Shiko faqen e plotë

We are against socialism...

Jemi kundër socializmit...

Siamo contro il socialismo...

Original newspaper scan

Skanimi origjinal i gazetës

Godo në takimin me banorët e zonës në Cakran të Fierit Godo në takimin me banorët e zonës në Cakran të Fierit Jemi kundër socializmit... ...secili të jetë zot në punën e tij dhe në shtëpinë e tij, kurse qeveria të shohë punët e veta. Më 17 nëntor, në sallën e Kinemasë së Cakranit, u mbajt një takim i fshatarësisë së Komunës me kryetarin e PRSH, z. Sabri Godo. Në takim merrnin pjesë mbi 150 vetë të ardhur edhe nga fshatrat e afërt. Në fjalën e tij, që u prit me duartrokitje, z. Godo tha: - Ne mund të merremi vesh lehtë me ju se jeni fshatarësi me tradita patriotike, të lidhur me zakone fisnike e me pronën. Ne jemi për bashkimin e Kombit dhe në këtë pikë gjejmë përkrahjen tuaj. Bëhen përpjekje për të mbajtur gjallë para opinionit ndërkombëtar çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni, po mungesa e një strategjie të qëndrueshme pakëson shanset tonë të bashkimit të kombit. Ne jemi për një ekonomi të bazuar mbi pronën private të trashëguar. Në këtë pikë gjithashtu gjejmë përkrahje të gjerë në fshatarësinë e Mallakastrës. Nuk do të ndahet sherri këtu brenda dhe nuk do të merremi vesh me Evropën, sa kohë të mos vejë prona në vend. Toka është themeli i pronës. Ne kërkojmë atë që do shumica e fshatarësisë, të shkruar në projektligjin tonë për tokën dhe që mund të përmblidhet në tri pika: secili të vejë në tokën e trashëguar nga i ati; ai që ka trasheguar shtëpinë të tokën e tjetrit të dëmshpërblejë sipërfaqen me 300 m2 truall dhe pronari të kompensohet për këto 300 m2 jetiq, kthimi i tokës pronarëve të mëdhenj të kufizohet në 60 ha. Kjo është shkruar në ligjin tonë. Socialistet, e nganjëherë edhe demokratikët, nuk sillen ndershmërisht kur thonë se ligji republikan u prish shtëpitë e të varfërve dhe kthen çifligarët. Kjo është një gjuhe komuniste. Ne jemi kundër socializmit, duam që secili të jetë zot në punën e tij dhe në shtëpinë e tij, kurse qeveria të shohë punët e veta. Duke u njohur nga afër me njeri-tjetrin, ne merremi vesh edhe për zhvillimin e demokracisë. Jemi kundër sundimit të një partie, kundër korrupsionit që është përhapur si murtajë, kundër administratës burokratike që zgjidh vetëm hallet e saj dhe jo hallet e qytetarit. Ne jemi për një rend të fortë që të mbrojë njeriun, familjen dhe pronën. Ne merremi vesh me ju se në gjitha pikat dhe është shumë më mirë që republikanizmi ka zënë vend dhe po rritet shpejt në Cakran. Ne do të bëjmë ligjet... Më tej f.3 ...Jemi kundër sundimit të një partie, kundër korrupsionit që është përhapur si murtajë, kundër administratës burokratike që zgjidh vetëm hallet e saj dhe jo hallet e qytetarit. ...Ne jemi për dënimin e kriminelëve komunistë që kanë kryer vrasje e tortura të patreguara, duke shkelur edhe vetë ligjet e diktaturës. Por duket sikur puna nuk është zënë mirë. Paditen disa pleq për krime të kohës së Luftës. Dakord, do krim le të ndëshkohet, po duke nisur nga kriminelët e Sigurimit që kanë prerë edhe koka njerëzish dhe sot shëtisin kokëlartë nëpër bulevardet e qyteteve.