Tani, që zgjedhjet përfunduan dhe rezultatet e tyre u shpallën, shtrohet pyetja: a ishin ato të lira?
Televizioni shtetëror «asnjëanës» po bën ç’është e mundur të na bindë se ato ishin vërtet të lira. Këtë po e dëgjojmë edhe nga të gjithë ata zëdhënës të huaj që po intervistohen me aq kulturë, në sa e sa gjuhë të huaja.
Si kurrë ndonjëherë, në prani të komisioneve pluraliste, njerëzit u futën në dhomat e fshata, shkruan dhe dëshën dhe me vullnet të lirë e hodhën letrën e palosur, të ardhmen e tyre, në kutinë e kuqe të votimit.
Ndoshta këto zgjedhje ishin fizikisht të lira, por moralisht jo! Përfaqësuesit e PPSH kanë pohuar shumë herë se populli ynë nuk ka tradita në fushën e demokracisë, nuk e njeh pluralizmin dhe logjikisht nuk e ka konceptin e zgjedhjeve të lira.
Prandaj, për ta ndihmuar këtë popull që historikisht nuk ka njohur ço të thotë liri mendimi, të votojë i lirë, PPSH në prag të zgjedhjeve vendosi të marrë disa masa të rëndësishme.
E para: Të mbetet në fuqi ligji elektoral, i hartuar nga vetë ajo në kohën kur në Shqipëri flala «pluralizëm» donte të thoshte «herezi». Ky ligj i vjetëruar për një tip votimi të vjetëruar, do të jetë garanci e plotë që zgjedhjet e reja me një tip votimi krejtësisht të ri, të jenë «të lira».
E dyta: Që populli të shkojë në zgjedhje me qetësi, kulturë dhe siguri, forcat e rendit, ushtria, sigurimi dhe drejtësia të mbeten në duart e Partisë së fuqit, që të mos ndodhë ndonjë e papritur e pakëndshme për të. Pra, edhe guri, edhe arma në dorën e saj!
Kërkesa e opozitës për depolitizimin e tyre (si kudo në botë) të konsiderohet si kërkesë për «qëgjra në hell»!
E treta: Që fushata elektorale të zhvillohet e lirë dhe e barabartë, të bëhet çmos që opozitës t’i vihen «gurë në rrota». Gazetat e saj të mos lejohen të lexohen në fshat, në repartet ushtarake, etj., për të ruajtur «të kthjellët» mendjet e njerëzve të papërgatitur. Nga propaganda e opozitës, që do t’i afrohen fshatit, për ta çoroditur dhe turbulluar me gogolin e kapitalizmit dhe të bejlerëve, disa të trajtohen si «forca të errëta».
Në të njëjtën kohë, PPSH ta sigurojë fshatin se nuk do të preket asnjë gjëme «mirëqenia» dhe «bollëku» i krijuar në socializmin shqiptar. Le të votojë fshati për PP, përndryshe «ka çeqja biçka...».
E katërta: Radiotelevizioni të pasqyrojë me vërtetësi «socialiste» fushatën e «barabartë» elektorale, procesin e votimeve dhe jehonën pas tij. Por... për hir të pluralizmit, të mos thuhet asnjë fjalë për shantazhet, kërcënimet dhe rrahjet ndaj anëtarëve të opozitës. Asnjë fjalë për shkaqet e vërteta se pse u votua në 249 zona dhe në 250, sipas parashikonte ligji.
Mbas votimeve, me vëzhguesit e huaj të mbahet qëndrimi «asnjëanës» dhe «objektiv». Të intervistohen vetëm ata që dë të flasin mirë për «zgjedhjet e lira». Asgjë drejtpërdrejt, gjithçka e regjistruar, e qethur dhe e zbukuruar. Ata që do të shfaqin mendime të ndryshme nga ato të PPSH të shpallen «armiq të jashtëm».
E pesta: Komisioni qendror i zgjedhjeve në dhënien e rezultateve të mos harrojë ligjin e «seleksionimit natyror». Pra, të shpallen drejtpërdrejt vetëm ato rezultate të zonave ku ka fituar Partia e Punës. Për qytetet kryesore si Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan etj., ku ka shumë intelektualë dhe mund të fitojë demokracia, populli le të mësojë në vonë. Më mirë vonë, se kurrë! Ata që dinë gjuhë të huaj le t’i marrin të dhënat nga stacionet e huaja radio-televizive. Në kemi stilin tonë! Të kursehet energjia në punën e kompjuterëve, që parashikojnë të japin të dhëna të hollësishme se ç’përqindje votash fituan të humburit, për kë votoi fshati e për kë qyteti, për kë votuan gratë e për kë burrat. Vogëlsirat nuk i duhen popullit!
