokomunistë” PD-ja duhet t’i përgjigjet një dy pyetjeve: Çfarë bëri në bashkitë më të mëdha të vendit gjatë viteve 1992-1997, kur kishte në duart e saj edhe pushtetin qendror? Kioskëzoi qytetet. E bëri Tiranën, Shkodrën, Durrësin etj., si WC publike! S’mblodhi dot nga qytetarët as qiratë e dritareve! Vodhi paratë e shkollave të fëmijëve! Vodhi paratë e xhamave dhe të ngrohjes të shkollave, duke detyruar prindërit e fëmijëve të paguajnë nga xhepi, shiti me quintalë sheshe e leje ndërtimi. Nuk shtroi as një metër rrugë e nuk bëri një park për të luajtur kalamajtë... Tani, pa pikë turpi, PD-ja dëshiron ta ketë sërish në duart e saj pushtetin lokal! Këta njerëz kanë vetëm një përgjigje: Të thërrasësh këtu një ekip televizioni të Berluskonit (që mos quhen pas emisionit nga PD-ja “komunistë”, siç etikoi dikur BBC-në!), t’i paguash të shikojnë si të duan Tiranën, Shkodrën etj., dhe t’ia shfaqësh këtë emision popullit shqiptar tre herë ditën! PD-ja, me 92% të pushtetit lokal në vitet 1996-2000, vetëm sabotoi e dogji fonde. Edhe kur ngarkoi ndonjë makinë zhavorr, e përdori në Milot jo për të mbushur gropat e thella, si varre, por për t’i zënë rrugën socialistëve, që mos shkonin në Veri të vendit! PD-ja, me Kushtetutë, gëzon lirinë e fjalës dhe mund të shajë e të ngjiret, sa të ketë frymë! Por, nga pikëpamja morale, nuk ka të drejtë të flasë! Por, a ka PD-ja moral? Kjo pyetje ha diskutim!

Bashkia merr 2 milionë USD në vit për pastrimin, por dje pastruan 1 200 ushtarë

Investimet e qeverisë peng i bashkisë së Tiranës: 7 rrugë, kontrata nuk lidhen, peng edhe 1 milionë USD të FSHZH-së • Bashkia e Tiranës merr nga Qeveria dhe taksat e shqiptarëve për pastrimin 1.2 dollarë për metër katror, por plehrat po bëhen kapicë FAQE 10

Ne në tre vite 100 miliardë lekë investime, PD në 5 vite vetëm 56 miliardë

Ne dhe qeveria e Berishës FAQE 9

Pagat e shtetit për çdo vit janë rritur me 1100 lekë, paga mesatare 12095 lekë

Politika të drejta për pagat FAQE 3

NESËR DO TË LEXONI:

Dokle në Vlorë takime me dhjetra njerëz dhe në Sevaster

Moment e mirëkuptimi të opozitës

Pozitë-opozitë, konsensus për tre amendamente Konsensus për amendamentin e financimin e ushtrisë nxjerr deficit akatet e saj minorë: Me këtë rezultat nën 2.5%, kthehen paratë FAQE 7

“Care”

KUJDESEM PER TY

Politikanë të rinj në dalje nga shkollat e Perëndimit

Kërkesa e re e të rinjve shqiptarë që studiojnë në Perëndim janë shkencat politike FAQE 13

A para bën një diplomë në Akademinë e Artit?

Studentët paguajnë maksa për diplomën FAQE 14

NË BREN DËSI

•Prokurorët kërkojnë 25 vjet burg për Mustafa Lekën.............................. 8 •Arrestohen tre policë, ishin roje e një pjese të vogël të thesarit................... 6 •Remzi Ndreu dëshmon se si i ndau detyrat Berishë për 14 shtatorin............. 6