13/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 gusht 2000

Dy kohë, sa ndryshime

’92-’96, vetëm 5 km rrugë e re, 5 milionë USD. ’97-’00, 10 segmente superstradë 250 milionë USD FAQE 6

Droga, mirë me sasi të kapura, por kush është "Koka" e rrjetit?

Kush është "kryeagronomi" i sipërfaqeve të tëra të mbjellura me hashash? Po "mercologu" i mbledhjeve dhe shitjes së mallit? Nga Erion Braçe Kapja dje në Vlorë të një sasie të jashtëzakonshme droge, 250 kg, e papakur ndonëse njëherë në Shqipëri, natyrisht që veçon një tjetër reagim të suksesshëm të forcave antikrim në Shqipëri. Tashmë edhe në fushën e narkotrafikut. Kjo për faktin se sasia e djeshme është pararendëse pak javë më parë nga një sasi prej rreth 220 kg drogë kapur në Tiranë, e porsambritur nga Turqia. Megjithatë, këto shifra të jashtëzakonshme për çdo vend tjetër të Europës, të shtyn të mendosh për ekzistencën e një rrjeti tejet të organizuar, që vepron në vend dhe jashtë tij. Policia shqiptare deri tani na ka treguar sasi spektakolare të drogës së kapur, sasi spektakolare të rrënjëve të bimëve narkotike të shkatërruara në zona gjithnjë e më të mëdha të vendit, por deri më sot na ka treguar "fundin e kavallit", fshatarë të këputur, shpërndarës të paralarë apo transportues të pagjumë, të këtij rrjeti që shumë shpesh do të bëhet rreziku më i madh serioz për Shqipërinë. Ne nuk po shohim dot "Kokën" e këtij trafiku, nuk po shohim dot kryeagronomin e sipërfaqeve që shtohen të mbjella me bimën e tmerrshme kanabis, nuk po shohim dot mercologun e organizimit të mbledhjeve dhe shitjeve të "prodhimit" pasurues, krimbrëës dhe vdekjejellës. Ashtu siç megjithë kujdesin e madh ndaj fluksit të emigrantëve klandestinë që i turren Shqipërisë nga vendet fqinje, "mike" ende nuk po shohim se kush është koka e këtij trafiku, që çuditërisht gëzon linja të sigurta nga Turqia në Greqi, Maqedoni, Shqipëri. Pra, tani duhet goditur koka dhe kjo është prova e rritjes së policisë shqiptare, e profesionalizmit të saj, por edhe e kurajos për të goditur cilësisht krimin.

Aksioni

Policia kap sasi të jashtëzakonshme droge në Vlorë, gati për Itali Në foto: Një fëmijë që po ushqen gjelat e detit me "fruta" e kanabis, në një nga arat shumta të mbjella me drogën e re. Foto: "Zëri"

Kapën 250 kg drogë në shasinë e një makine të Vlorës

Viktor Harizi 28 vjeç, lindur në Kaninë dhe banues në Vlorë, transportues i saj FAQE 2

ENERGJIA

Pas urdhërit për të mbledhur paratë e energjisë së shitur Forcat speciale të KESH nisin sulmin nga barrat e Tiranës: Duam paratë e dritave • Hoxha: tregomëni një dyqan ku malli jepet falas. Po, KESH-i? • Ironi: institucionet shtetërore shtojnë konsumimin e energjisë: Nga 90 mijë KW/h para kufizimit, tani, 120 mijë KW/h • KESH mbledh paratë e 6 muajve: 3.2% më shumë se në ’99 FAQE 7

ÇMIMET

Bie inflacioni, garantohen pagat, stabilizohet monedha Ulen çmimet e ushqimeve, pjellëve, pllakave Në muajin korrik në raport me muajin qershor çmimet kanë pësuar një rënie 2.7 përqind. "Artikujt ushqimorë e veshmbathje" - 9.3%, "Arsim, argëtim, kulturë" - 9%, "Ushqim, pije, duhan" - 4%, "Bulmet dhe vezë" - 1,3%, "Fruta, perime" - 14,6% ku frutat 15,6 dhe perimet 13,3% etj. FAQE 8

TURIZËM

320-350 MILIONË TË ARDHURA NGA TURIZMI, AFRO 700 MIJË VETË PUSHUAN E SHPENZOJNË Numri i turistëve tejkalon parashikimet, mbi 700 mijë FAQE 9

RENDI

POÇI: KA IKUR KOHA KUR POLICIA URDHËROHEJ TË VDISTE VOTAT NË INTERES TË POLITIKËS Policia do të zbatojë vetëm ligjin FAQE 5

DURRËS

NGA FILLIMI I VITIT, JANË ARRESTUAR 61 "WANTED" Aksione të policisë durrsake, u gjen në shtëpi armët e rënda FAQE 3

INTERPOLI

ARRESTONET ARTUR VOCI, DËNUAR NË MUNGESË FAQE 3

"Martir" e ri të PD në Pukë mund ta vriste edhe kryetari i PD-së

Pukë/ Vrasja në Fierzë para dy ditësh nuk ka asnjë motiv politik, pavarësisht nga PD • E vërteta është se sekretari i komunës është vënë në mbrojtje të shoferit dhe të kryetarit të komunës, që politikisht i përkasin PD-së FAQE 2