Berisha sfidë me kriminelët përballë nesh
Problemi i madh i të djathtës shqiptare: aleanca me krimin
Nga ERION BRAÇE
Kolonel Arten Zylyftari u përcoll dje në banesën e fundit si dëshmor i këtij vendi, një simbol i luftën tonë - të të gjithëve - kundër krimit.
Për herë të parë, dje, në Berat kam parë aq solidaritet sfidues - skraparllinj, vlonjatë, shkodranë, korçarë, beratas - kundër krimit. Mbase për herë të parë, po dje, nuk pata zili solidaritetin spanjoll në luftë kundër terrorizmit politik të baskëve të ETA-s.
Por dje, pashë se diçka kish lëvizur brenda atyre dhjetra mijëra vetëve që përcillnin kolonelin, duke nisur nga Kryeministri e përfunduar tek polici i fundit që shkrepin armën në zbreshërinë e nderit. Të gjithë betoheshin për luftë ndaj krimit, tani shumëfish më të egër. Për të prishur bilancin e dhimbshëm me policë dëshmor.
Por, për fat të keq, këta njerëz që betoheshin për luftë të mehte me krimin nuk ishin të gjithë ata që duheshin në krahë të njerëzve antikrim.
Sali Berisha, lideri ideologjik i terrorizmit dhe çdo lloj krimi tjetër ordiner në Shqipëri, nuk e renditi veten, partinë (nëse ka), mbështetësit (nëse ka), në krah të qytetarëve të sh-tet që luftojnë krimin për të vendosur rend, qetësi e siguri për të gjithë.
Edhe për “politikanin” Shaban Berisha.
Shumëkush e priste dhe është e vërtetë që Sali Berisha dhe gjithë soji i tij prej të pagdhendurish humanisht, nuk dënoi dhe të ishte prezent e jo më të përkujdeloj ndonjë minute para arkivolit të kolonel Zylyftarit, një polici që shkoi të vendoste drejtësi në Shkodër, ku dy banditë - së fundi - kishin vrarë 2 qytetarë të tjerë.
Kjo është zgjedhje publike e tij (Sali Berishës). Dhe, ai uli të rendinjarët përfundimisht dhe pa emocione në kravatën e krimit.
Një zgjedhje, që në rastin e kolonel Zylyftarit u bë prezent që në ’93-shin, vit kur e përzuri nga policia me nenin 24/1 dhe që u mbyll dje kur kërkesës për një opinion të tij lidhur me vrasjen e kolonelit, ai iu përgjigj pafytyrësisht, turpërisht, kriminalisht: “Kalojmë në një pyetje tjetër”.
Një zgjedhje që në rastin tim, në rastin tënd, në rastin e cilitdo tjetër shfaqet me vrasje, hedhjen në erë të shtyllave të dritës, tubave të ujit, mbase shumë shpejt edhe të shkollave.
Megjithatë, ky ishte, është, do të jetë, Sali Berisha që nuk nderon policët, por vrasësit e policëve. Madje, ata që vrasin nga dy policë njëherësh. U kujtohet besoj banditi i Levanit të Fierit.
Përtej, Berisha i vetëm, i munguar dje në një ambient ku zhvillohej diçka më tepër se një ceremoni, nuk do të përbënte problem i mjaftuar në radhën e atyre që vrasin policët.
Por dje, mungonte e gjithë e djathta, pavarësisht palacove që e përfaqësojnë. Mungonte që nga partia “antikrimi” e Fatmir ..., (shkr...qind kjo? [?]) mirësi banditë më pas deri tek lëvizja reformiste e Genc Pollos.
Mund të ketë qenë një pakujdesi, por në raste si ai i djeshmi, gjithkush e mendon si qëndrim publik, politik, human.
Ky është problemi i vërtetë i së djathtës shqiptare.