FAZA E TRETË E ZGJEDHJEVE LOKALE NË PARTINË SOCIALISTE
Ja si zgjidhen drejtuesit e PS të rrethit
FAQE 24
Kapet i pari bandit i kupolës TZ-she të Laçit
Pështojnë përpjekjet e politikës së Berishës për të mbrojtur trafikun e prostitutave dhe makinave
• Policia e vendosur: tmerruan Veriun e Shqipërisë dhe Milanon, në një Laç derisa të vihen të gjithë në pranga
FAQE 5
Të heqim armët nga shtëpitë tona
ÇËSHTJE E DITËS
Njerëzit e kombit të përçjellin apelin kudo
ÇËSHTJE E DITËS
Të heqim armët nga shtëpitë tona
Njerëzit e kombit të përçjellin apelin kudo
Ngarja e rëndë që ndodhi para pak ditëve në Dibër, ku tre fëmijë 10-vjeçarë ranë në kurthin e një bombe dhe ku njëri prej tyre vdiq, ndërsa dy të tjerët u masakruan, duhet të jetë një sirenë alarmi për të gjithë ne.
Mbas vitit tragjik 1997, në Shqipëri kanë ndodhur raste pa precedent në historinë e vendit. Prindi ka vrarë fëmijën, fëmija ka vrarë prindin, janë vrarë fëmijë, mësues, mjekë... Gjithë ky përçudnim ka ndodhur, sepse njerëzit i kanë pasur armët në brez dhe momenti i nervozizmit i ka çuar drejt veprimeve fatale.
Sot ka ardhur momenti të ngrihemi të gjithë për të hequr zarin dhe faktikisht armët nga shtëpitë tona. Por aksionin e dorëzimit të armëve nuk mund ta realizojë vetëm policia! Policia, e riorganizuar ligjërisht tashmë dhe me nivel profesional po tregon se në vend sot ka shtet. Kjo është arritja më e madhe e policisë sonë, sepse ku ka shtet nuk ka vetëm mbrojtje e vetëgjyqësi, pra, ka një predispozitë të fortë nga populli për të dorëzuar armët.
Tani policia dhe shteti duhet të ndihmohen në këtë proces nga figura e kombit tonë dhe nga mediat, të cilat duhet ta bindin popullin me të gjitha mënyrat, që të dorëzojë armët.
Veç humbjeve të mëdha njerëzore, armët në duart e popullit sjellin vendime dhe një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik. Janë këto armë ato që frenojnë investimet e huaja serioze në vend dhe heqin një lojë të lulëzimit e turizmit të ne. Por, nga ecuria e këtyre dy fushave, varet në mënyrë themelore përgjigja e pyetjes: a do të jemi të pasur nesër, apo copë-copë?
Ka shumë shqiptarë, që edhe në këtë pjesë duhen dorëzuar armët. Ata nuk duhet të heqin dorë. Ata duhet të shfaqen në media e në manifestime, përmes poezisë e famujve dhe duhet t’i bindin njerëzit se armët janë të vdekje, kurse paqja jetël! Është turp për gjithë figurat e racës sonë që të heshtin për këtë masakër, që po ndodh, një kohë kur vijën nga Hollivudi në Gramsh Majkëll Dagllasi për t’i bindur shqiptarët të dorëzojnë armët! Ne nuk jemi bebe, të presim gjithçka nga bota! Për të besuar me popullin tênd duhet vetëdashuri, durim e logjikë. Nuk duhet një teknologji moderne dhe dollarë!
Bum perimesh në bujqësi: 71% e artikujve ulin ndjeshëm çmimet
bujqësi & çmime
TREGU
1 maj - 30 tetor 2000, Shqipëria ndërpret totalisht importin e produkteve bujqësore
Politikat e qeverisëse japin rezultate: çmimet e perimeve gjatë këtij muaji, sipas këshilltarit të ministrit të Bujqësisë, Galanxhi, gjatë këtij muaji rezultuan me ulje çmimi në 71 % të artikujve, si në domate - 3 %, në trangull - 43 %, në speca - 12 %, në patlixhane - 22 %, në sallatë jeshile - 24 %, në bizele - 52 %, në presh - 16 %, në lakër - 1 %, në lulëlakër - 34 %, në spinaq - 21 %, në qepë të njoma - 40 %, në hudhra të njoma - 25 %, në hudhra të thata - 5 %.
INFORMACIONE NGA 7 QYTETE KRYESORE TË VENDIT
FAQE 6-7
Hombah: Projektet tuaja të financuara, zbatimi brenda vitit
Shefi i Paktit Hombah në Tiranë takime me Meidanin, Metën, Nanon, Meksin, Milon
Nano: Iniciativa në parlament për të mbështetur Paktin
Takim i frytshëm për të rishikuar edhe një herë mundësinë e iniciativave parlamentare që mbështesin ecurinë e Paktit të Stabilitetit
Hombah - Metës: Keni krijuar klimë të mirë për donatorët, financuesit
Mendimi i qeverisë europiane është se gjatë muajve të fundit Shqipëria ka përparuar dukshëm në të gjitha fushat
Meidani kërkon shpejtimin e projekteve të Paktit të Stabilitetit
Nëse financimi i projekteve për Korridorin 8 do të ecë mirë, bankat europiane do të ankorojnë fonde shtesë për portin e Durrësit
Hombah - Meksit: Në afat, projektet kthehen në kantier pune
Po shikojmë të gjitha mundësitë që financimet të kalojnë në një stad të shpejtë, dhe me të arritur këtë financimet do të kryhen nga BE
SPECIALE FAQE 2
Meidani - Stojanov: Të koordinojmë veprimet në Paktin e Stabilitetit
Presidenti Bullgar Stojanov dje në Tiranë, takime me Presidentin Meidani dhe Kryeministrin Meta
Meta - Stojanov: Marrëdhëniet tona të mos bëhen monotone, por të konkretizohen në bashkëpunimin ekonomik
FAQE 4
Shkodër, premtim i dhënë, në 30 orë fijalë e mbajtur
rrugë & ndryshim
INVESTIME
Borovici - Shëngjin, mbyllet në më pak se 30 orë cikli i normalizimit të rrugës së Veriut
Shoferët: Kështu na mbushet mendja se taksat tona nuk venë kot
Vlerësime shumë pozitive: Në Veri, veçanërisht Shkodrës, nga udhëtarët të Malësisë së Madhe, shkodranës, vlerësime shumë pozitive për qeverinë pas aksionit 30 orësh për rehabilitimin e rrugës së Veriut
FAQE 18
NË BRENDËSI
• Treichel i FMN: Privatizimet e vitit 2000 do të ndryshojnë imazhin e Shqipërisë .......... 3
• Ministrja Meksi paraqet materialin për kompaktin e investimeve: 458 milionë dollarë investime private në 7 vjet .......... 3
• Angjeli: Buxhet 3 vjeçar, të dimë sa para kemi sot dhe sa do të shpenzojmë nesër .......... 16
• Italia bën “Albi 2000”, 6 miliardë për të ndryshuar 11 shkolla .......... 20