PARTIA SOCIALISTE (E PUNËS) VAZHDON PËRVETËSIMIN E PASURISË SË POPULLIT
— PAZARLLEQET PËR KOMITETIN E PARTISË SË RRETHIT TË DURRËSIT —
NGA BASHKËPUNËTORI YNË NË PARTINË REPUBLIKANE TË DEGËS SË DURRËSIT INFORMOHEMI SE KOMITETI I PARTISË SË PUNËS SË KËTIJ RRETHI, PRA I PARTISË SOCIALISTE TË «RINOVUAR», ËSHTË NË TRATATIVA PËR TA NXJERRË NË ANKAND KËTË NDËRTESË. ASO DO T’I JEPET NJË FILIALI BANKE TË HUAJ, KUNDREJT NJË QIRAJE VJETORE PREJ 100 000 DOLLARËSH NË VIT.
THONE SE DREJTUES SOCIALISTË TË KËTIJ RRETHI KANË MARRË EDHE MIRATIMIN E ZOTIT FATOS NANO, SI PRIJËS I KOMUNIZMIT ALLA SOCIALIST NË SHQIPËRI.
PYESIM: DERI KUR KOMUNISTËT SHQIPTARË (NA FALNI, SOCIALISTË) DO TË VAZHDOJNË TË PËRVETËSOJNË PASURINË E POPULLIT, DUKE I KALUAR FITIMET NË BUXHETIN E TYRE? KOMITETI I PARTISË I ATIJ RRETHI ËSHTË PASURI E POPULLIT DHE DUHET T’I TAKOJË ATIJ, ASHTU SI ÇDO PASURI TJETËR, SEPSE DIHET QË POPULLI E KA SUBVENCIONUAR PP. PRANDAJ, ËSHTË MË SE URGJENTE QË NJË VENDIM TË TILLË QEVERIA JONË PLURALISTE TË NDERHYJË ME TË SHPEJTË, DUKE NXJERRË URDHËRIMET DHE DUKE I PARALIZUAR PARLAMENTIT EDHE SANKSIONET E LIGJET PËRKATËSE. GJITHASHTU, EDHE ZOTI PRESIDENT S’KA PSE TË PAHET TË KËTË VEPRIME. THEM KËTO, SEPSE EDHE NGA DEGË E PARTISË REPUBLIKANE NË DIBËR KEMI TË DHËNA QË PASURI E APARATIT TË KOMITETIT TË PARTISË SË PUNËS U VUNË NË ANKAND, U SHTENË, DUKE I KALUAR FONDET PARTISË SOCIALISTE.
I NJEJTI QENDRIM DUHET MBAJTUR EDHE NDAJ VILAVE OSE SHTËPIVE TË PRIVATIZUARA TË PARTISË NË RRITHE, QË JANË PRONË E POPULLIT E S’KA PSE. NE RAST SE SHITEN PARATË T’I KALOJNË PARTISË SË RINOVUAR. AMA, I BUKUR RINOVIMI: PËRSËRI ME ABAZIME!
MJAFT MË ME ZHVATJE TË TILLA, KUR DUAM TË NDËRTOJMË SHTETIN JURIDIK!
GURI DIMO
Deputeti Agim Mero propozon të rishikojnë ligjin për statusin e deputetit
Të martën në mëngjes, deputeti i Partisë Demokratike Agim Mero, në emër të një grupi kolegësh, duke përfshirë edhe socialistët, propozoi që të rishikohej (lexo të hiqej poshtë) ligji që aprovon disa kohë më parë deputetët për «statusin e tyre».
Asaj seancë të mbushur tymi i doli shpejt, sepse populli nuk aprovoi etjen e deputetëve (ku shumicën e bëjnë socialistët e «rinovuar») për një trajtim material të veçantë. Në kushtet që jemi, ajo seancë dhe ai ligj ishte si vijim i dëshirave të ish liderëve komunistë për privilegje.
Propozimi i të nderuarit Agim Mero u miratua. Gjithashtu, po atë paradite, veçse më vonë, zoti Ramiz Alia njoftoi se nuk e aprovonte atë ligj. Urojmë që deputetët tanë (e kemi fjalën për shumicën) të mos bëjnë më gabime të tilla. Ata janë përfaqësues për të zgjidhur problemet e mëdha të popullit e jo për të rënë në pozitat e atyre që kërkojnë veçse të drejta e përfitime, kur gjendja e popullit është e mjeruar.
