KUVENDI I PARË PLURALIST HAP SIPARIN E TIJ
Dhe dita e shumëpritur e të parit parlament pluralist, pas gati gjysmë shekulli, erdhi!
Një gëzim i jashtëzakonshëm, historik, për Shqipërinë, për mbarë popullin, që nuk do të dëgjojë vetëm një këmborë, pasi në parlamentin tonë do të ziejnë debatet për të mirën e përbashkët, për ta çuar përpara nënën Shqipëri, sepse vetëm ajo e meriton emrin nënë. Pa ç’ka se deputetët e Partisë së Punës përbejnin shumicën e mund të aprovojnë çdo ligj që duan (në rast se nuk do të ketë kundërshtime edhe midis tyre), përsëri kjo tribunë do të ndikojë që çështjet të zgjidhen, duke u analizuar mirë e drejt, duke mos dëgjuar vetëm si në kor unison një zë. Jo, ajo kohë e diktaturës së plotë moniste përfundoi. Zëri i demokracisë do të ushtojë për të drejtat ose për ato çështje, për të cilat partitë opozitare kanë qëndrim të kundërt, qoftë dhe i padrejtë. Por, kur prisnim se si do të diskutohej për problemet e mprehta të rendit të ditës, ndodhi ajo që nuk donim të gjithë: bojkotimi i seancës së hapjes nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike. Nuk donim të ndodhte sepse kërkonim të shijonim frutet e së parës seancë pluraliste të parlamentit tonë të ri, por ja që ngjarjet tragjike të Shkodrës e diktuan këtë mospjesëmarrje historike, që në fund të fundit, nënvizoi forcën e vetë pluralizmit dhe të kësaj partie, që, me shumë se hapjen e kuvendit, vlerëson atë që është më e rëndësishme për kombin tonë, ruajtjen e jetës e të qetësisë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të vrasësve të popullit. Nuk e kuptojmë dot rolin e deputetit, zotit Adil Çarçani, që, në emër të 10 deputetëve më të moshuar, nga një person që i takonte vetëm hapja ceremoniale e seancës së parë, u bë dhe prokuror pretencë-mbajtës ndaj Partisë Demokratike. Me ç’të drejtë? Apo se Partia e Punës «Heshtje për gjakderdhjen në Shkodër. Të ngrihej nga salla një nga deputetët e Partisë së Punës, mes të cilëve ka plot individë talente, me respektin, mendjen e guximin e duhur intelektual. Të ngrihej dhe, duke u bërë thirrje çdo të opozitës për pjesëmarrje, të shfaqte jo vetëm dhimbjen (e varfëruar tashmë dhe e pamjaftueshme kjo fjalë) për ngjarjet e Shkodrës, por të bënte dhe padinë kundër krimit». Këtë nuk guxoi njeri ta bënte, madje edhe deputeti Ajli Alushani, qëndrimin e deputetëve të Partisë Demokratike e cilësoi «... një veto politike, që nuk përputhet me dialogun demokratik». Po e pranojmë, i nderuari deputet këtë mendim. Por, pse nuk na thoni dhe anën tjetër të medaljes? A përputhet me dialogun demokratik vrasja në mes të ditës e njerëzve të paarmatosur dhe paqësorë?! Sa keq kur një kirurg me titull shkencor, një njeri që u shpëton jetën njerëzve, hesht ndaj atyre që ua rrëmbejnë atë padrejtësisht. Dhe jo vetëm kaq, por, duke vazhduar avazin e tipit demode të këmborës së një partie, flet edhe në emër të organizatës «Omonia» pa biseduar fare me asnjë nga deputetët e saj! Po ky veprim në dialog demokratik bën pjesë? Falenderojmë dhe televizionin (në këtë rast e kreu detyrën si i takon) që transmetoi edhe kundërshtimin e drejtë e të qartë të përfaqësuesve të «Omonias», të cilët i dhanë mësim të mirë njerëzve të kulisave të kuqe ... arti të madh, të mos dalin të flasin en’ e emër të tyre, pa pyetur këta deputetë. Përgëzime «Omonias» për qëndrimin dinjitoz, për leksionin e hapur mbarëkombëtar të vlerave të pluralizmit në parlament! Kështu, pas fjalës së hapjes, pas propozimit të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Imunitetit, shumë shpejt, thuajse pa filluar... punimet, zoti Adil Çarçani deklaroi të mbyllur seancën e parë. Ajo zgjat dhe pak, sepse përfaqësuesi i deputetëve të PD-së Neritan Ceka lexoi deklaratën e partisë që përfaqëson për mospjesëmarrjen në këtë kuvend, pa u gjetur fajtorët e ngjarjes së Shkodrës. U bënë dhe dy diskutime tepër të shkurtëra nga vendi dhe në këtë mënyrë u mbyll seanca e parë ose më saktë mund të themi se Kuvendi i shtyu punimet për të mërkurën pasdite, për të reflektuar edhe një herë Partia Demokratike për qëndrimin e saj bojkotues (?!). Thua vetëm për këtë, apo ndoshta për të pritur vendimin e komisionit të ngarkuar për hetimin e çështjes së Shkodrës?! • • • Dje pasdite erdhi çasti fatlum i fillimit të punimeve të të parit kuvend pluralist pas vitesh të vitesh gjysmëshekullore të një monizmi, që i bëri deputetët, si manekinë, të dinin të ngrinin vetëm dorën lart në shenjë miratimi unanim. Pa përmendur që në krye të kësaj shtojce shkrimi kronologjinë e seancës së dytë, që në fillim një deputet i Partisë Demokratike propozoi dhe