12/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 maj 1991

DHJETËRA PYETJE PËR PARLAMENTIN TONË TË ÇUDITSHËM

Zoti Fatos Nano paraqiti platformën e programit të qeverisë dhe përbërjen e saj. Ishte një analizë realiste. Hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë në këtë gjysmë shekulli e thotë të vërtetën ashtu siç është. Do të kishte qenë mirë që zoti kryeministër këtë pohim të kishte bërë edhe në takimet e shumta që pati në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve, por, nejse, edhe tani i pranojmë. Kjo nga njëra anë tregon se është realist, që nuk përpiqet të fshehë, siç e kanë pasur zakon tërë jetën paraardhësit e tij, por nga ana tjetër na thotë: kjo është gjendja, mos prisni shumë nga unë, në një kohë kur populli pret shumë nga qeveria e tij e re. Kuptohet, se ky komunist me horizont dhe i reformuar, është me të vërtetë në një pozitë shumë të vështirë. Ndaj dhe ai u bëri thirrje të gjitha partive që të formonin një qeveri koalicioni. Si vonë, zotërinj komunistë u kujtuat për këtë, sepse, po të kishit dashur më të vërtetë të mirën e Shqipërisë e jo të Partisë së Punës, ligjin e zgjedhjeve do ta kishit bërë proporcional. Atëhere secila parti do të kishte përfaqësuesit e vet dhe koalicioni do të ishte natyrshëm. E ta shkëputja nga populli, nga subjektivizmi. S'është nevoja t'i përmendim të gjitha, se ato janë shumë gabime. E megjithatë ai ka guximin e paraqet një program bashkëkohor. Një program që vjen erë pranverë e vërtetë, ndonëse ai nuk ka bazamentin kryesor për realizimin e tij; nuk ka paratë as nuk na thotë saktë se ku janë ato, sepse pa fonde plane të tilla mbeten vetëm ëndrra. Jemi mësuar me to, me plane të fryra, me objekte në letër e që shkurtoheshin njëri pas tjetrit për mungesë fondesh. Në këtë vështrim Partia e Punës qeverinë e zotit Nano po e lë si jetimë, kur ajo vetë i lan duart nga drejtimi shtetëror dhe tërë përgjegjësinë do ta ketë ajo për ardhmërinë e vendit, për tryezat tona që duan gramatikën ushqimore më modeste të Evropës e nëndofta të disa kontinenteve të tjera. Ndërkohë, kryeministri kërkon të ndërpritet rënia e ekonomisë dhe të futet ajo në rrjedhën e stabilizimit. Kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes së pagave e të pjesëmarrjes në fitime. Të ndalemi te rritja e pagave. Është domosdoshmëri e kohës. Po ku mundet ekonomia jonë dhe qeveria e re me arkën e kalimit nga blloku po në vila të tjera (veçse jashtë tij). E përsëri themi se programi na ngroh zemrën, po dhe na ftohu, kur s'u dha asnjë shifër, sa do të kontribuojë ky ose ai shtet, kjo ose ajo shoqëri, të cilat kanë më shumë se një vit që janë të mirëpritura, por që s'po shikojmë gjekundi ndonjë themel të hapur për ndonjë investim me rëndësi. Prandaj na lindin dhjetëra pyetje në formë enigme që na i mbanin shpresat, kur e dimë që populli pret, madje pret shumë. Ai do të donte që dhe opozita të ishte në koalicion, do të donte që Shqipëria nëiste të ecte me këmbët e veta e jo të varfëritej këmbadoras, por... Ah, këto poetë e fitores së Partisë së Punës që na bleksën edhe me dhimbje, edhe me dilema, se mos po bëj gabim kur shkruaj kështu ose ashtu. Po, i dashur lexues, edhe gabime do të bëjmë, kur të dhëna të sakta e konkrete për të ardhmen s'na jepen. Veçse do të donim të gabonim më pak se zoti Nano, kur paraqiti për kryetar të Komitetit të Sigurimit Kombëtar Gra-moz Ruçin. Partia Demokratike, përmes Sali Berishës, donte të bënte një deklaratë. Siç mësuam nga përgjegjësit atë do të largoheshin nga parlamenti në shenjë proteste. Fjala zotit Berisha nuk, iu dha. Seanca u pezullua dhe u bënë disa shtyrje të mërzitshme. Arsyeja? Ditën e hënë dhe të martë se nuk pranohet një ministër nga opozita. Po kaq shumë vlera një kandidat për kryetar komiteti sa ta sakrifikohet konsensusi që na dha dhe gëzime në këtë kuvend historik?! A nuk tregon kjo se nuk vjen puna për t'u reformuar më të vërtetë, përseri nxjerr krye metoda komanduese dhe del përpara “dinjiteti” i partisë dhe na krijohet si padashje një çarje në konsensusin e arritur dhe aq të dëshiruar?! Në një kohë kur presim pra, të zhbllokohet shteti e të funksionimi normal i tij, parlamenti humb dy ditë pune efektive për një këmbëngulje të… (Vijon në faqen e 3-të) … një qeveri moniste. Si votë, zotërinjtë komunistë u kujtuan për këtë, sepse, po të kishit dashur me të vërtetë të mirën e Shqipërisë, përse kishit bërë proporcional. Atëherë do të ishte i natyrshëm. E tani, kur e realizuat dëshirën të mbani pushtetin me çdo kusht, atëherë pse u dashka koalicioni? Vetëm për të pranuar botën Shqipërinë si pluraliste? Vetëm për të na dhënë ndihmat që i presim si shpëtimtare, por, duke qenë shtet monist, po vonohen, mund të jenë të pakta ose dhe mund të mos jepen fare?! Kështu, duke u krijuar një qeveri me ministra specialistë vetëm të Partisë së Punës ndoshta rriten vështirësitë për ndryshimin e gjendjes, sepse ekonomisë sonë në katastrofë i duhen investime dhe jo shaka. Partia e Punës premton se do të shkëputet në mënyrë përfundimtare nga çdo gjë e gabuar e së kaluarës (në parlament nuk po vërtetohet krejtësisht kjo), nga kufizimi i demokracisë në jetën ekonomike e shoqërore, nga dubli-mi parti-pushtet, nga burokratizmi, privilegjet e disave, nga

