Ishte një çast memorial historik. Të dielën Kuvendi Popullor pluralist shfuqizoi menjëherë e hodhi poshtë, si një ligj themeltar të dëmshëm për Shqipërinë, Kushtetutën e vitit 1976. Salla mori frymë lirisht, si e çliruar nga prangat e një kodi regresiv, me të cilin lidhen shumë nga vuajtjet e këtij populli të martirizuar. Na vjen mirë se e hodhën dhe vetë komunistët, veç ama vonë, shumë vonë. E megjithatë, në ato çaste nuk mund të harroja vlerësimet e Enver Hoxhës për atë «vepër» të tij për të cilën thoshte: «... Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë përbën një dokument me rëndësi të madhe teorike e praktike, që do t’i shërbejë ndërtimit të plotë e me sukses të socializmit në vendin tonë». Dhe i shërbeu vërtet me aq sukses sa s’gjejmë dot fjalë për të përshkruar të mirat që na solli socializmi përmes saj! Ajo na kishte qenë një Kushtetutë «nga më demokratiket», por që populli s’arrinti dot ta kuptonte, madje as «imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik e lakejtë e tyre», të cilët «i qajnë hallin» Shqipërisë socialiste se si do të rrojë dhe se si do të zhvillohet ajo me forcat e veta pa marrë kredi nga kapitalistët e revizionistët. Ata tani po na qajnë hallin, sepse po këmbëngulim për ato të shkreta ndihma e kredi, të cilat «në çdo formë që të jepen, Roshi ai që ndikoi për t’u futur RTV-ja dhe shtypi zyrtar nën drejtimin e vartësinë e Parlamentit. Po pse vetëm këta, e të mos kishte edhe nga komunistët kërkesa të tilla që për popullin janë bërë jetike? Megjithatë përgjigjem tonë për ata deputetë komunistë që i mbështetën këto propozime, madje edhe që u lutën, si në rastin e zotit Fatos Nano, për t’u rikthyer votimi, se po bëhej një gabim. E megjithë dëshirën për konsensus, një gabim u bë. Propozimi aq fundamental për organizimin e jetës sonë, i zotit Bashkim Kopliku, për t’u përfshirë në nen të veçantë emërimi i drejtuesve të institucioneve e ndërmarrjeve sipas profilit të arsimit dhe pas miratimit të kolektivt përkatës, si në vesh të shurdhët. Shumë deputetëve komunistë mbase u prekeshin interesat, sepse janë mësuar të bëjnë emërime nga lart e shpesh për miqësi, për preferenca partiake, duke mbjellë paaftësinë e duke e çuar Shqipërinë në këtë hon të papranueshëm për të gjithë. Pra, u prish konsensusi. Dhe jo vetëm për këtë propozim. Gjatë atasaj pune të lodhshme, edhe në disa raste të tjera (për gjëra më të vogla) u vu re prirja moniste e deputetëve komuniste, megjithatë u vunë re edhe përpjekjet për të dalë nga vetja nga ai ngurtësim gjysmëshekullor. Po të jetë se mund të... ato arritën deri tek aprovimi i këtyre ligjeve, deri në atë çak ku plotësoheshin kërkesat e Partisë së Punës për të pasur një dokument ligjor bazë, pluralist. Se kur erdhi puna për zgjedhjen e Presidentit, monizmi u shfaq sipas traditës së tij, në formën më klasike. Nuk u tha më që kërkesat e grupeve parlamentare të mblihden për mirëkuptim, po u vu «vetoja» e kuqe. Kuptohet, s’mund të ndodhte ndryshe, kur kanë shumicën dhe drejtimin parlamentar duan ta kenë po ata. Ç’ndodhi në Parlament kur u propozuan Ramiz Alia dhe Namik Dokle për postin e Presidentit? Deputetët e Partisë së Punës (me përjashtim të zotit Dritëro Agolli e nja dy të tjerëve) hymnizuan figurën e Ramiz Alisë. Gjetën tek ai vetëm vlerat e mëdha, duke harruar mangësitë që ka dhe që populli i thotë, sepse jetojmë në pluralizëm dhe demokraci. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Demokratike (përjashto Preç Zogajn, Besnik Mustafain, gjer diku Napoleon Roshin e ndonjë tjetër) të gjithë shikonin vetëm të metat e këtij kandidati. E akuzuan për përgjegjësinë që ka si udhëheqës kryesor për gjetjen katastrofike të vendit nga aspekti ekonomik dhe social, për eksodin, për ngadalësimin e veprimeve të tij të vonuara, nuk mungoi edhe ndonjë krahasim jo i kulturuar. Pra, në bllok Partia Demokratike ishte
