KUVENDI I PARË I PPDK
Thaçi: Ky kuvend do të jetë një hap me vlera të jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës
FAQE 27
Këshilli i Ushtarakëve dhe komandant Berisha morën floririn
Gjenden dokumenta të reja që komprometojnë Sali Berishën në vjedhjen me paracmendim të thesarit
• Ligji i '92-shit "Për Bankën e Shqipërisë" ngarkonte Bankën e Shqipërisë për të ruajtur thesarin • Neni 13, pika "j" thotë shprehimisht: "Banka ruan thesarin e shtetit" • Berisha ka dekretuar pikërisht këtë ligj në '92-shin • Por më pas Berisha mblodhi Këshillin e Ushtarakëve dhe vendosi transferimin e thesarit • Berisha dhe Këshilli i Ushtarakëve vendosën marrjen në administrim prej tyre të thesarit të Skraparit në Krabë
Lexoni në faqe 2 / të martën në "Zëri" dokumentat që provojnë shkeljen e ligjit
Meta: Dua ritme të reja pune
Kryeministri Meta, vizitë pune në rrethin e Kolonjës
Kryeministri Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Kolonjë bëri një takim me drejtuesit kryesorë, punonjës të administratës dhe drejtues të pushtetit vendor të këtij rrethi
FAQE 5
Roma: Kryeministri, autoriteti kushtetues për ndryshime në qeveri
PS: Mbështesim të gjitha hapat e ndërmarrë nga kryeministri Meta.
• Është e drejtë e kryeministrit zgjedhja anëtarëve të kabinetit • Largimi i Shulit, shpresojmë ritëm tjetër në infrastrukturë • Koalicioni nuk është konceptuar i ndarë në parcela
FAQE 4
Reformatorët, letër Berishës: Ne bashkohemi me bandën tënde
Raporti i EDU që përcakton Berishën shkaktarin kryesor të varrosjes së PD, sjell reagimin e reformatorëve
• EDU: Berisha ka një bandë të aftë për të bërë gjithçka
• Reformatorët ndryshë në deklaratë, ndryshe në përgjigje të pyetjeve • Pollo: "I bëjmë thirrje Berishës të shprehet në favor të deklaratës së EDU. EDU nuk mund të mbështesë një subjekt politik që ka vetëm ushtar dhe një komandant" • Xhaferi: "PD ka nevojë për një leadership të ri të papërlyer në mararin e '97 për të ç'hyer besimin tek elektorati dhe tek komuniteti ndërkombëtar"
FAQE 2
Poçi: Krimi të goditet kudo ku shfaqet
"Ne do të bëjmë çdo gjë në drejtim të eliminimit të trafiqeve dhe kontrabandës për të mos lejuar krijimin e korridoreve"
FAQE 7
Ja 18 gjyqtarët që liruan kriminelët
Kanë dhënë vendime të par argumentuara në prova. Javën e ardhshme KLD do t'i marrë në analizë
FAQE 6
Berisha, bandit?
ÇËSHTJE E DITËS
Më në fund nga Londra erdhi raporti i misionit vëzhgues në Shqipëri, i paraqitur në EDU për problemet që paraqet kohët e fundit PD-ja.
Ky është një raport i zymtë, ku opozita shqiptare paraqitet si një opozitë “me vese” dhe ku vesi më i keq i saj është “mungesa e demokracisë së brendshme”.
Nuk është e vështirë të kuptosh mes rreshtave, se fajtori për këtë gjendje është Berisha, ky i sëmurë gojështhurur, i cili ka degjeneruar në autoritarizëm dhe po e çon PD-në drejt përjashtimit nga EDU-ja.
Në raport Berisha nuk cilësohet hapur si “bandit”, ndoshta për etikë nga pala e hartuesve të raportit, por aty thuhet hapur, se “Ai është gati i aftë të organizojë mitingje në rrugë me një bandë mbështetësit të devotshëm, të cilët janë të gatshëm të të brohorasin dhe të prishin mbledhjet e kundërshtarëve të tij”.
Për ata që e njohin historinë moderne evropiane, si krushku i Berishës, Malttezi, analogjia mes Berishës dhe Hitlerit nuk është aspak e largët! Edhe Hitleri në këtë formë iu vërsul pushtetit dhe dihet ç'bëri pasi e mori atë.
Analogjia mes Hitlerit dhe Berishës shtohet, kur të kujtohet lista e gjatë e kokave të liderëve të PD-së, që e hëngri Berisha në luftën e tij për pushtet dhe e gjithë kjo skizofreni u pasqyrua në degjenerimin total të PD-së.
Është për të ardhur keq, që EDU e kapi në momentin e fundit degjenerimin e PD-së dhe vuri gishtin mbi fajtorin atëherë kur thuajse asgjë nuk mund të shpëtohej nga ngrehina e PD-së.
I përkëdhelur dhe i pavlerësuar në mënyrë realiste, i tërbuari Berisha nuk u ndalua në fobinë e tij shkaktërruese. Ai arriti të inkriminojë thuajse të gjithë PD-në dhe sot EDU-së i mbetet vetëm të vëzhgojë e shtangur Hiroshimen e PD-së shqiptare!
Bota civile dëshmoi se nuk i njihte shqiptarët, të cilët ngrihen vetëm kur i shkon thika në asht. Ata duhet ta kishin kuptuar që përpara vitit 1997, se Berisha ishte një i sëmurë që po masakronte popullin e tij. Konstantimi i fundit është shumë i vonuar! Tani në PD duhet ringritur gjithçka nga e para!
speciale
Ja si do t'i merrni shtëpitë
5 miliardë dhrahmi për 1380 të pastrehë
FAQE 24
MBLEDHJE E KPD TË PS
Ditën e mërkurë, datë 24 Maj 2000, ora 11.00 në qytetin e Vlorës zhvillohet mbledhja e KPD të PSSH. Në këtë mbledhje do të bëhet analiza për qeverisjen si dhe përgatitja për Kongresin vjetor të Partisë e detyrat që dalin në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit vendor.
NË BRENDËSI
• Bozgo nga Sllovenia: Përshëndes aktin e kryeministrit Meta ................................ 28
• Letër nga Rusia: Për "njeriun ëndërr", Dr. Tepelena ................................ 28
• Kushner në Kongresin e PPDK-së: Promovoni tolerancën, demokracinë ... 27