Kush e ka çelësin e enigmës?

NË KËRKIM TË FLORIRIT SHQIPTAR Artikulli i zotit Teodor Keko «Enigma e një pjese të floririt shqiptar» botuar në gazetën «Rilindja Demokratike», më 15.2.1991, ka ngjallur interesim të madh në opinionin publik. Me anën e një njoftimi të Bankës së Shtetit Shqiptar ZP më 10.3.1991 e minimizon këtë problem, duke e quajtur jo reale shifrën e floririt të grumbulluar nga organet e Sigurimit të Shtetit me disa të dhëna mesatare për frymë që nuk janë bindëse. Prej vitit 1947 deri më 1950, kam punuar si nëndrejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit. Më kanë kërkuar të shfaq opinionin tim në lidhje me këtë çështje, dhe unë, pikërisht për të kryer këtë detyrë, po shkruaj këtë artikull. Në atë periudhë, në Bankën e Shtetit kemi qenë dy nëndrejtorë të përgjithshëm dhe secili prej nesh kishte sektorë të caktuar drejtimi dhe kontrolli. Sektori i thesarit varej prej kolegut dhe mikut tim, të ndjerit Sali Budo, i cili ka vdekur para disa vitesh. Enigma e floririt shqiptar, të grumbulluar deri në fund të vitit 1948, konsiston në dy probleme kryesore: 1. A është reale shifra e dhënë në artikullin e z. Teodor Keko? 2. Ku ka përfunduar i gjithë ky flori? Për të dyja problemet do të jap mendimin tim. Përsa i përket shifrës 43.816.682 monedha jam i mendimit se është e vërtetë, për këto arsye: (Vijon në faqen e 2-të) Orë më përpjekja se, po ta nxirrni një ligj të tillë, pronari që e edhe një metër nëpërmjet Bankës. b) Shqipëria ka qenë vendi më i pasur me flori në Ballkan, sepse shqiptari nuk ka pasur besim në kartmonedhën dhe ka preferuar gjithmonë që veprimet e shitblerjes e transaksione të tjera t'i bëjë me flori ose argjend.