këjtë «në çdo formë që të jepen, synojnë të cenojnë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin...» Po, qoftë i harruar ai qëndrimin izolacionist e megalloman antikombëtar, sepse koha e sloganeve staliniste-enveriane përfundoi dhe u sanksionua në ligjet e këtij Parlamenti. U harxhua kohë për to, u bënë edhe diskutime për gjëra të vogla e pa rëndësi, që mund dhe duhej të shmangeshin, por kryesorja ishte mirëkuptimi i dy forcave të përkundërta, konsensusi i tyre. Pa mohuar ndihmesën e Partisë së Punës për të, do të vlente të theksohej e vërteta se ishin deputetët e opozitës ata, konkretisht të Partisë Demokratike, të cilët e vunë projektin e përgatitur në një «shënjestër» për të mirë, për t’ia shtuar frymëmarrjen Shqipërisë dhe demokracisë. Ndërsa komunistët mbetën thuajse brenda kuadrit të projektit, demokratët e zgjeruan frymëmarrjen. Ata i bënë propozimet që i dhëmbin më shumë popullit. U bënë ata zëdhënës kryesorë të tij, duke lënë pas ngurtësinë e deputetëve të PP, për të dalë tej cakut të formulimit të paraqitur. Ishte Nataša Lako, ajo zonjë e nderuar dhe atdhetare, që kërkoi me ngulm të atëdhëtare, që kërkoi me ngulm të përfshihej në nen të veçantë depërtimi i depolitizimit i ushtrisë dhe jetës sonë. Ishte zoti Gramoz Pashko ai që kërkoi të vendosuar të përfshihej në nen të veçantë veprimtaria e sindikatave të reja të pavarura. Ishte zoti Napoleon
gabim i tillë s’duhej të përsëritej. Dhe u zgjodh një kandidaturë që ngjall alergji tek çdo demokrat, sepse zoti Dokle është kryeredaktori i asaj gazete që me një fjalor tragjediçe është ngritur kundër çdo njeriu që kërkon të thotë lirshëm mendimin e tij. Kështu s’dua të marr në mbrojtje «Rilindjen Demokratike». Është turp, shumë turp për Shqipërinë. Është fyerje për popullin një kandidaturë e tillë, po, nejse, me ç’nuk u mësua ky popull!
Ende më duket se jetoj me ato diskutime. Hera e parë që tuhen hapur në Kuvendin Popullor mendimet, me guxim, me bindje. E nga to në zemrat tona lanë përshtypje njerëzit më të ekuilibruar. Dritëro Agolli afirmoi vlerat, por edhe kërkoi për të ardhmen, edhe kritikoi. Nuk mund të harrohet Preç Zogaj, që bashkë me mangësitë e vlerat, në ndershmëri e pjekuri foli edhe për atë pozicion tepër të veçantë që ka pasur zoti Ramiz Alia, duke punuar e jetuar midis atij mjedisi me aq shumë konservatorë të paafatë. Me të drejtë si ai, si të gjithë demokratët kërkuan që Presidenti të shkëputet nga e kaluara, nga nostalgjia praktika e një sistemi që u shemb kudo në botë e të ketë parasysh jo partinë e partisë, por Shqipërinë. Duam me gjithë zemër dhe shpresojmë ta bëjë këtë. Atëherë do të mbetet në histori. Punë të mbarë, Zoti President, për të mirën e popullit, të demokracisë, për të mirën e Shqipërisë. Të lemë pas të kaluarën dhe dogmën që qofshin të kuqe apo jeshile dhe të ecim drejt së ardhmes më të mirë, drejt asaj Evrope që e duam, por që ende nuk e dimë se si do të shkojmë.