E gjashta: Në përfundim të zgjedhjeve, të gjitha subjektet politike të pranojnë e të respektojnë vullnetin e popullit! Boterisht, në televizion, organizatat e pavarura të shprehin entuziazmin revolucionar që nuk fituan asnjë votë. Sidoqoftë, të jenë krenarë se detyrën ndaj PPSH e kryen me nder! Në fund do të jetë partia që do popullin! Për ata kandidatë, që nuk i do populli, do të vendosë partia!
Të mos e teprojmë, nuk do ta pyesim popullin për të gjitha.
MARTIN CAMAJ, PERSONALITET ORIGJINAL QË PRET TË NJIHET
Martin Camaj është një ndër figurat më interesante të diasporës shqiptare në fushën e letrave dhe të kulturës në përgjithësi.
Ai jeton në Mynih të Gjermanisë, po për shtypin tonë nuk ka ekzistuar. Asnjë rresht për të, asnjë fjalë, ndërkohë që i botohet libri në Prishtinë e në Romë, në Gjermani e në SHBA.
Ky personalitet i kulturës shqiptare lind në Dukagjin më 1925. Duke qenë fëmijë tepër inteligjent, kleri katolik vendosi ta arsimojë në Kolegjin jezuit të Shkodrës, ku Martini si apostolik ishte i destinuar t’i nënshtrohej një jete arsimimi të gjatë. Por me mbylljen e seminarit më 1945 në Shkodër, Martin Camaj detyrohet të punojë, si mësues në Malësinë e Shkodrës.
Pas pak viteve punë, për arsye të ideve të tij politike, ai arratiset nga Shqipëria për në Jugosllavi. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Jugosllavi nuk ka shumë të dhëna. Dimë që punon për një periudhë të shkurtër si mësues në Kosovë e më pas regjistrohet student në Universitetin e Beogradit më 1949. Tani studion romanistikën dhe profilosobet për italianistikë, romanistikë, slavistikë. I pajasur me një kulturë të gjerë ai do t’i kushtohet kulturës sonë kombëtare. Kështu përgatit e përpunon në Shkodër, Martin Camaj detyrohet të punojë, si mësues në Malësinë e Shkodrës.
Pas pak viteve punë, për arsye të ideve të tij politike, ai arratiset nga Shqipëria për në Jugosllavi. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Jugosllavi nuk ka shumë të dhëna. Dimë që punon për një periudhë të shkurtër si mësues në Kosovë e më pas regjistrohet student në Universitetin e Beogradit më 1949. Tani studion romanistikën dhe profilosobet për italianistikë, romanistikë, slavistikë. I pajisur me një kulturë të gjerë ai do t’i kushtohet kulturës sonë kombëtare. Kështu përgatit e përpunon në Shkodër, ai përveç shqipes dhe gjermanishtes edhe frëngjishten, që nuk dimë nëse është botuar. Kjo punë i kushtoi tre-katër vjet. Po në këtë periudhë ai boton në Prishtinë dy libra me poezi: «Një fill në zemër» (1953) dhe «Kënga e Vrinitt» (1954), ku vërehet pasuria figurative me shprehësinë e shkollës letrare shkodrane.
Që nga 1953 deri më 1959 Martini jeton në Beograd me të ardhurat e emigrantit politik dhe merret vazhdimisht me përkthime nga serbishtja në shqip dhe anasjelltas. Në rrethanat të panjohura për ne ai largohet nga (Vijon në faqen e 2-të)
PROTESTE E KOMISIONIT NISMËTAR TË BSPSH, DERGUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare është thellësisht i indinjuar nga qëndrimi arrogant i Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Fatmir Kuka dhe i ndihmësit të tij Hysni Lita ndaj anëtarëve të Sindikatës së këtij institucioni.
Të nesërmen e deklaratës së sindikatës së RTV kët a dy persona filluan një fushatë të ulët dhune e terrori psikologjik, fyen e poshtëruan me qëllim që të thyhen njerëzit e të gjenin përgjithsh të degëlaras së drejtës.
Edhe pse ata nuk mundën të realizojnë synimet e tyre, ne protestojmë energjikisht ndaj këtyre personave nostalgjikë për kohët e diktaturës dhe deklarojmë se do të mbështesim me të gjitha mjetet ligjore anëtarët e sindikatës së këtij institucioni.