Kush e ka çelësin e enigmës?

a) Shifra është marrë nga autori në revistën «Në shërbim të Popullit», organ zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në artikullin «Kur hidhnin the-melet ekonomike të pushtetit popullor», shkruar nga z. Nuri Mehmeti, u bëhet elozh organeve të Sigurimit, që kryen një punë në të jashtëzakonshme për zbulimin e këtij floriri. Por ky aksion i madh, i kryer me metoda dhune dhe presionesh psikologjike dhe fizike, që kanë i paligjshëm, sepse asnjë ligj nuk i ndalon qytetarët të zotërojnë dhe të ruajnë flori ose valutë të huaj. Në lidhje me këtë çështje, u kujtoj lexuesve një bisedë të bërë në fillim të vitit 1947 me ish-anëtarin e Byrosë Politike të KQ të PPSH Nako Spiro, i ngarkuar në atë kohë me problemet ekonomike. Ai erdhi në zyrën time dhe më tha: «Në Byronë Politike mendohet të nxirret një ligj për denoncimin e detyrueshëm të floririt. Ti, ç'mendon?» Unë iu përgjigja se, po ta nxirrnin një ligj të tillë, pronari që ka futur floririn një metër nën dhe, do ta fusë edhe një më thellë. Ai qeshi dhe u largua. Doli pastaj ligji që është edhe sot në fuqi, i cili e lë të lirë posedimin e floririt, por e kufizon shitblerjen vetëm nëpërmjet Bankës. Gjithashtu ai ka synuar që kurseimet e kapitalet e veta t'i ketë në flori ose argjend. Mosbesimi ndaj kartmonedhës iu rrënjos edhe më tepër shqiptarit mbarë, sidomos së papritur të Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore, që solli pasoja katastrofike të poseduesit e shumë të kartmonedhës austriake në vendet e tjera. Ajo kartmonedhë humbi çdo vlerë, kurse pjesa e Shqipërisë së okupuar nga Austro-Hungaria këtë pasojë nuk e ndjeu pothuajse fare, falë pikërisht mosbesimit të shqiptarit ndaj kartmonedhës. E kundërta ndodhi në vendet tepër të zhvilluara ekonomike si Gjermania, SHBA, etj., ku, me monedha metalike prej ari ose argjendi si mjet pagese u bë pengesë për zhvillimin dhe kryerjen e veprimeve tregtare që shtoheshin me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Prandaj lindin nevoja e zëvendësimit të monedhave të arit e argjendit me kartmonedhë për të përballuar dhe nxitur këtë shtim të vrullshëm të veprimeve të shitblerjes. Si rrjedhim, në vendet e zhvilluara ekonomikisht, kursimtarët dhe kapitalistët nuk menduan t'i kthenin kursimet dhe kapitalet e tyre në flori dhe t'i mbanin si kapitali i pafrytshëm, por i kthyen në aksione ose në investime fitimprurëse. Përk eisht për këtë arsye, kriteri i ndjekur nga Banka e Shtetit në njoftimin e botuar në gazetën ZP në fjalë, për mend…

«Politika më e drejtë është ndershmëria»