Kuvendi Popullor apo Asambleja Kushtetuese?
- Kjo çështje kaq thelbësore kalohet lehtësisht në debatin parlamentar -
Më çuditi fakti që dispozita që përcaktonte se Kuvendi Popullor ka të drejtën të miratojë një Kushtetutë të re kaloi në parlament pa debat e diskutime, ndërkohë që u bënë debate me orë të tëra për dispozita të tjera, të cilat e kanë jetëgjatësinë vetëm deri në miratimin e Kushtetutës së re. Mendova se deputetët do t’i shqyrtonin më tepër se gjithçka fakti se si dhe nga kush do të bëhet miratimi i Kushtetutës së re, këtij dokumenti themeltar për të ardhmen ndoshta shekullore të Shqipërisë, por mbeta i zhgënjyer. Për çudi, edhe deputeti Baleta, i cili me debatën paraprak mbi Kushtetutën hodhi idenë se Kushtetuta duhet të miratohet nga një Asamble Kushtetuese, kur u diskutua dispozita e sipërpërmendur nuk e ngriti këtë problem.
U gëzova shumë kur «Republika» me anë të një artikulli të Eduard Zaloshnjes të datës 28.4.1991 e ngriti zërin publikisht për këtë çështje. Megjithëse Partia Republikane është jashtë parlamentit (jo për faj të saj), mendimi se në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës do të bëjë ç’është në të shqyrtohet edhe një herë dispozita mbi funksionet e Kuvendit Popullor, duke synuar abrogimin e saj. Me pretendimin se do t’i shmangem përsëritjes së artikullit të sipërpërmendur, po përpiqem në këto rreshta ta shtjelloj faktin debat e diskutime. E them këtë sepse me sistemin proporcional në Kuvend do të përfaqësoheshin të gjitha subjektet që fituan vota në zgjedhjet, duke theksuar se edhe përqindjet e votimeve për subjektet do të ishin të ndryshme, në rast se do të zbatohej ky sistem. Edhe vetë subjektet që arritën të futen në Kuvend, si rrjedhojë e sistemit mazhoritar, nuk përfaqësohen atje me njerëzit më të aftë të tyre. Pa dashur të ofendoj disa kryetarë kooperativash, mjekë apo zooteknikë, që janë njerëzit më të ndershëm për zonat që i kanë zgjedhur, mendoj se ngelja jashtë Kuvendit e emrave të tillë si Ramiz Alia, Aleks Luarasi, Muhamet Kapllani, Eduard Selami, etj., pa dyshim e ul nivelin e përfaqësimit të subjekteve në Kuvend, kur bëhet fjalë për një dokument kaq serioz si Kushtetuta dhe jo për ligje që kanë të bëjnë me probleme konkrete aktuale, të cilat mund të zgjidhen edhe nga deputetët që kemi sot. Një e metë tjetër e këtij Kuvendi është fakti që në të ka shumë pak juristë. (Gjithshtuj kund mund t’i ketë rënë në sy nga punimet e Kuvendit fakti i kësaj mungese). Qënia e sa më shumë juristëve në një kuvend, ku do të diskutohet dhe miratohet
kompetencë të gjitha preferencat e zgjedhësve. Kuvend, si rrjedhojë e sistemit mazhoritar, nuk përfaqësoheshin Kushtetuta, padyshim që do të Pa dyshim, rruga më e mirë për kapërcimin e këtij defekti është ajo që propozon z. Zaloshnja, por një rrugë tjetër më pak debate ndodfta, do të ishte shndërrimi i Kuvendit Popullor në Asamble Kushtetuese, duke i plotësuar me deputetë të tjerë nga të gjitha partitë, pavarësisht se sot disa prej tyre s’marrin pjesë në parlament. Ky plotësim mund të bëhet me zgjedhje sipas sistemit proporcional ose, për të shmangur zgjedhjet, mund të bëhet duke u hedhur në të edhe deputetë të tjerë, të cilët do të zgjidhnin vetë partitë me kushtin që pasi të plotësohet numri i deputetëve (psh. 300), çdo parti t’i ketë vendet e votave që mori në zgjedhjet e 31 marsit. Nga ky variant i fundit ngelen jashtë Asamble ato parti që nuk morën pjesë në zgjedhje, por me konsensus mund të arrihet që edhe ato të kenë një përfaqësim qoftë dhe minimal në të. Duke shprehur bindjen se kjo Asamble Kushtetuese do të vendosë që parlamenti i ardhshëm shqiptar të ndërtohet sipas sistemit europian dydhomësh (dhoma deputetësh, senat), e cila ka qenë dhe forma e parlamentit shqiptar të viteve 20, mendoj se pas miratimit të Kushtetutës së [tekst i prerë] se re duhet shkuar sa më shpejt drejt zgjedhjeve për parlamentin e ri, i cili do të ketë realisht kredinë politike për ta futur Shqipërinë në gjirin e Evropës demokratike. TOMORR GJERGJI
të bëjë që të shayrtohet synuar abrogimin e saj. Me pretelimin përpiqem në këto rreshta ta zgjeroj argumentimin e bërë nga autori i tij.