Shkodra- zambak i lirisë
Shkodra demokratike e ditëve të sotme, që u tregua në lartësi të proceset pluraliste dhe në krijimin e një shoqërie të re demokratike, ka mbi shpatullat e saj mijëra vjet histori, plot luftëra për liri e përparim social.
Shkodra demokratike e ditëve të sotme, që u tregua në lartësi të proceseve pluraliste dhe në krijimin e një shoqërie të re demokratike, ka mbi shpatullat e saj mijëra vjet histori, plot luftëra për liri e përparim social. Ajo ka qenë djep i qytetërimit. Në histori e kemi pasur një ballkon të bukur drejtues nga Evropa. Kjo vater e rezistencës shqiptare si gjithë të tjerat ka qenë gjithnjë objekt sulmesh nga të huajt dhe armiqtë e brendshëm. Është trevë e traditave të pasura, me ndjenjën e krenarisë dhe të mosnënshtrimit, që është vënë shpesh në fokusin e shigjetave me helm të forcave barbare. Por ajo ishte më e fortë se Rozafati që i rri mbi krye si kurorë.
Në damarët e saj qarkulloi në shekuj gjaku fisnik i labetëve që iu transmetua brezave me substanca të pasuruara. Ky qytet madhështor që në kohët antike i priti me gjoks sulmet e forta nga deti dhe nga toka. Një faqe e ndritur e analove shkodrane, është qëndresa heroike në shekullin XV kundër sullmeve të egra osmane. E gjithë popullsia u ngujua në kështjellë dhe i qëndroi me muaj atyre si dhe urisë, pabisë dhe të gjitha të zezave. U kthye në kështjellë të dyfishtë ky vend, prej njerëzish të pamposhtur dhe gurësh të rëndë. Edhe kur popullsia mori rrugën e arratisë drejt Venedikut të tjerave, la pas rrënjët e thella të lirisë që shkonin deri në zemër të dheut. Më pas, kjo liri e forcuar kthehej dhe ajo ish më e fortë se Rozafati që i rri mbi krye si kurorë.
Nën damarët e saj qarkulloi në shekuj gjaku fisnik i labetëve që iu transmetua brezave me substanca të pasuruara. Ky qytet madhështor që në kohët antike i priti me gjoks sulmet e forta nga deti dhe nga toka. Një faqe e ndritur e analove shkodrane, është qëndresa heroike në shekullin XV kundër sulmeve të egra osmane. E gjithë popullsia u ngujua në kështjellë dhe i qëndroi me muaj atyre si dhe urisë, pabisë dhe të gjitha të zezave. U kthye në kështjellë të dyfishtë ky vend, prej njerëzish të pamposhtur dhe gurësh të rëndë.
Shkodra ka një vend nderi në Rilindjen shqiptare, sepse u bë bastion i fuqishëm dhe mbështetje e saj dhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga gjiri i saj nxorri mjaft figura të larta e të ndëruara si Pashko Vasa, Zef Jubani, Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj. Kjo amzome e krenarisë shqiptare e shpurri stafeten e luftës më nder deri në Pavarësinë e 1912-s dhe pastaj vazhdoi më tej. Shkodranët nuk i hoqën kurrë pushtet e trimërisë nga supet. Më 1913 dhe pastaj më 1915 për (Vijon në faqen e 2-të)
NJË NËNË PRET ME ANKTH DJALIN E RRËMBYER
Një mëngjes më telefonoi nga Durrësi mjeshja Nexhmije Lika: — Tani që po ju flas jam afër e shqetësuar nga një hall i madh që më ka zënë.
Një mëngjes më telefonoi nga Durrësi mjeshja Nexhmije Lika:
— Tani që po ju flas jam afër e shqetësuar nga një hall i madh që më ka zënë. Është fjala për fatin e djalit tim, Edgar Lika, lindur më 22.6.1980. Ma ka rrëmbyer halla e tij Dilavize Lika, duke ikur se bashku me të në Itali. Lexova në gazetën «Republika»- emrin e kunatës sime dhe të kushërinjve të djalit tim të ikur së bashku me të. Ndërsa emrin e djalit jo. Jam jashtëzakonisht e shqetësuar e shqetësuar. Është histori e gjatë, prandaj po ju sqaroj pak... Më ka vdekur burri para disa vjetësh. Marrëdhëniet me njerëzit e burrit, pas vdekjes së tij, kanë qenë mirë e acaruara. Ajo që më shqetëson më shumë dhe më duket veprim mafioz është fakti se, në listën e botuar ishin në radhë grupi i kushërinjve vetë; djalit tim që e kishin grabitur atë në Itali. Në fund të tyre qe shënuar edhe emri i Ed-mir Lika i datëlindjes 22.6.1980. Është e njëjta me datëlindjen e tim biri. Ndërkohë kushërinjtë e tij s’kanë asnjë fëmijë me emër dhe datëlindje të tillë. Jam e sigurt që pas këtij emri ata fshihin tim bir. Instinkti i nënës i shoqëruar me fakte, nuk gabon kurrë...
