03/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 gusht 2000

Litari që ka lënë jashtë Sali Berisha

Dje, në Shkodër i paguam krimit një çmim shumë të rëndë, jetën e Kolonel Arben Zylyftarit. Kemi tre vjet që i paguajmë krimit, si shtet-jetë pa fund policësh, si shoqëri-jetë pa fund njerëzish, të marra së bashku nga një grusht kriminelësh, të mbetur ende jashtë nga burgjet, që nga koha kur ish presidenti kriminal Sali Berisha i nxorri me dekret prej tyre në ’97. Ky ishte litari që Berisha ka lënë jashtë, ky është premtimi për të ngrirë buzëqeshjen dhe ne prej tre vitesh vazhdojmë të merrenmi me të, por secili më vete: shteti duke luftuar me krimin; qytetarët, shoqëria duke sharë e mallkuar Berishën për atë që i beri, por edhe me pretendimin cinik, shumë herë të formës: “ç’beri, ç’bën policia?!!”. Kështu sillemi e këtë bëjmë për ditë. Por, për fat të keq të ndarë në synimin e përbashkët: luftën kundër krimit dhe njeriut që e frymëzon për ditë atë, që kur na vret me njerëzit që i fali, e deri tek na bezdis jetën me shtyllat përhde, duke na marrë dritën. Dhe kështu të ndarë, një palë që lufton dhe një palë që nganjëherë i ç’nizim për të duartrokitur luftën, vazhdojmë të ecim në deshërimin e goditjes së radhës. Deri kur kështu? Secili mund të ketë pakënaqësi, për një vend pune të munguar, për ca të ardhura më pak në portofolë, për një slogan politik fyes, për një pasurim të paligjshëm të disave, për nje gjobë qoftë e paligjshme, për një mosvesprim të përsëritur e me pasoja, por në fund të fundit ka gjëra që na lidhin të gjithëve: tek jeta, qetësia, siguria, familja, prona, pasuria. 15 mijë policë të vetëm nuk mund të na ruajnë e të na shpëtojnë të gjithëve. Krimi që ka suportin politik është i egër, i papërballueshëm për shkak të fondamentalizmit që e frymëzon, nga 15 mijë vetë, qofshin këta me nga dy palë armë. Ndaj duhet të jemi bashkë, policë e qytetarë. Bashkë, për të vazhduar luftën! Ndaj kriminelëve dhe falësit të tyre.

ORA E FUNDIT

Qindra shkodranë në spital përcjellin trupin e kolonelit SHKODËR- Mbrëmë vonë, trupi i kolonel Arben Zylyftarit u transportua nga Shkodra në Tiranë ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare për nder të tij. Qindra qytetarë shkodranë ishin dje në mbremje në ambientet e spitalit të Shkodrës, ku zyrtarë të Ministrisë së Rendit nisën transportimin e trupit të tij pa jetë drejt Tiranës. Solidariteti i paparé i shkodranëve me kolonelin gjatë gjithë orës së pasdites së djeshme, të gjithë të përlotur kujtonin dhe shprehinin pikëllimin për Zylyftarin. TV-të e Shkodrës, Vlorës, ore të tjera emisione për kolonelin SHKODER-VLORE- Menjëherë pas lajmit për vrasjen e kolonel Zylyftarit, TV-të private të Vlorës dhe Shkodrës kanë nisur transmetimet e emisioneve të posaçme për punën e tij në këto qytete. Në ekrane u panë qindra qytetarë në opinione vlerësuese për kryepolicin. Në Vlorë në një anketë Zylyftari u shpall për '99-ën 'njeriu i vitit'. Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë, sot në Tiranë dhe Berat Pushtetarë lokalë, miq, të afërm kanë vendosur që sot të udhëtojnë nga Shkodra, Lezha, Malësi e Madhe, Vlora, Korça drejt Tiranës e më pas drejt Beratit për të përcjellë në banesën e fundit kolonelin që ju dha siguri, qetësi e rend qyteteve të tyre. Korteu do të kalojë mespërmes qyteteve deri në Berat, i shoqëruar nga mijëra njerëz.

Koloneli u ngrit nga buka, drejtori aksionin, u vra nga banditët

Vritet në Shkodër Drejtori i Policisë, kolonel Arben Zylyftari • Koloneli u vra duke thirrur “Kujdes mos të vriten policët” Në foto: Kolonel Arben Zylyftari vrarë dje në përplasje me kriminelët në Shkodër

Kryeministri Meta urgjent në Shkodër pas vrasjes së kolonel Zylyftarit

Meta: Kush qëllon policinë, ka qëlluar shtetin, ka qëlluar popullin, ndaj asnjë mëshirë për kriminelët

Poçi komandon në Shkodër në krye të policisë kolonel Bibil Mema

Shkodër, në pranga dy persona të shpallur në kërkim

ARRESTIMET E FUNDIT TË KOLONELIT

Lot në Vlorë për Kolonelin: fitoi mbi krimin

Në 11 muaj bllokoi dhe sekuestroi 19 skafe e gomone, 3 pistoleta për prodhimin dhe riparimin e gomoneve, 4000 kg hashash të kapur dhe kthyer pas, 200 koli cigare të kapura dhe sekuestruara në anijen kontrabandë “Urikan”, rre penale të liruara në një punë të lartë profesionale, qindra prostituta të kapura, shqiptarë dhe të huaja, 13 grupe kriminale të shpartalluara, midis tyre grupin e zani Çausht.

Reagon menjëherë PS, pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku vritet drejtori i policisë, kolonel Arben Zylyftari

Rama: Luftë pa kompromis krimit, në çdo qelizë