Nëqoftëse Kuvendi Popullor do të kishte dalë nga zgjedhjet proporcionale, ai mund t’i kishte edhe atributet e një Asambleje Kushtetuese që mund të diskutonte e miratonte Kushtetutën e re, ndërsa kështu siç është ai
FILLIMI I NJË BISEDË RRETH FLORIRIT SHQIPTAR
Dihet tashmë nga të gjithë se floriri që ndodhej në thesarin e ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë, u rrëmbye nga nazistët gjermanë dhe u dërgua në Gjermani.
Dihet tashmë nga të gjithë se floriri që ndodhej në thesarin e ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë, u rrëmbye nga nazistët gjermanë dhe u dërgua në Gjermani, Mb as kapitullimit të Gjermanisë naziste, ky flori u mor nga anglezët dhe u depozitua në bankat angleze, ku ndodhet edhe sot. Por askush deri sot nuk e di sa është vlefta ekzakte e këtij floriri dhe përbërja e tij. Lind pyetja: A ka dokumente mbi vleftën dhe përbërjen e këtij floriri?
Nga viti 1947 deri në vitin 1950 kam qenë nëndrejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar. Në atë kohë qeveria jonë çështjen e kthimit të këtij floriri nga ana e autoriteteve angleze e kishte ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një ditë m’u paraqit në zyrë z. Lluka Joanidhi, në atë kohë funksionar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe më kërkoi të dhëna mbi vleftën dhe përbërjen e këtij floriri shqiptar, megjithëse nevojiteshin për përçapjet që po bëheshin për kthimin e tij. Thirra në zyrë kryetarin e degës, nga i cili varej thesari dhe pyeta nëse kishte një dokument të tillë që kërkonte Ministria e Punëve të Jashtme. Mbas pak kohe u kthye dhe solli një fletë të dallintë (listë) në të cilën shënohë vlefta komplekse e floririt dhe përbërja e tij. Unë kësaj liste i hodha vetëm një shikim të shpejtë dhe pastaj ja dorëzova z. Lluka Joanidhit, prandaj nuk mbaj mend me saktësi as vleftën komplekse, as përbërjen e
vëta se vlefta e këtij floriri ishte mbi 8 milionë franga ari dhe përbërja ishte pjesërisht në monedha ari dhe pjesërisht në lingota (shufra) ari. Sa ishte vlera e monedhave dhe sa e lingotave, nuk e mbaj mend, sepse, siç e shpjegova lart, unë dokumentin i dhashë vetëm një lexim të shpejtë. Sidoqoftë një gjë është e sigurt: deri në vitin 1950, kur kam qenë nëndrejtor i përgjithshëm i Bankës, dokumenti i floririt ka ekzistuar edhe në Bankën e Shtetit dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ministrisë së Punëve të Jashtme më kërkoi të dgjaruarit të saj, Lluka Joanidhit, dhe i vura në dukje se, megjithëse ka kaluar një kohë shumë e gjatë, ky dokument duhet të ndodhet në thesarin e floririt shqiptar të Bankës së Shtetit, tur arbitrarisht në bankat angleze, dosje që nuk mund të arrijë kurrë sepse, për sa di unë, kjo çështje akoma nuk ka pasur një zgjidhje definitive midis qeverisë sonë dhe qeverisë angleze dhe, siç e dimë të gjithë, kjo çështje ka qenë pengesa kryesore për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
PJETËR DEDA
Ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar
e shtë floriri dhe përbërja e tij. Mbas një viti e gjysmë, në kohën kur Lluka Joanidhi, në cilësinë e funksionarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe me kohe u kthye dhe solli një fletë as përbërjen e
