Shifjet e opozitës mbi riskun e investimeve i përgjigjet FMN
FAQE 5
3 milionë USD të grabitura në Marsin '97
Në Bankën e Kursimeve dhe Bankën Tregtare u grabitën 4 miliardë lekë, përjashtuar shuma në degët e thesareve të rretheve
FAQE 6
13 lloj taksash mbledhin bashkitë
Ku venë paratë e taksave lokale që mbledhin bashkitë - Sarandë, Gjirokastër, Korçë, taksat “rrush e kumbulla”
FAQE 13
Cenaj dhe Lefteri, gjyq në Vlorë
Gjykatë në Vlorë, ekstradimi vonon për shkak të detyrimeve ndaj drejtësisë greke
FAQE 7
pasqyra
Hajder e Berisha, asgjë të përbashkët me demokracinë europiane
Për sekretarja Ndërkombëtare e PS, Arta Dade
FAQE 16
Pse Berisha hoqi me firmën e tij floririn nga Skrapari?
Thesari nisi të vidhej që në vitin 1993
SHIK-u i Gazidedes, në vitin '94, mori me qera pjesë në Tunelin e floririt
VJEDHJA NISI NË VITIN 1993:
Me Vendimin e Këshillit të Ministrisë të kryesuar nga ish Presidenti Sali Berisha, objekti “Lumi” është shpallur “i rëndësisë së veçantë” në mars të vitit 1993, ndonëse një të drejtë të tillë e ka vetëm Qeveria. Po në vitin 1993 është urdhëruar transferimi i thesarit dhe një mori dokumentesh sekrete nga Skrapari për në objektin “Lumi”. A ka lidhjemes shpalljes së objektit “i rëndësisë së veçantë” dhe transferimit të thesarit në Krrabë?
VJEDHJA KA VAZHDUAR NË VITIN 1994:
Në vitin 1994, SHIK-ut i janë dhënë në përdorim disa ambiente brenda objektit “Lumi”, ku qe vendosur thesari
VJEDHJA U FAVORIZUA NË MARS 1997:
Rregullorja e objektit përcakton përkatësisht se në situata të jashtëzakonshme dhe lufte, ai duhet të ruhet me trupa të Gardës?
Pse nuk është zbatuar një normë e tillë pas shpalljes së “Gjendjes së Jashtëzakonshme” në Mars '97
VJEDHJA U KRYE MË 13-14 MARS 1997:
Në 13 e 14 mars të vitit 1997, bashkë me objektin “Lumi” është grabitur edhe reparti 100 i Ministrisë së Rendit. Ku i ishin ushtarët e Shaban Memisë në 13 e 14 mars dhe kush i hapi depot e Tiranës në këto data?
FAQE 4
Pozita, përsëri lëshim, do të presë opozitën deri të premten
Ja formulimet e kompromisit ofruar nga Komisioni i Ligjeve
Shtyhet për të premten seanca e miratimit të projektkodit
18.00 ora e mbylljes së qendrave të votimit
FAQE 2-3
Fino: Listat paralele të Sali Berishës si një Kushtetuta
Reagon Qeveria: Berisha kërkon të izolohet Shqipëria
FAQE 8-9
ÇËSHTJE E DITËS
Me këtë pacient duhet të tregohemi seriozisht vigjilentë
Një ish-mjek i nderuar i Shqipërisë dhe politikan “nevrik” po i njeh partitë të rëndësishme shqiptare, për fatin e demokracisë në Shqipëri, po na nxjerr bojën e po na i bën faqet blozë përpara botës, me aliazhin pa formë e pa kuptim të fjalëve, që nxjerr nga goja.
Ky njeri është doktor S.Berisha!
Të dalësh në podium në fillim të vitit 2000 dhe të flasësh përcart, kjo nuk është ti bësh dëm vetes, të turpërosh veten dhe partinë, ku je lider. Kjo do të thotë të turpërosh mbarë kombin shqiptar, sepse bota pyet:
- Si ky janë shqiptarët?
Dhe pastaj një kryq!
Ky njeri, me deklarimet e tij fashiste kundër PNUD-it, me idiosinkretizë “diplomatike”, që nxjerr nga goja kundër dy ministrave të nderuar të Qeverisë greke, me paralajmërimet “Larg e larg”, që i bën SHBA-së të qëndrojnë shumë larg monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri, me thëniet ultraditore, së hajdutët do t’i gjej edhe në Kinë, rezulton i sëmurë psikik i shkallës superiore!
Që doktori ka nevojë për doktor, në Shqipëri dihet! Por bota e madhe nuk mund ta kuptojë, se si ne mbajmë në krye të opozitës një budalla, që s’di të flasë shqip dhe që nxjerr shumë nga goja, dhe kur flet shqipen e tij prehistorike. Ky njeri po na nxjerr bojën si popull, si racë! Ky njeri tremb jo investitorët, por edhe shpendët! Ai, gjatë 5 viteve, që qeverisi në këtë vend, tmerroi edhe kafshët e egra! Sot Shqipëria është vend, ku nuk mund të bëhet gjë!
Karshi kësaj monstre, që të kujton Hitlerin dhe Enverin tonë, ne duhet të veprojmë si komb. Nuk është problemi se kush fiton nesër, PS-ja apo PD-ja. Problemi është, që ne, të izoluarit e 50 vjetëve, mos biem në duart e një IZOLUESI patologjik, si Berisha, se pastaj, siç duken bathët, kemi marrë fund!
10 vjet Shqipëria ka bërë shumë pak, po të kemi parasysh, se ka jetuar në demokraci. Por diçka ka bërë! E rëndësishme është mos t’i humbim edhe kaq pak vlera që kemi krijuar me kaq shumë sakrifica. Me Berishën jemi të humbur të gjithë! Kjo kategori të sëmurësh patologjikë detyroi dikur Julius Fucik të deklaronte përpara litarit nazist:
- Popull, të dua, ji vigjilent!
Me këtë pacient duhet të tregohemi seriozisht vigjilent!
NE BRENDSI
Reagojnë emigrantët në Greqi: Papandreu ka propozuar për miratim ligji favorizues për ne........ 10
Reagon dhe OSBE: Do monitorojmë zgjedhjet bashkë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, jemi këtu për të ndihmuar shqiptarët në proceset demokratike........ 9