16/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 qershor 2000

ZHURMA BERISHA

Berisha vazhdoi të shajë dje UNMIK: E përzier në trafice me Tiranën JA HALLET E KOSOVËS: Drejtuesit e Këshillit Administrativ të Kosovës, kryetari Kushner, nënkryetari Thaçi dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova shkuan dje në një fshat të Kosovës, ku nga shpërthimi i një mine të mbetur nga koha e luftës gjetën vdekjen dy serbë dhe i plagosur një i tretë, të cilët ishin duke udhëtuar me një makinë. Dje, Kushner bashkë me anëtarët e tjerë të Këshillit Administrativ dhe gjenerali i NATO-s Or tunjo, bëheshin gati të dilnin në një konferencë shtypi në kuadër të sensibilizimit kundër minave. (REUTERS)

BERISHA I KONSIDERON USHTARËT E NATO-S SI PUSHTUES

abc BERISHA I KONSIDERON USHTARËT E NATO-S SI PUSHTUES Reagimi i Berishës ishte skizofrenik: ai akuzoi në mënyrën më qesharake segmente të trupave të OKB-së si të implikuar në trafique me qeveritarët shqiptarë, ndërkohë që organi i tij zyrtar, gazeta "RD" shantazhoi administratorin e Kosovës, francezin Kushner. Berisha u përpoq ta mbulonte shkakun se pse nuk u lejua të hynte në Kosovë, duke u shprehur se ai do të shkonte në Kosovë, kur Kosova të ketë Kryeministrin dhe Presidentin e saj, çka nënkupton se ai i konsideron trupat e NATO-s në krahinën shqiptare thjesht pushtues të huaj. (Vijon në faqen 5)

Zgjedhjet vendore do të realizojnë normalizimin e pushteteve në Shqipëri

Lideri socialist në konferencën e PS Gjirokastër Nano: - Ju delegatët merrni një përgjegjësi të re, një vend pune politike shumë të rëndësishme, duke shtuar faktorët politik që programojnë, vëzhgojnë dhe qeverisin në Partinë Socialiste. - Partia Socialiste mbyll një cikël reformash, që e sjellin atë në nivelet e principeve dhe të rregullave të Partive moderne të kohës. Asnjë Parti nuk mund të ndërtojë institucione moderne pa i ndërtuar ato brenda vetes. - Zgjedhjet vendore të vjeshtës do të realizojnë normalitetin e pushteteve në Shqipëri. Kandidatet do të konkurrojnë me platforma programesh dhe njerëzit me të cilët do të punojnë. - Nga organizatat - në Kryesitë e rretheve dhe në Qendër do të krijojmë arkivin e gjallë të Partisë, njerëzve, profesionistëve etj; kandidaturat nuk do të jenë miq të shokësh, por militantësh të aftë, militantët janë themeli por dhe çatija e Partisë. - Në minoritet ne kemi njerëzit që janë të majtë dhe në minoritet socialistët janë maxhoranca. NESER DO TE LEXONI TE PLOTE FJALEN E KRYETARIT SOCIALIST NE GJIROKASTER SI DHE KRONIKAT E KONFERENCAVE TE PS DIBER, TEPELENE

ZGJEDHJET

FROWICK: NE SHQIPERI ESHTE BERE SHUME PROGRES Shqipëria ka bërë përparime, shpresa jonë është që ky proces të jetë një proces zgjedhor i ndershëm dhe pres që ky proces të shkojë përpara demokratikisht FAQE 6

NËSE DO TË LEXONI TË PLOTË FJALËN E KRYETARIT SOCIALIST NË GJIROKASTËR SI DHE KRONIKAT E

Meta: Mbi 100 milionë dollarë janë në veri

Raport i fortë i kryeministrit para deputetëve LEXONI RAPORTIN E KRYEMINISTRIT META NË FAQET 2-3

Qeveria: 196 milionë lekë 11 bashkive për rrugët

Efekt brenda më pak se tre muajve në 11 bashki nga Shkodra në Gjirokastër FAQE 8

Bashkia e Sarandës, tufa më e egër e hajdutëve

Pas shesheve të ndërtimit hajdutët e Sarandës u janë turrur tenderave FAQE 9

Braho: Berisha - Bukoshi, binomi UDBASH i Millosheviçit

Flet deputeti, anëtari i KPD të PS Spartak Braho Bukoshi, seli dhe imunitet diplomatik në Tiranë. Bukoshi, financues dhe ekzekutues i grushtit të shtetit më 14 shtator. Bukoshi i përzier në trafikun e raketave të vjedhura në Tiranë. • Bukoshi, seli dhe imunitet diplomatik në Tiranë • Bukoshi, financues dhe ekzekutues i grushtit të shtetit më 14 shtator • Bukoshi i përzier në trafikun e raketave të vjedhura në Tiranë SPECIALE - DESHMI NE FAQET 4,5,6

AKSION 11 ORESH I POLICISE, KAPET VRASESI I OFICERIT TE KRIMEVE

Aksion special i policisë, në kontroll gjithë zona. Arrestohet vrasësi Artur Goro FAQE 10

PROBLEMET E RENDIT TASHME TE KAPERCYERA, TANI LUFTË TRAFIQEVE

Ambasadori Abrens: Vlerësoj punën e qeverisë e të policisë shqiptare për rendin e qetësinë FAQE 10

KRIMI