Me këtë aforizëm angleze duhet të përkojë të gjitha llojet e politikave, kudo që të përpunohen dhe nga kushdo. Forum i Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe pse i paangazhuar në parti dhe në organizata politike, në përpjekje për krijimin e misionit të tij, nuk mund të jetë jashtë politikës. Por në themel të kësaj politike është lufta për ndershmëri. A mjafton që kjo luftë të bëhet vetëm për shkak se mës krupe? Me këtë aforizëm angleze duhet të përkojë të gjitha llojet e politikave, kudo që të përpunohen dhe nga kushdo. Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe pse i paangazhuar në parti dhe në organizata politike, në përpjekje për krijimin e misionit të tij, nuk mund të jetë jashtë politikës. Por në themel të kësaj politike është lufta për ndershmëri. A mjafton që kjo luftë të bëhet vetëm për shkak se mës kruploze të ligjit. Jo, sepse vetë ligji mund të përmbajë kuptim të drejtë ose të interpretohet në mënyra të ndryshme, sepse çdo legjislacion sado demokratik dhe i përsosur të mendohet, nuk mund të fusë në kornizat e veta të gjitha parimet dhe normat morale që ruajnë dhe lartësojnë dinjitetin njerëzor. Por këtu duhet synuar. Dhe për këtë ka një zë të brendshëm që të thërrasë, veç ligjit, zëri i nderit. A është e ndershme që në shoqëri, në të cilën duam të hyjmë, të mbahet akoma anonim emrat e tyre njerëzve të shquar, studiues, politologë, historianë, që është rasti i Vezi Bukharasë në Berat, shqiptarësitë të talentuar të «Gjylsitanit dhe Bostanit», që e bënë Saadiun të ligjërojë shqip? Emrin e tij dhe shumë të tjerëve në Shqipëri, që me punën e tyre pasuruan fondin e historigrafisë, gjuhësisë, kulturës dhe shkencës shqiptare në përgjithësi, që po braktisëm e la në harresë. Ndonëse e shfrytëzoj prej tyre, ata vetë i dhunoi shpirtërisht dhe fizikisht vetëm sepse mendonin dhe besonin ndryshe nga sa diktonte epoka e kuqe që po «rinovohet». Ja pra, ligji mund të përligjë heshtjen përjetësisht, por zëri i nderit mund të ngrihet edhe mbi ligjet, sepse nderi është nocion i përjetshëm, ndërsa ligji i përkohshëm. Me këtë moral, pra nga ndershmëria, është orientuar edhe Dega e Forumit për të Drejtat e Njeriut në Berat. E bapoforumuar, qysh në mbledhjen e parë, nën drejtimin e kryetarit të saj të nderuar, Dr. Myer Dishnica, Dega e Forumit të Beratit e ndjeu peshën e detyrave të gjithllojshme që do të mbartë mbi vete. Është e madhe kjo përgjegjësi. Dhe nga ky çymim ne nuk do të reshtim së luftuari edhe në këtë fushë, siç bëmë me depozitimet e mbetjeve shkëmbore, të cilat ujërat që kanë rrjedhur nuk kanë qenë të aftë t'i çojnë në detin e gjerë, të kthjellët dhe të qetë. Por i madh është edhe nderi për të kontribuar në lartësimin e kësaj peshe që për dekada rëndon mbi shpatullat e popullit. Ne nuk duam t'i ngjajmë Sizifit, që barra jonë të rrokulliset tatëpjetë malit, sa herë që ne ta çojmë në majë. Jo, ne duam që ajo të qëndrojë atje, lart, në majën e Tomorrit, ku rrezet e diellit të sapolindur ta shkrijë masën vigane dhe ujërat e pastra të çojnë materialin steril (varfërinë, depersonalizimin, nëpërkëmbjen e njeriut) dhe të shkëlqejë nën atë rreze metali i çmuar (dinjiteti, drejtësia, liria, ndershmëria). luftuari edhe në këtë fushë. Më Degën e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Berat shqegëria, heshtjen përjetësisht, por zëri i ndrit i përjetshëm, ndërsa ligji i përkohshëm. Më të mbartë mbi vete. Është e madhe kjo përgjegjësi, Saadiun të ligjërojë shqip?