Pastaj nga ana tjetër e telit dëgjoi dënesat e saj. Me zor ajo e mbylli bisedën, duke më thënë: «Djali im quhet Edgar Lika, i datëlindjes 22.6.1980. Ju lutem shumë edhe një herë si prind, si nënë! Me thoni të paktën çfarë të bëj!?» Pastaj e mbylli dënesat dhe e mbylli telefonin ngaqë s’mund të fliste dot më.
Mendoj se, megjithë situatën e tensionuar politike që ndodhemi, asnjëherë nuk duhet harruar njeriu. Hallet e tija. Se në kohë të turbullta ka shumë njerëz që veprojnë në kundërshtim me të gjitha normat etike, morale, ligjore. Ata kujtojnë se mund t’i vjedhin realitetit të lehtë-madhur me veprime të uleta e makiaveliste, duke i kryer gjithëçka krimet e tyre pas kinatave të skenës politike. Le t’ia lëmë vendin retrospektivës. Telegrafisht po sjell disa fakte që lidhen me historinë e kësaj nëne. Në korriz të saj janë kryer vazhdimisht veprime të dëmshme për shkak të lidhjeve tona jo shumë të përcaktuara. Janë një odise e tërë peripecie e kësaj gruaje të mjerë, të vetmuar e pa përkrahje, të cilës po i mohohet e drejta për t’i pasur pranë fëmijët e saj.
I shoqi e la të ve, fajet të në rregullim 2-vjeçar dhe Ergysin 6 muajsh. Që prej 7 vjetësh jetonte me vjehrrën, Sosen dhe kunatën, Dilavizen. Në fillim të vitit 1989 patën mosmarrëveshje. Të dy palët kërkuan të ndaheshin. Pastaj Nexhmija u shtrua në sanatorium. Vjehrra dhe e kunata, ndërkohë, duke synuar të merrnin pensionin e të atit të fëmijëve, filluan përpjekjet e të mirët. Pas 10 muajve Nexhmija del nga spitali jo e shëruar plotësisht, vetëm me merakun i fëmijëve. Shkon në shtëpi, por derën nuk ia hapin. Pas 24 orëve dy djemtë e mbyllën të kunatës i grabisën fëmijët dhe i çojnë në Laç.
Më 14 nëntor 1989, dy vendimet e gjykatës së Durrësit të formës së prerë, njëri për të kthyer Nexhmijen të miturit dhe tjetri për të marrë një dhomë në shtëpi për të shumë nga mëndër. Ajo pavidë e vështirë, e preplë. I asajë? Nëse edhe autoritare, duken këtë kalimi i tij mbetej në letër, duke e lënë të vënë e greje dhe pa bijtë e saj.
Punonjësi i zyrës së përmbarimit të gjykatës së Durrësit më prill 1990 çështjen ia kalon hetuesisë për ndjekje penale, por ajo e groposi në kalendat e saj. Një artikull në «Bashkimi» zgjon hetuesinë, që ia coi çështjen me përgjegjëse gjykatës së rrethit. Gjykatësi vendosi të dënojë kunatën Dilavize me 15 ditë heqje lirie, ndërsa vjehrën Sose me 500 lekë gjobë.