Para afro 5-6 vjetëve, kur unë isha në pension, në shtëpinë time erdhi sekretarja e drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Shtetit e cila më transmetoi lutjen e tij që të shkoja mundësisht menjëherë, për të marrë pjesë në një mbledhje konsultive urgjente për një problem të rëndësishëm. Shkova menjëherë dhe në zyrën e drejtorit të përgjithshëm gjeta dy ish-bashkëpunëtorë e mi të Bankës së Shtetit, z. Ramllan Konduri (vlekur para afro dy vjetësh) dhe z. Lekë Andoni. Drejtori i përgjithshëm ma tha se na kishte ftuar për një këshillim në lidhje me vleftën dhe përbërjen e floririt shqiptar që ndodhej në Londër. Dy ish-bashkëpunëtorët e mi të pranishëm në këtë mbledhje deklaruan se nuk kishin ndonjë dijeni konkrete për këtë gjë, kurse unë kisha ndijen drejtorin e përgjithshëm për listën që kisha dorëzuar para afro 10 vjetëve
Konsensusi i dukshëm mund të vazhdojë
Intervistë e Zoit William E. Ryerson, delegat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri sa të hapet ambasada në Shqipëri, dhënë redaktorit tonë që ndodhi punimet e Kuvendit Popullor
— Zoti William, ju pamë të ndiqni me shumë interesim punimet e parlamentit tonë të parë pluralist, prandaj dhe po ju drejtohemi për të na thënë dy fjalë për mbresat tuaja.
A do të keni mundësi?
— Që nga dita e premte kam ndjekur çdo seancë. Më ka lënë përshtypje njëra. Ndërmjetësisht ju them se kam prekur shumë nga elokuenca e deputetëve tuaj. Anëtarët e parlamentit treguan dhe një tolerancë të konsiderueshme për t’u pasur zili, sidomos në këtë periudhë të kaluarën historike. Është një rast i rrallë të ndjekësh punimet e një parlamenti, që nuk është bërë emrit një asamble kushtetuese dhe të dëgjosh gjithçka është arritur në fushën e drejtave të njeriut, që kanë patur johone dhe që gjetën shprehjen e tyre konkrete edhe këtu.
(vijon në faqen e 4-t)
Urime BSP!
Pas shumë vitesh festimi të 1 Majit me shumë parulla e parada, me brohoritje me zë, po jo me zemër, ky vit e gjeti këtë festë me një sukses të vërtetë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Nuk u zhvilluan ceremonia e parakalime të bujshme, por për një gjë janë të sigurtë punëtorët: festuan 1 Majin tull varfër ekonomikisht, por të lirë me vendosmërinë për të luftuar e punuar për një jetë më të vërtetë demokratike, për begatinë e socializmit, për lulëzimin e Atdheut.
«Republika»
KRONIKË
Dega e Tiranës e PR ka organizuar ditët e fundit takime në kryeqytet të ndryshme prodhimi e banimi për zbërthimin e programit të partisë dhe ngritjen e seksioneve.
Në takimin e zhvilluar në minerën e Valiasit morën pjesë edhe kryetari i Komisionit Nismëtar të PR Sabri Godo, i cili u foli të pranishmëve për situatën aktuale në vend dhe detyrat e partisë. Takime dega e Tiranës ka zhvilluar edhe në ndërmarrjen e Mëzezit, në kooperativën e Kasharit, në fshatrat Gurre e Yrshek, Cerkëz etj., ku dhe u ngritën seksionet e PR. Në bashkëbisedimet e zhvilluara u diskutua problemet që kanë të bëjnë me situatën në fshat, me tokën e bujqësinë, dhënien fshatarëve dhe ecu-
(vijon në faqen e 4-t)