PARALIZA E NJË QYTETI

reportazh Në jetën e përditshme të një njeriu, brigade, ndërmarrjeje, apo qyteti puna është kryesore në strukturën kohore të një dite. Por në qytetin e Kavajës ajo u është larguar njerëzve. Atyre njerëzve që me vetëdije dhe me aq shumë përkushtim e lakmojnë atë. Ishte dikur një kohë që puna kërkonte njeriun. Ishte, po tani nuk është më. Ajo tanimë për kavajasit është bërë e largët e gati po shndërrohet në një fat. Shenjat e paralizës kanë qenë të hershme, packa se dikur zyrtarët partiakë komunistë e fshihnin me këmbëngulje të vërtetën. Paraliza tani ka mbërthyer gjithë jetën e qytetit. Paraliza e punës. S'ka më zhurmë. S'ka më lëvizje nëpër ndërmarrjet e Kavajës. Ka vetëm qetësi, një qetësi e dhimbshme, e padurueshme, armike e njeriut punëtor. Atë e ka sjellë totalisht mungesa e lëndës së parë, të cilën qeveria e shtetit të diktaturës së proletariatit e kishte «planifikuar në mënyrë sinkrone». Sa keq! Ç'dhimbje vuajtëse e shkakton njerëzve hallexhinj, që e bëjnë hesapin e pesëmbëdhjetë ditësh deri në qindarkën e fundit. Është mesditë kur hyjmë në njërën e godha bullonave. Njerëzit ngrohen në diell. Bën muhabet pa qejf. Ç'të bëjnë tjetër? Ka disa vjet që në këtë njësi nuk punohet ritmikisht, por që nga janari e këtij pothuajse ajo është paralizuar krejt. S'ka katankë (lëndë e parë për uzinën). Vetëm disa ditë punëtorët janë angazhuar me punën. Kryetari i degës së planit, Kujtim Sinella, thotë se uzina ka marrë për kaq 1009 tonë çelik katankë, nga 3500 tonë të planifikuara. Nga importi kanë ardhur vetëm 100 tonë, kur duhej të vinin 600. As instrumentet nuk kanë ardhur. Vaj medet! Në pikë të hallit uzina dhe njerëzit e saj! Por e keqja, thotë populli, s'ka fund. Ndërmarrja ka mbi 600 kontrata të lidhura me ndërmarrje të tjera në të gjithë Shqipërinë dhe parala të këtyshune shtrin krahët e ngërthen edhe atë pjesë të ekonomisë së vendit. Uzina nuk prodhon. Por kontratës duhet ta paguash kushtin disiplinor. Uzina kërkon katankë në Elbasan. E kërkon në komitet e deri lart në qeveri. Drejtuesit e ndërmarrjes lëvizin, përpiqen. Por pa mundur. Dhe në një telegram të dërguar të ditën qeveria paska lajmëruar që të shkojnë në Elbasan. Drejtori paska shkuar në pikë të vrapit, por dhe për një muaj katankë s'ka. Dhe një muaj! A thua të jetë vërtetë? Sa muaj kanë kaluar me të njëjtën përgjigje? Punëtorët janë të shqetësuar. Nuk kanë dalë me pagën e plotë e jo më... Rreth dhjetë përqind e kolektivit punojnë këtu familjarisht. Kështu që lakon një çift të marrë 300 lekë më pak. Uzina paguan 700 mijë lekë fond page me 80 përqind. S'ka më akumulim. Uzina po ha vetveten. Dhe johe punëtorin. Falimentimi në këtë rrethana është më se i pranishëm. Qeveria e zotit Nano s'po jep zgjidhje. Dhe është fjala për një ndërmarrje unikale në Shqipëri. Në këtë katastrofë që e ka zënë ndërmarrjen dhe punëtorët, sikur janë harruar edhe kushtet e vështira të punës. Dhe kërkesa të tjera. Se këtu në uzinën, kushtet e punës janë të vështira, sidomos në repartin e godhëve dhe të disa sektorëve të… (Vijon në faqen e 2-të) ministri së pagave e të përmjesarres re me arkën bosh për të rritur pagat?! Aq më tepër që, siç e dimë, kohët e fundit punëtorët e disa sektorëve janë hedhur në greva për kushtet më minimale të jetesës. Le sëmundja kronike e 80 përqindshit, të atyre rreth 40 mijë punëtorëve që paguhen pa prodhuar të mira materiale, që po kthehet në kangrene! Bën thirrje kryeministri për t'i ndalur grevat. Me zemër me të jam, sepse si person kem qenë dhe me pak, por populli e ka të vështirë të durojë më. Ai është qeverisur keq, është vetësakrifikuar, ka humbur shpresën e besimin dhe s'duron dot më. I mjaftuan 46 vjet që e drobitën. Është kryelart një psikozë tundues. Asnjë punëtor nuk kërkon të vazhdojë vetësakrifikimi, kur veturat luksoze dhe në përgjithësi jeta e burokratëve të lartë s'po ndryshohet ose trumbetohet si sakrificë…

SHKURT

Sipas një dokumenti të botuar në Vjenë, Bashkimi i Pavarur i Minatorëve Shqiptarë është bashkuar me Federatën Ndërkombëtare të Sindikatave. Sipas sekretari ekzekutivit të Federatës Ndërkombëtare të Minatorëve me bazë në Bruksel, Bashkimi i Pavarur i Minatorëve Shqiptarë u pranua unanimisht si anëtar në takimin që u zhvillua të shtunën e kaluar në Vjenë. Minierat janë pjesë shumë të rëndësishme të industrisë shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim që minatorët qenë në pararojë të grupeve që kërkonin demokraci, restaurimin e të drejtave të njeriut, thekson deklarata.

AKTUALITETE

Thonë se çdo punonjës, lirisht, mund të kërkojë të dalë në pension para kohe me një stazh, të cilit i përgjigjet 60 për qind e pagës. Mirëpo rrepa ka bisht: për të dalë vërtetë, duhet t'i bësh lutje një komisioni special. (Nuk majftoka shkresa drejtorisë). Përgjigja mund të zgjasë derisa punonjësi të mbushë moshën e dëshiruar për pension. • • • Para disa vitesh, për të ndërruar një qendër të Tiranës, merrr lejë nga Kryeministria. Por, për ndërtimin e hotelit nga ana e firmës «Iliria Holding» mjaftoi një vulë nga komiteti ekzekutiv i k.p. në një rajoni të Tiranës. Komenti është i tepërt. Vëzhguesi