03/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 qershor 2000

Arrestohen dy policë në Fier e Tiranë, vodhën e rrahën

PËR VJEDHJE E ABUZIM FAQE 10

30 orë për segmentet Kavajë - Rrogozhinë, Vorë - Rinas

PËRSERI AKSION NË RRUGË FAQE 8

Qeveria Meta: Çdo vit 10% rritje page e pensionesh

Qeveria miratoi dje buxhetin trevjeçar 2000-2003, e vendosur për të mbushur portofolat e shtetasve • Qeveria Meta e vendosur të drejtojë vendin për të vazhduar reformat dhe për t’u dhënë shqiptarëve më shumë paga, pensione, vende pune, ulje taksash Rriten pagat çdo vit Çdo vit pagat do të rriten 10%. Njëherësh me rritjen e tyre në këtë masë do të rriten edhe pensionet, ndërkohë që do të vazhdojë reforma për zhdukjen e diferencave artificiale të pensioneve Ulen tarifat doganore Për vitin 2001, tarifat doganore do të ulen nga 18% në 15%. Qeveria do të vazhdojë të analizojë mundësitë për lehtësimin nga barra fiskale të bizneseve prodhuese dhe veçanërisht investimeve Rriten të ardhurat Të ardhurat buxhetore në vitin 2003 do të jenë 55 miliardë lekë më të larta se në vitin 2000. Kjo rritje e të ardhurave do të realizohet pa rritur tarifat dhe taksat, përkundrazi ato do të ulen, por duke administruar më mirë financat Investimet do rriten Investimet në vitin 2003 do të jenë 4 herë më të larta se në vitin 1996. Këto do të jenë investime publike nga burimet e brendshme të Qeverisë. Veç tyre qeveria parashikon një thithje më të madhe të investimeve të huaja Shumë para për punën Për rritjen e punësimit në vitet 2000-2003 financimet do të jenë të konsiderueshme për programet e nxitjes së punësimit. Ndërkohë që politika e investimeve do të krijojë mundësi për vende të tjera pune Intervistë ekskluzive e ministrit të Financave Anastas Angjeli - FAQE 2-3

Kontestimi i shtetit dëm për gjithë shqiptarët

ÇËSHTJE E DITËS Disa ndodhi të kohëve të fundit, ku shteti kundërshtohet hapur prej opozitës, tregojnë se kjo e fundit, duke parandjerë disfaten e saj në prag zgjedhjet lokale, po përgatit terrenin e mosnjohjes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Në Vlorë opozita nxitoi të “vris­te” një të gjallë dhe, pa asnjë moral, kërkoi politizimin e vrasjes së “gabuar”. Në Vlorë incidenti u kërkua me qiri, mirëpo ishin familjarët e të ndjerit ata që nuk ranë në grackën e PD-së. Në Laç opozita së­risht sulmoi shtetin, pavarësisht se atje u mor peng një komisar policie! Disa banditë e akuzuan shtetin si “shtet fashist” dhe si shkaktar të gjendjes, vetëm pse shteti ndaloi banditët! Po në Laç opozita quajti “provokacion” udhëheqjen e kryetarit të PS për të pirë një kafe! Në Berat sërish akuzohet PS-ja dhe policia, vetëm pse kjo e fundit ndërhyri për t’i kthyer pronën pronarit! Tani PD-ja quan “fashiste” çdo ndërhyrje anti-krim të policisë, kurse dje akuzoi si hajdut ministrin e Transporteve Nako, i cili sapo mbushi javën në këtë detyrë! Paradokse të tilla jo vetëm sabotojnë punën e shtetit në çdo hap, por ato po tregojnë hapur se opozita nuk e njeh shtetin e sotëm dhe se nuk e njeh rregullin e demokracisë. Ajo është kaq primitive, sa që nuk pranon të mosqënit më në pushtet, pavarësisht se ky largim erdhi nga rezultati i zgjedhjeve demokratike. Në këto kushte pozita nuk ka pse hesht. Ajo i ka të gjitha faktet në dorë, të cilat tregojnë se opozita është e paragjykuar për zgjedhjet lokale dhe se ajo kërkon ta kthejë këtë moment në një destabilizim të ngjashëm më 14 shtatorin. Kjo lojë duhet denoncuar në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, sepse është një lojë antishtet dhe si e tillë ajo drejtohet kundër të gjithë shqiptarëve, që s’mund të destinohen të jetojnë në mjerim, vetëm pse kanë një opozitë anormale.

Bolsheviku Berisha i papërgatitur për kohët moderne

KOMENTI I DITËS Opozita iu vërsul sërish me tërbim dje pozitës. Mëkati i kësaj të fundit ishte më shumë në Lezhë për t’i uruar ditëlindjen një deputeti socialist! Sipas PD-së liderat e PS-së duhet të jetojnë si asketë: ata duhet t’i harrojnë gëzimet njerëzore, përndryshe janë “derra e dosa”! Një akuzë e vjetër kjo e praktikuar për 50 vjet në Shqipëri dhe që shqiptarëve sot u shitet si e re! Në këtë mes nuk është e vështirë të zbulo­sh se cili vuan nga psikologjia e derrit, por ajo që të bën përshtypje është mentaliteti primitiv i PD-së. Kjo është e kuptueshme, po të kujtosh karakterin paranojak të Berishës, të këtij pacienti “pa vese”, që ia vuri flakën esëll Shqipërisë! Po ta shohësh me kujdes Berishën, e kupton se ai është udhëheqës i shkollës bolshevike. I mungon vetëm kapela republika! Për një tip të tillë është skandaloze fotografia e Toni Blerit me djalin e sapolindur në krah, për të mos përmendur ca gjëra të tjera! I papërgatitur për kohët moderne, Berisha nuk arrin të kuptojë si marrin pjesë liderat socialistë në gëzimin e një miku të tyre! Ky i duket kulmi i amoralitetit dhe një mungesë e theksuar serioziteti. Kurse ndalesën e Nanos për të pirë një kafe në Laç, e quan “shkelje të territorit të çliruar të tij”! Kjo është një llogjikë agoljike, që iu merr gjënë dhe derdh dervaset! Indërkallur në kostum, i rrethuar me badigardë dhe “popull”, që i duartroket, Berishës i duket sikur ka në dorë kyçet e Otrantos dhe harron se ka rënë njëherë e përgjithmonë nga froni. Ai vazhdon t’i bëjë lekët kostume e dieta për “simpatizante”, duke menduar se do t’i gjëjë edhe një herë shqiptarët Zot, na ruaj mendjen e kresë! Por, për fatin e keq të Berishës, shqiptarët as harronjë e as i marrin për të vërteta gënjeshtrat e tij. Sepse tani njohim mirë “demokratin” paradomokratik!

PS fiton kryepleqtë, fshati vlerëson rezultatet në bujqësi

Test për zgjedhjet lokale: Ja si votohen programet, puna dhe rezultatet • PS fiton përfundimisht 63% në zgjedhjet për kryepleqtë. Ballafaqimi i premtimeve me realitetin jep shifrën e pëlqyeshme në këto zgjedhje SPECIALE NË FAQE 4-5

Merrni formularët për t’u punësuar legalisht në Itali

VATIKAN — Papa në mbrojtje të emigrantëve VATIKAN Papa në mbrojtje të emigrantëve Merrni formularët për t’u punësuar legalisht në Itali LEXONI NJOFTIMIN NË FAQE 16 Papa Gjon Pali II në jubileun special për emigrantët. Papa tha se diskriminimi është i papranueshëm me hasueshëm me mësimet e Kishës Katolike dhe kërkoi respektimin e të drejtave të njeriut

Meidani konsultohet për zgjedhjet lokale, PD paraqitet në takim

• Diskutimet për plotësimin e vendeve bosh në KOZ dhe datën e zgjedhjeve FAQE 6

Berishës i marrin partinë, mblidhen 300 themeluesit

• Pollo dhe të tjerë: Kemi ftua edhe fraksionin e Berishës, por nuk erdhi FAQE 6

I CARE

KUJDESEM PËR TY • Të rritë për të rritur për të rinjtë për të parandaluar drogën .... 13 • Tregtia e vajzave dhe fëmijëve, murtaja ndërkombëtare .... 14 • Të harruarit e mëdhenj të letërsisë shqipe................. 15