31/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 gusht 2000

NANO-AMBASADOREVE: JO ZEDHENESA, TANI DUHEN INTERLOKUTORE

PAKTI I STABILITETIT Kryetari i Komisionit të Paktit, Nano NANO-AMBASADOREVE: JO ZEDHENESA, TANI DUHEN INTERLOKUTORE S’mund të akuzojë kërkush se Shqipëria është fundi apo bishti i Paktit Lexo NË FAQEN 2

FILLON AFISHIMI I LISTAVE NE KZQV-në E BASHKISE SE TIRANES

ZGJEDHJET FILLON AFISHIMI I LISTAVE NE KZQV-në E BASHKISE SE TIRANES NIS VEPRIMTARIA E KZQV NE RRETHET TE VENDIT, DJE NE GJIROKASTER DERI ME 10 SHTATOR PUBLIKE PLATFORMA ELEKTORALE E KANDIDATIT TONE PER TIRANEN, EDI RAMA Lexo NË FAQEN 3,9

E GJITHE SHQIPERIA ME TELEFONA, 120 KOMUNA TELEFONOHEN, 700 MIJE VETE TANI KANE MUNDESI NDERLIDHJEJE

QEVERIA / REZULTATE E GJITHE SHQIPERIA ME TELEFONA, 120 KOMUNA TELEFONOHEN, 700 MIJE VETE TANI KANE MUNDESI NDERLIDHJEJE CENTRALE TE RINJ, SHTOHEN NUMRAT NE DURRES, LUSHNJE, KUÇOVE, BERAT, KUKES, PESHKOPI SHPEJT TELEFONA PLUS NE SARANDE, DELVINE, POGRADEC Lexo NË FAQEN 6

MBYLLEN TENDERAT E 11 RRUGEVE, PAS 30 DHE 60 DITESH RRUGE TE REJA

QEVERIA / RRUGET Rrugë e re që po ndërtohet MBYLLEN TENDERAT E 11 RRUGEVE, PAS 30 DHE 60 DITESH RRUGE TE REJA Rrugë të reja në Durrës, Tiranë, Lushnje, Lezhë, Laç, Kukës, Rubik, etj. Lexo NË FAQEN 7

Qeveria “Meta”: Shtëpi për të varfërit, strategji - në 5 vjet 30% më pak të pastrehë

Qeveria, vëmendje të posaçme strehimit, tani mbështetje për shtresat varfëra që kanë nevojë për një shtëpi FAQE 4-5

Nano-socialistëve: “S’kemi asnjë dilemë për të humbur, fitorja është me ne”

PS & KRYESIA Dje mbledhje e shtabit elektoral socialist, 48 orë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale në të gjithë vendin Më 1 shtator, në çdo orë prezantohen kandidatët socialistë Nano-socialistëve: “S’kemi asnjë dilemë për të humbur, fitorja është me ne” • Kryesia e socialistëve diskuton gjithë detajet e çeljes së fushatës • Më 1 shtator, që në orët e para të ditës prezantohen kandidatët • 10 ditë nga Veriu në Jug në çdo derë fshati e çdo derë qyteti • Në Tiranë festë dhe mesazhe për gjithë vendin • Dy kandidatë e fundit: Në Kavajë Adhurim Cara dhe Peshkopi: Bajram Krrashi • Më 11 shtator, në Tiranë KPD vlerësime dhe impuls më të fuqishëm fushatës në 20 ditët fundit • “Të pavarurit” edhe pak orë për të vendosur, më tutje jo më socialistë • Maturi politike përballë aleateve, por STOP çdo spekulimi duke luajtur me një pushtet ende të pavotuar TIRANË — Socialistët mblidhen dje pasdite, deri në mbrëmje vonë, në Kryesinë e PS-së, mbledhje e radhës kjo e Shtabit Elektoral Socialist, 48 orë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale. “Nuk ka asnjë ditë për të humbur” - ky ish mesazhi bazë i liderit socialist Nano, i cili sot do t’i përcjellë gjithë strukturës socialiste në bazë, e që u përkthye dje i ndarë e gjithë motorëve që çlironte energjinë socialiste. Kështu, një shtatori që në orët e para të mëngjesit, do të shfrytëzohet në çdo minutë të tij nga socialistë kudo, në kohën e gjithë vendin për prezantimin e kandidatëve socialistë në komuna e bashki. Nuk do të pritet çelja zyrtare e fushatës në qendrat e prefekturave, por, prezantimi do të nisë që nga komuna më e largët që në orët e para të ditës së premte për të vazhduar në një shtrirje kudo në të gjitha fshatrat, qytetet duke ardhur në çeljes festive të fushatave në pesë ditët e fundit të fuqishëm elektoral socialist nga veriu në jug, në qendrat e prefekturave. Çdo gjë që lidhet me prezantimin para votuesve të kandidatëve socialistë kudo, në komunë e bashki do të përfundojë brenda 10 ditëve të para si dhe për të shpërhpur vullnetin e tij vendimmarrës, Kryesia vendosi dje që të mblidhet më datën 11 shtator, Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Liderët socialistë, për të përcaktuar dinamiken e kësaj mbledhjeje (thirrja e saj përbën detyrim Statutor), ndërkohë që mesazhi që do të dalë prej saj do të ketë në thelb një impuls të ri për dy 10 ditëshat e tjerë të fushatës, vendimtar për të tërhequr në votime të gjithë shqiptarët që kanë tashmë të garantuar ligjërisht përmes Kushtetutës dhe praktikisht përmes listave të para se të vërteta të zgjedhjeve, të drejtën e votës. Liderët socialistë i dhanë fund dje duke formalizuar vendimin e strukturave vendimarrës për të patur një kandidatët për Bashki e këshillat dhe në Peshkopi, Adhurim Cara dhe Bajram Krashi do të jenë dy kandidatët që do të kërkojnë votat e kavajasve dhe dibranëve në 11 Tetor në më të PS. Kryesia e socialistëve u ndal dje gjithashtu në shqyrtimin e disa kandidaturave të pavaruara që janë vendosur përballë mënyrën më flagrante të legjit Partisë, Statutin. N j e h ë r ë s h, socialistët theksuan se do të vazhdojnë të demonstrojnë maturi politike përballë partive aleate të koalicionit, veçanërisht përballë PSD-së e PA, duke deklaruar se i qëndrojnë marrëveshjes së publikuar javë më parë. Por, Kryesia socialiste, u shpreh mbrëmë se nuk do të lejojë asnjë lloj spekulimi të përfaqësuesve të këtyre partive duke luajtur në kurriz të një pushteti të pavotuar ende.

Kërkohet militani i PD, kërcënoi me armë votuesit e PD se nuk pëlqenin të vëllain

PD&krim Kërkohet militani i PD, kërcënoi me armë votuesit e PD se nuk pëlqenin të vëllain FAQE 12