Shiko faqen e plotë

THE PAINFUL JULY OF THE ALBANIANS

KORRIKU I DHIMBSHEM I SHQIPTAREVE

IL LUGLIO DOLOROSO DEGLI ALBANESI

Original newspaper scan

Skanimi origjinal i gazetës

KORRIKU I DHIMBSHEM I SHQIPTAREVE Tashmë u mësuam me të gjitha llojet e skandaleve, u mësuam edhe me tragjedinë e jetës, ashtu siç mësohet njeriu me duhanin. Mësa duket kalendari ynë zyrtar duhet t'i shtojë edhe të mësuarit me korrikun, i cili për shqiptarët po bëhet simbol i shprehjes së revoltës ndaj shtetit e, në këtë kuadër, objekt i shfrytëzjes së miletit bëhen ambasadat, poctn, tra, d?shira për t'u arratisur nga ky vend mesa duket po vazhdon të jetë ankthi i vazhdueshëm i shqiptarëve të rrallë. Ajo që ndodhi këto ditë në Tiranë tentativat e pamatëdisshme për eksod në Vlorë i ka bërë njerëzit të shushatur. I ka shkatërruar psikologjikisht dhe i ka dërrmuar shpirtërisht. Shifra e sakta e njerëzve të eshëtë e vështirë të dihet, megjithatë mbi 5000 veta, aty rreth orës 22 u grumbulluan para ambasadave, nga “Rruga e Durrësit” deri ashtu si dy vjet më parë iu turrën ambasadave për këtë radhë kali i majit i kangellave të tyre nuk ishte me një kapërcim i pragut të mirqenies dhe veditim drejt Evropës; kjo alternativë, tashmë, nuk ekziston. Duke e ditur këtë, turma e njerëzve bëri më të thjeshtën e punës: shkatërrimin, thyerjen e pllakave të ambasadave, të xhamave të dyqaneve r?full dhe pastaj deri aty nga ora 3 pasmesnate të dërritura e rrugë e së para ambasadave. Çdo njeri normal lind pyetja: kush e ka fajin, pse duhet të ndodhë kjo? Në pamje të parë, duket se pas zgjedhjeve demokratike do të nis- të një epokë e re, por kjo nuk ndodhi, u duk sikur çdo gjë do të rregullohej shpejt, as kjo nuk ndodhi. Gjendja e rënduar shpirtërore para zgjedhjeve dhe mungesa e rrugëve për të kapërcyer krizën e kanë tronditur rëndë kohezionin e shqiptarëve. Po qeveria? Për ironinë të fatit televizioni mbrëmjen e po ndodhnin këto transformime kronika dhe pas? paraand? e presidentit të shtatë vendeve më të industrializuara para se të hynin në mbledhje, dë fars, kot, si të mos ketë ndodhur asgjë aty nga fundi jepet një njoftim i thatë nga një përpjekje për eksod në Durrës. Më duket se shteti nuk po mëson të flasë sinqerisht me njerëzit. ILIR ZVERI