04/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 qershor 2000

ZGJEDHJET LOKALE

Rama: Mbështetje për hapat kushtetues të Meidanit FAQE 7

Meta, tani përzëri nga Shqipëria

Janë të pafytyrë në mashtrim dhe shpërdorim, po tallen me ne Nuk punojnë, edhe kur punojnë shkarravisin në Korridorin 8, mashtrojnë me afatet, nuk kanë njerëz, nuk kanë mjete pune Meta, tani përzëri nga Shqipëria Nga ERION BRAÇE dhe THANAS MUSTAQI | reportazhe nga segmentet Vorë - Sukth, Kavajë - Rrogozhinë - Lushnje - FAQE 2-3

Po hyjmë në një nivel të ri ekonomik, duhet kontributi i të gjithëve

ÇËSHTJE / DITËS Po hyjmë në një nivel të ri ekonomik, duhet kontributi i të gjithëve Pas paketës së fundit ekonomike trevjeçare të Qeverisë Meta Kabineti Meta vendosi ditën e premte të rrisë pagat e punonjësve shqiptarë çdo vit nga 10%, të rrisë pensionet, të ulë tarifat doganore duke filluar nga viti i ardhshëm, të inkurajojë përmes kësaj mase dhe masave të tjera rritjen e investimeve në vend dhe të shtojë vendet e punës. Kjo është një nga paketat më të rëndësishme të hartuara e të aprovuara nga kabineti Meta dhe kjo paketë jo vetëm dëshmon për ambiciet e kryeministrit Meta, por edhe është produkt i një politike të drejtë e të kujdesshme financiare të ndjekur deri më sot nga kabineti Meta. Opozita, me kredon e saj antiatshte, me siguri do t’i konsiderojë këto masa si mashtrime paralelektorale, por këtu nuk bëhet fjalë për premtimet e Berishës, se do t’i bëjë rrogat mesatare 100 USD dhe pensionet mesatare 50 USD, po erdhi ndonjëherë në pushtet! E rëndësishme për të gjithë ne është se ne po hyjmë në një nivel të ri ekonomik, por për ta ruajtur dhe për ta çuar përpara këtë nivel duhet edhe kontributi ynë i përgjithshëm. Vetëm kështu ne do të ndihmojmë në shtimin e fondit të dispozicion të rrogave e të pensioneve tona dhe do t’i hapim hapësira të reja qeverisë sonë. Po të shihet me kujdes shoqëria shqiptare, vërehet se ende shumë shqiptarë punojnë të pasiguruar, në të zezë, duke i hequr kështu vetvetes të drejtën e pensionit të nesërm, i cili nuk është gjë tjetër, përveçse reflekt i punës së sotme. Në këtë pikë shteti duhet të ndërhyjë me forcë përmes mekanizmave të tij. Ai duhet të aplikojë masa ekstreme për pronarët që aplikojnë punën e zezë dhe nuk derdhin në shtet detyrimet financiare, por ajo është edhe një vrimë e zezë në financat e shtetit, që nuk lejon të ndërmarrësh vendime në favor të mirëqenies së popullit. Tani ka ardhur koha të hiqet dorë nga burokracia e tepërt tatimore, e cila nxit edhe korrupsionin, dhe të thjeshtëzohen aktet, që favorizojnë plotësimin e detyrimeve. Nëse hallkat e caktuara të shtetit gjejnë punëtorë, që janë të pasiguruar, ata duhet t’i mbyllin menjëherë aktivitetet private hajdute dhe duhet të aplikojnë gjoba ekstreme ndaj tyre. Gjithashtu, sot ndoshta ka ardhur koha, që shteti ta ndajë Tiranën dhe qytetet e tjera në rathë rigoroze, ku lokalet brenda rathëve të caktuara të kenë tarifa pagesë fikse dhe mos merret më me matje lokalesh, llogaritje kontatorësh e kështu me radhë. Shembuj të tillë për tatimorët bota jep plot. Evazioni të dukshme fiskale ka edhe në ndërtim. Në Tiranë të gjithë e dinë se një truall në qendër të qytetit blihet me rreth 200-300 USD metër katror. Kurse në letra, në aktet e shitblerjes pronar-ndërtues, trualli kushton 20-30 USD?! Kështu, shteti humbet në çdo rreth 200.000 USD dhe humbje të tilla janë të përditshme. A mund ta heqin budallallëkun tatimor para këtij fakti skandaloz? Sigurisht, që jo, nëse duan ta bëjnë punën e tyre ndershmërisht! Shteti nuk duhet të dorëzohet, nëse subjekt ankohet se kështu po falimentojmë, pasi asnjë biznes nuk mund të jetë i ngritur mbi hajdutërinë! Akti i fundit i kabinetit Meta tregon, se, me pak kujdes, ne mund të kemi më shumë para për rrogat e pensionet dhe për investimin në hapjen e fronteve të reja të punës. Por të gjithë ne duhet të jemi të parët denoncues të hajdutëve, që po e lënë prej vitesh arkën e shtetit bosh dhe po pasurohen, duke lënë në mjerim deri princërit e tyre!

117 mijë fshatarë derdhin paratë për pension pleqërie

Pasi siguruan fitimet e para, fshatarët tani mendojnë edhe për pensionin FAQE 7

Tregtarë, ja si mallrat tuaja do hyjnë në 15-she

EUR.1, dokumenti për eksportet pa tarifa doganore drejt BE-së FAQE 6

Leku i merr 4 pikë dollarit: 1 USD-146.3

Leku prish kursin e javës të fundit FAQE 6

Meidani: Duhet t'i shpëtojmë jetën 1200 familjeve në gjak

Kuvendi i madh në Lezhë kundër gjakmarrjes Meidani: Duhet t'i shpëtojmë jetën 1200 familjeve në gjak • Meidani: Ne duhet të ofrojmë alternativën dhe forcën e ligjit, atë të ripërtëritjes shpirtërore, të zhvillimit shoqëror ekonomik dhe qytetaro-kulturor për zonat e prekura FAQE 16

Tulla 57 milionëshe e piramidës

Tulla 57 milionëshe e piramidës

Vazhdojnë luftën kundër KQZ-së

KQZ BERAT PD KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE Vazhdojnë luftën kundër KQZ-së

Analiza e javës - Nga Thoma Gëllçi

• Në sektorë ekonomikë po duken rezultatet e para të politikës qeverisëse • Qeveria, ndryshimet vetëm atje ku duhet, atje ku nuk punohet • Në Laç nuk ka përfunduar operacioni policor, do të kapen të gjithë banditët • Qeveria do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme FAQE 4

Reformatorët: Gjana gjynaqari, Berisha pse s’fshihet?

FAQE 5

“Sarandopulos” në Durrës - Rrゴgozhinë dhe Ital-strada në Vorë - Sukth: Ja si turpërohet BE-ja në Shqipëri

biznes & ekonomi

LEKU

politikë & qeverisje

REZULTATE