ftoi të gjithë deputetët dhe të pranishmit të mbanin një minutë heshtje për viktimat e 2 prillit në Shkodër. Dhe ata u ngritën, nderojnë mitarimin siç ishte dhënë dhe zoti Adil Çarçani komunikoi se janë bërë nga deputetë të ndryshëm disa propozime dhe kur t’i vijë radha do ta shqyrtojnë dhe këtë! Këtë seancë, me pyetje e kundërshtime për këtë ose atë parregullsi në këtë zonë ose në atë zonë, të bëra fillimisht nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike e më pas nga «Omonia», ra në sy ajo që na duket shumë thënë përsërisht: dialogu dhe respektimi i mendimit të përkundërt të tjetrit. Në ndonjë rast kjo duket edhe si një tablo pa shumë harmoni, veçse ama në të ka jetë, ka zhvillim. Jo vetëm kërkuan ta bënin të ditura deputetët mendimet e tyre për disa parregullsi të zgjedhjeve, siç pretendon PD-ja, por, pas shumë diskutimesh aty për aty, u gjet dhe emëruesi i përbashkët. Pati edhe deputetë të Partisë së Punës si Ismail Lleshi, për të mos përmendur dhe të tjerë, që me objektivitet thanë se miratimi i raportit të komisionit të mandateve në tërësi, nuk do të thotë që për problemet e veçanta të mos votojmë në nga një. Është tjetër çështje pastaj mekanizmi i votës. Ajo dihet. E tjetër ai që ka shumicën, por ama i jepet e drejta dhe opozitës të ngrejë zërin për atë që ajo e quan padrejtësi. Konkretisht për 3-4 zona, e sidomos për atë fakt të pakundërshtueshëm që në qytetin numri 1 zgjedhësve për një zonë arrinte deri 13 mijë votues, kur disa të tjera kanë qenë deri edhe me 4000. Duke shtuar diskutimet, duke forcuar dialogun e kulturuar do të mësojmë madje shpesh, që më shumë kohë të shpenzojmë për çështjet që i përkasin të ardhmes së Shqipërisë. PETRO DHIMITRI
së të qenësishme kuptoj Apo se Partia e Punës dhe personalisht ai, si ish-kryeministër për shumë vite, doemos dhe patjetër duhet të diktojë? Si mund të thuhet «...nuk është as e drejtë që mbi interesat kombëtare të vihen ato partiake sepse, siç është shprehur në programet e pothuajse të gjitha partive, interesat kombëtare qëndrojnë mbi të gjitha interesat e tjera»? Pse, ju zotni deputet i Partisë së Punës, nuk e quan interes kombëtar jetën e katër martirëve të demokracisë të Shkodrës dhe gjakun e 56 të plagosurve të tjerë të pafajshëm për këtë shkallë dënimi me njërën nga forcat e errëta në pushtet? Mos vallë është në të mirë të Shqipërisë dhe të vetë prestigjit të Partisë së Punës që të mjaftohet me cilësimin “ngjarje të tilla të dhimbshme e të padëshirueshme” pa ia dhënë gjyqit të popullit, si vrasësit direktë (dy apo katër — aq sa kanë qenë), ashtu dhe urdhërdhënësit e tyre të kujt rangu qofshin? Kur në vendin e ngjarjes kanë qenë vetë drejtuesit e ruajtjes së rendit dhe drejtuesi kryesorë të Partisë të rrethit si dëshmitarë okularë, vështirësohet cilësimi i vrasësve? Dhe kush vlen më shumë, një popull i tërë trim, tiranësh e demokratësh, apo i Shkodrës, apo marrja në tutelë e keqbërësve ordinërë, që në qëlluan mbi armë, por mbi mishin e popullit fisnik e punëtor, duarartë dhe të mrekullueshëm të këtij djepi të historisë sonë të lashtë dhe të re? Zëri, për të mos marrë pjesë në kuvend nuk lind si pari nga sela e PD-së në Tiranë, por doli nga zemrat e popullit të Shkodrës, që kërkon të drejtën, sipas ligjeve në fuqi dhe sigurimin e jetës. E ç’vlerë ka një fjalë e heshtur para këtij zëri, para asaj ngjarjeje, që në vend të bëjë fjalë për hapa të rinj të demokracisë në Shqipëri, nënshkruan një praktikë diktatoriale gjakatare, që as vetë Partia e Punës s’duhet ta dëshirojë.
Kjo ndodh, sepse, ashtu siç u pohua në kuvend, “populli ynë i kulturuar, i mençur e urtë, si konfirmon drejt” [teksti është i paqartë] e do dhe e respekton demokracinë. Përkundrazi, përderisa populli s’kanë si marrin pjesë në kuvend, pa u plotësuar kërkesa legjitime e popullit, pa u vënë gishti mbi ata që duan ta prishin këtë demokraci. Kjo këmbëngulje nuk është politike, por tregon për pjekurinë, ashtu siç e ka çuar edhe Evropa e çdo përparimtar, ashtu siç e ka çuar në botë. Se perënditë janë përparimtarë kudo në botë. Se perëndia është kohë monopartiake, kur çdo gjë që ndodhdoj, kola monopolpartiake, kur çdo gjë që ndodhtë, e shpjegonte sipas dëshirës vetëm një parti.
Do të ishte me shumë vlerë, për të mirën e kombit, që Ju vetë, zoti Adil, si Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, t’u kërkonit i pari organeve përkatëse përgjegjëse të vrasjeve dhe të hetimit të çështjes, që sa më parë të japin llogari. Këtë ide ma nxori në pah shkrimi shumë i ndërshëm i shkencëtarit, komunistit Zija Cela, botuar në “Zërin e Popullit”, i cili shkruan: