08/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 qershor 2000

ANTIKRIMI SHQIPTARO-GJERMAN

Kosovari Fadil Bytyçi kapet në Rinas, kish vjedhur dy vjet më parë 2.1 milionë marka FAQE 7

Nano: Të shporrim horrat e Berishës nga pushteti vendor

Lideri socialist Nano dje nga Berati nis turin e takimeve me socialistët Përfundon gjuetia e sorrave, Berisha ka humbur në bandat e rrugëve • Nuk duhen provokuar socialistët sepse reagojnë me zemër zoti Berisha. • Ne do të shkulin nga pushteti vendor të paudhët, keqbërësit, të papërgjegjshmit dhe abuzuesit me votën e qytetarëve dhe fondet e taksapaguesve shqiptarë. • Në më pak se një muaj kanë avancuar në mënyrë të rrufeshme 10 Kilometër ndërtim autostradash në rrugën kombëtare. Në më pak se një muaj, nuk është bërë asnjë metër rindërtim apo riparim rrugësh në qytete për shkak të pushtetit vendor të Berishës, që nga Tirana deri në Skrapar, që nga Vlora deri në Tropojë. • Rrugët kombëtare janë bërë shumë më të kalueshme me një investim që nuk është parë për dekada, që nga vitet ’50. Ndërsa sa hyn në qytete fillojnë gropat e pushteteve të Berishës që thellohen dhe që nuk mbyllen megjithë paratë që jep qeveria. • Ne do jemi në fushatë por nuk do lejojmë që fushatizmi të pengojë zbatimin e programeve qeverisëse, dhe krijimin e rezultateve të prekshme për qytetarët. SPECIALE NGA BERATI NË FAQE 3-4

ÇËSHTJE E DITËS Spartak Ngjela ose budallallëqet e fundit të pacientëve të PD-së

Berisha kërkon të sabotojë balafaqimin, ka tmerr nga rezultatet Pas refuzimit të fundit të ftesës së Presidentit të Republikës nga ana e PD-së dhe pas largimit të liderve të saj djathtës, Selfo e Ngjela, pjesëmarrës në këtë takim, për të gjithë po e bëhet e qartë, se PD dhe Berisha po luajnë të gjitha gurët për të deklaruar moshënjohjen e KQZ-së dhe, rrjedhimisht, edhe rezultatin e votimeve në zgjedhjet e ardhshme, ku ata parandjenjë disfatën e radhës. Që Berisha do ta luante këtë lojë, kjo është e qartë, si rrënja e diellit! E braktisur nga shumë figura potenciale të partisë së tij, ai po izolohet vazhdimisht dhe tani po i mban me oksigjen e me ëndrra njerëzit rreth vetes, duke iu premtuar poste në fitoren e shpejtë. Votimet do të tregojnë se do të ketë fitore për Berishën, apo jo. Nëse PD-ja do të humbasë, kjo do të rezultojë fatale për Berishën, pasi përkrahësit e tij do ta braktisin, duke e kuptuar më në fund, se me Berishën në krye PD-ja nuk do të vijë kurrë në pushtet. Për këtë arsye, Berisha nuk i do votimet. Ai i trembet ballafaqimit demokratik dhe, për të ruajtur pronën e tij, PD-në, kërkon ta sabotojë këtë ballafaqim. KQZ-ja nuk mund të luajë rolin, që luajti në kohën e Berishës: vjedhjen e votave. Ajo mund të monitorohet lehtësisht në shumë forma; që nga vëzhguesit e huaj e deri te filmimi non stop gjatë punës së saj. Por Berisha nuk do ballafaqimin! Edhe sikur PS-ja me Presidentin t’i afronin Berishës të gjithë KQZ-në ta formonte vetë, përsëri ky i fundit do të gjente ndonjë arsyet tjetër, për të kundërshtuar rezultatet e votimeve. Për momentin, Berisha po përpiqet ta shtyjë Presidentin të bëjë shkelje kushtetuese, që pastaj ta akuzojë për këtë krim, por Presidenti nuk është i sëmurë dhe nuk mund të bëjë në kurthë kaq naive. Duke e kuptuar këtë të vërtetë, tani Berishën po e lënë nervat! Këtë e tregoi dje intervista e Ngjelës, ku në mënyrën më të papërgjegjshme i bëhet thirrje opozitës të ngrihet në revolta! Fjalët e Ngjelës nuk janë për t’i marrë në konsideratë, por ai frymëzohet nga Berisha dhe tenton të frymëzojë Berishën. Berisha, para se të marrë ndonjë vendim emocional, duhet të kujtohet se këtë e fali i futi në vesh po ky Ngjelë edhe mbretit Zog në vitin 1997 dhe duhet se ç’joncensokak hyrí ky i fundit. Të bësh sot thirrje për revolta, kur populli shqiptar i ka hyrë punës dhe është bërë më racional në gjykim, do të thotë të kërkosh kthimin e këtij populli dhe të kesh vendin në mesjetë! Do të thotë të shkatërrosh gjithçka, vetëm sepse nuk të pëlqen e vërteta! Kjo nuk është lojë demokratike. Tani që njerëzit i janë kthyer punës Berishës po i shuhen edhe mitingjet, pasi demokratët nuk mund të lënë punën dhe familjet e tyre pa bukë, vetëm se i teket Berishës të bëjë mitingje folklorike. Ndërsa, për sa i përket thirrjeve revolucionare të Ngjelës për revolta popullore, këto janë budallallëqet e fundit të pacientëve të PD-së, që, pasi i kanë ngrënë mishin opozitës, po mundohen t’i hanë edhe kockën, sepse Shqipërisë nuk kanë ç’t’i bëjnë më!

Kryetari i bashkisë së Divjakës dhe kryetari i komunës Stravaj, kusarët e parë në ndjekje penale

Furtunë e Kontrollit të Shtetit dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal në bashki e komuna • Abuzimeve me tenderat për rikonstruksione zyrash apo objektesh të tjera, për falsifikim të pagave të punëtorëve apo tejkalimin e fondeve • Kryetari i Bashkisë Divjakë i ka filluar procedurat e tenderit për rikonstruksionin e zyrave të Bashkisë, këtë ditë imën e fondeve • Nuk është mbajtur asnjë lloj dokumentacioni për mënyrën e zhvillimit të tenderit • Pesë milionë lekë, para ardhjes së fondit • Nuk është mbajtur asnjë lloj dokumentacioni për mënyrën e zhvillimit të tenderit • Pesë milionë lekë, përpara ardhjes së fondit • Punimet për këtë Bashki për vitin 2000 është çelur plotësisht katërmujorin e parë të vitit, tërë fondi i planifikuar për këtë Bashki për vitin 2000 është çelur plotësisht katërmujorin e parë të vitit

Dokle: Do përmbush detyrën si nënkryetari i Parlamentit

Motivi për t’i hapur rrugë zbatimit të statutit të PS, për t’i mbyllur shteg unë spekulimeve të mundshme dhe për të krijuar hapësirë PS të merret me çështje më të rëndësishme sesa diskutimi i dy mandateve FAQE 5

FAQE 5