Më së fundi Nexhmija i merr fëmijët më 24 shtator 1990. Kjo pas vështirësive të jashtëzakonshme, sepse nga Laçi fëmijët i kishin fshehur për disa muaj në fshatin Pashnatik të Dibrës në familjen e Ramadan Ukalës. Kështu vatra e ngrohtë nisi të digjej sërish për në përhapur nga vjehrra dhe kunata se fëmijët nuk e duan nënën. Por rrjeti i tyre mafioz nuk do të dorëzohej lehtë, duke nuk u penguar në punën e tyre pa pushuar ligjëri. Por edhe po të kishin atje, ato nuk, vepronin. Vetëm këto ndodhta e kishin bazën gjithë ajo kurajo e kësaj bande. Në bisedën me dëshmitarët e tjerë, Destan Laci, nga qyteti i Laçit, afatë për të bërë ço postër, më 14 tetor 1990 i rrëmbyen të dy djemtë e vegjël tek shkoni në shkollë. Më 26 tetor 1990 Nexhmija shkon në Laç dhe paraqitet në polici. Së bashku punonjësin e policisë të lagjes «Vijon në faqen e 4-t)
AKTUALITET
«NË MUNDËSI APROVIMI: «PARTIA SOCIALDEMOKRATE E SHQIPËRISË»
Në Ministrinë e Drejtësisë sësumuam se që më 23 mars është depozituar kërkesa për t’u miratuar «Partia Socialdemokrate e Shqipërisë». Për të mësuar disa hollësi rreth kësaj partie, që pret miratim, bashkëbiseduam me disa nga anëtarët e grupit nismëtar.
Pyetjes sonë: «Çdo të përfaqësojë kjo parti, mos do të jetë një fraksion i Partisë së Punës?», ata iu përgjigjën:
— Lëvizja socialdemokrate njohët dhe i ka të përcaktuara parimet e saj ideologjike politikisht. Aktualisht është një nga alternativat më të mëdha dhe që e ka patur njerëzmi prej kohësh. Ashtu siç ka qenë dhe alternativa e komunizmit, që erdhi deri në ditët tona e praktikisht dështoi. Ndërsa socialdemokracia që u përfaqësua në Perëndim, mbisundoi dhe rezultati i arritjeve të saj duket kudo në Evropë, që ka sot një nga gjyë të theksuar socialdemokratike. Ky opinion po përqëndrohet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri dhe sintetizohet me parullën «Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën».
— Domethënë s’do të jeni fraksion i Partisë së Punës?
— Jo, do të jemi parti opozitare me PPSH-në. Duhet t’ju them them se koalicioni komunizëm-socializëm jo vetëm kanë qenë tëafërta, por kanë qenë bashkë. Pastaj, kjo parti që është dhe jeshë partia, është opozitare.
— Cilit do të jenë anëtarët e kësaj partie?
(Vijon në faqen e 4-t)
Presim me interes të madh
U detyruam t’i shkruajmë redaksisë suaj, pasi nuk gjetëm rrugë tjetër. Jam një punonjës i «Rilindjes» në rrethit të Kukësit. Sapo dëgjuam për daljen e gazetës «Republika», bashkë me shumë shokë, vendosëm të abonoheshim në këtë organ, pasi ishim edhe simpatizantë të Partisë Republikane.
Fatkeqësisht gjetëm pengesa dhe nuk arritëm të abonoheshim. Përgjegjësi i PT-së i zonës Arrën, Halil Marku, anëtar i PPSH, e filloi këtë lojë, duke fshehur telegrafinin e planit e të pajtimt të kësaj gazete. Kur shkonim e pyesnim punonjësit e zyrës së PT, ata përgjigjeshin: «Ne nuk dimë gjë, këtë punë e di përgjegjësi».
Më në fund në unë arritëm të kryetar i kështëti të bashkuar, ne na tha: «Po ta detyroj unë të bëjë abonimet sipas planit, deri në orën 12°° të datës 26 shkurt» (datë dhe orë që kërkohej me telegram përfundimi i abonimeve). Mbas 5 ditëve rrugë që kishim shkuar në PT, shkuam dhe ditën e fundit, më 26 shkurt, me shpresë se e kemi të sigurt abonimin, pasi kishte ndryshuar edhe pushteti.
Përgjegjësi, që e kuptoi se do të detyrohej t’u bënte abonimet të interesuarve, pasi s’kishte nga lëvizte, mendoi një «zgjidhje» kaq bukur: dy orë përpara afatit, jep në rreth telegrafim: «S’ka kërkesa për këtë gazetë». Ja si «kujdeset» PPSH-ja për shpërndarjen e shtypit opozitar nëpërmjet anëtarëve të saj, të cilët nga «zelli» i madh për t’i shërbyer Partisë në fuqi, abuzojnë edhe detyrën.
Do t’iu lutemi shumë që këtë letër ta botoni në mënyrë që përgjegjësi të mbledhë mendjen për 6-mujorin e dytë 1991.
Presim me interes të madh botimin e letrës
Unë dhe shumë shokë të mi simpatizantë të PR
Me nderime e respekt
FAIK QENANI
Vrrj-Arrën, Kukës