Ujësjellësi i Durrësit, përparësi e qeverisë dhe deputetëve për verën
NË FOKUS
FAQE 10
Brojka vazhdon bisedat për rrugët
Një muaj nga dalja e vendimit të qeverisë për shtimin e rrugëve të Tiranës, Bashkia e Brojkës vazhdon ende të bisedojë me firmat
FAQE 7
Firmat e Korridorit 8 duan para të tjera shtesë
5 milionë euro shtesë vetëm për segmentin Durrës - Rrogozhinë, 1.5 milionë për segmentin Vorë - Sukth
FAQE 6
Italia, 88 miliardë lireta për energjinë elektrike
Vetëm për këtë dimër 17 miliardë lireta për drizat, zhbllokohet tërësisht “Paketa Angioni”
FAQE 8
Fshatarëve, 45 milionë USD për ujitjen e tokës
Nis projekti i dytë i rehabilitimit të ujitjes dhe kullimit të tokave
FAQE 7, 12
Berisha tradhton në publik veten
Berisha kryeplakut të Pezës: Pse firmose për floririn?
Prokuroria identifikon Kupolën e bandës që vodhi thesarin: Banda është ndarë në dy grupe. Shumë pranë arrestimeve të mëdha
• Ti nuk e meriton të jesh kryeplak i PD-së • Pse firmose procesverbalin e gjetjes së floririt? - ka kërcënuar ish Presidenti • Kryeplaku i Pezë-Helmësit, Besnik Kodra, ka qenë prezent në të gjitha veprimet hetimore të kryer nga grupi hetimor
Prokuroria: Thesari në Krrabë ishte vendosur në një vend të pasigurtë
• Hetimi ka vërtetuar atë që nuk do të dëshironte kurrësesi Berisha: Thesari nuk është vjedhur nga hyrja kryesore por nga hyrja rezervë, nga hyrja e pasme e tunelit
SPECIALE NË FAQEN 4
Njerëzit e Berishës hyjnë në Vlorë dhe kërcënojnë me vrasje masive
Komisariati i policisë Vlorë nuk jep leje për miting
• Policia paralajmëron Berishën: Kujdes, nuk ka siguri vizita • Intelektualët: Me fotot e dje[m]ve të vrarë në mitingun e Berishës
• Policia paralajmëron Berishën: Kujdes, nuk ka siguri vizita • Intelektualët: Me fotot e djemve të vrarë në mitingun e Berishës
SPECIALE NGA VLORA NË FAQEN 2-3
Berisha, ngjarja më e rëndë nuk mbahet mend tre ditë!
ÇËSHTJE E DITËS
Gazeta e PD-së premtonte dje me një titull të madh, se do t’i kthente të dielën nderin Sheshit të Flamurit. Domethënë, mitingu i pacientit të PD-së do t’i kthejë nderin e humbur Sheshit të Flamurit!
Në kohët e lashta, kur njerëzit e parë ishin pa shkollë e pa dije, iu vishnin shpirt sendeve. Të njëjtën gjë po bëjnë sot të çmendurit dhe injorantët e PD-së.
Sheshi i Flamurit të Vlorës as ka humbur e as do të humbasë gjë! Nëse PD-ja e ka Kuvendin në ngjarjet e Pranverës së ’97-tës, ajo le të kujtohet pak, se kush e ndezi rrëmujën dhe kush e shkattaroi Shqipërinë. Ajo nuk duhet të harrojë se ishte ajo që i lindi, i shëndoshoi dhe i rriti firmat piramidale, ku la gjithë pasurinë populli i Vlorës. Në Vlorë janë ende afishet, ku krahas për krah me fytyrat e kandidatëve për deputetë të PD-së, apo të kandidatëve të saj për kryetarë bashkie janë emrat e firmave piramidale, si sponsora zyrtarë. E gjithë Shqipëria e di se Berisha e kishte në krye të tavolinës Shemsije Kadrinën, kur martoi vajzën.
Tani, ç’do t’i kthejë PD-ja Vlorës?
Do t’i thotë, që firmat piramidale i krijoi Nanua nga Burgu i Bënçës?
Do t’i thotë, që djemtë e Vlorës i vrau Ilir Meta?
Do t’i thotë, që skafet i prodhoi dhe ua dha vlonjatëve PS-ja?
Nëse Berisha shkon në Vlorë me mendimin, se ngjarja më e rëndë mbahet mend tre ditë, e ka gabim! Ai duhet të mendohet mirë në qytetin e Flamurit sepse në Vlorë nuk flitet qetësim!
Në Vlorë e dinë mirë se çfarë kanë diskutuar deputetët e PD-së me Berishën në krye në shkurt-mars të ’97-tës; t’i bien Vlorës nga ajri, apo nga Toka? Po të ishte për PD-në, sot nuk do të kishte më Vlorë e as Shesh Flamuri dhe Vlora e di mirë këtë!
PS-ja nuk i tha Berishës “mos shko në Vlorë, se Vlora nuk të do!”, siç tha Berisha dikur Nanos, kur ky dëshironte të shkonte në Shkodër dhe u kthye mbrapsht nga bandat e Berishës. PS-ja ia hoqi vizitën për Shqipërinë, që duan të çarkullojnë brenda Shqipërisë, ato viza që i vuri dje Berisha për shqiptarët. PS-ja i do njerëzit në punë dhe jo në rrugë.
Berisha le të shkojë në Vlorë dhe le të gënjejë e të tregojë përralla, me idenë kineze se s’fluturon, hahet! Por, përpara se të flasë, le të pyetë kompetentët se çfarë ba e çfarë nuk ha Vlora, që mos i bëhet udhëtimi uje deti! Kurse, sa për nderin, që do t’i kthejë Sheshit të Flamurit Berisha, ai duhet do t’i kthejë ndonjë “nder” si shetitorës së Tiranës, që do t’ia verë emrin Ahmet Zogu!
NE BRENDE SI
• Mbrrin në Ministrinë e Rendit projekti: Kështu duhet të jetë policia e Tiranës........................ 9
• Korçë, kapet fshatari me 350 kg kanabis të presuar, tre arka me fishekë dhe granata dore........................ 9
• Policia kap në Pogradec shumë të kërkuarin për vrasje........................ 9
• Grumbullohen mbi 230 armë, 340 mijë fishekë, 750 granata në prefekturën e Dibrës........................ 9
• Për gjykatën më i rëndë bishti se sqepari........................ 9