ANDI BARDHI
Jeta hodhi poshtë vlerësimet e zotit Ramiz Alia për veprën «Enveri ynë»
Libri «Enveri ynë» i zotit Ramiz Alia, u botua vitin 1988. Ai ishte në atë kohë sekretar i parë i PP dhe nuk mund ta diktonte njeri për të shkruar kështu ose ashtu, për këtë ose atë personazh.
Pra, shkroi si i kishte bindjet dhe si ia donte zemra. E megjithatë, kaq pa nuhatje për perspektivën është treguar zoti Ramiz Alia, sa pa kaluar as dy vjet nga botimi i kësaj vepre, jeta e hodhi poshtë atë. Po le të shikojmë, nëpërmjet e një lloj recence të shkurtër, se ç’na ka thënë të vërtetë nxënësi për mësuesin e tij, të cilit i «zuri edhe vendin».
«Ai ishte një udhëheqës i madh, me një aktivitet politik e shoqëror tepër intensiv e të pandërprerë, që shtrihet në më shumë se një gjysmë shekulli, me një veprimtari të shumanshme, me një mendje të mprehtë, të cilën e vuri tërësisht në shërbim të revolucionit». (f. 3). Se sa udhëheqës i madh ishte, këtë e tregoi dhe vetë Kongresi i 10-të i PP, që nisi të distancohet nga trashëgimia e tij, duke hequr deri dhe emrin e PP.
Doemos pse e konsideronte të madh (kuptohet dhe nga horizonti që ka autori) shkruan: «E konsideroj fat të madh që, qysh nga dita e parë e lirisë, kam pasur lidhje të drejtpërdrejta pune e shoqërore me të». (f. 4). Nuk e kuptoj ç’fat i veçantë është të punosh aq gjatë me një vrarës si Enveri, aq më tepër kur pohohet: «... për mua Enver Hoxha, përveçse udhëheqës e mësues, ishte dhe një shok e mik i pazëvendësueshëm...» Duke qenë menjëherë plenumit e katërt të vitit 1973, kur për bar eku e vetë autori desh pësoi fatin e sa e sa «tradhtarëve» që u burgosën ose u vranë... E megjithatë: «Gjithë ç’është thënë nga Partia për udhëheqësin tonë të paharruar është me vend. Por për figurën e tij ka ende shumë për të thënë». (f. 5). Po të tregojë vërtet e sinqeritetin, në rast se do të uleja ta shkruante tani këtë paragraf, duhej të pohonte se jo gjithçka është shkruar për të është me vend, sepse opozita deri tani ka zbuluar nga qindra krime të idhullit të tij, të cilat siç vështirë të mos i ketë ditur, derisa nga falsifikimi e librit mësojmë se zoti Ramiz Alia ruan dedikimin në librin «Kur lind dielli», në të cilin Zeusi i shkruante: «Të dashurit shokut Ramiz, bashkëpunëtorit tim të ngushtë në luftën e përditshme për zhvillimin e përparimin politike dhe ideologjike M-L të Partisë sonë heroike, që e udhëheq me sukses ndërtimin e socializmit» (Lexo vetëm në Bllok).
Zoti Ramiz Alia ndoshta me qëllim le si në të harresë kohën e themelimit të Partisë e na thotë një të vërtetë: «Fakt është që fotograf ia e tij e parë, e botuar në shtypin e Partisë, i takon periudhës pas Kongresit të Përmetit». E saktë, sepse deri atëherë drejtues kërkesor kanë qenë të tjerë, por kjo harrohet, në një kohë që hiperpërdorjet pësëmarrja e tij në demonstratën antifashiste të 28 tetorit 1941. Pastaj, në tërë historinë e Luftës Nacionalçlirimtare nuk faktohet, të paktën, të ketë qenë vetëm një herë ofensivë dhe me pistoletë kundër ndonjë «çaporlani». E megjithatë ajo jo demonstratë – ... Më tej u grumbullonte rreth vetes forcat më të shëndosha të grupeve komuniste, njerëzit më të vendosur për luftë e fitore dhe bashkë me ta të formonte Partinë Komuniste e të bashkonte rreth saj një popull të tërë.» (f. 11). Nga forcat më të vendosura ai la gjallë vetëm atë palëllë për nivel dhejëseshe, si Pilo Peristerin, sepse të tjerët i dolën tradhtarë e të pabesë, megjithëse, si duket, s’ja për... Miladin Popoviçi, që ishte në fakt drejtuesi i punës që bënte Enveri. S’ka gjë, për autorin ka vlerë vetëm ana sipërfaqësore që «... ai qëndroi në ballë të Partisë e të popullit si prijës legjendar i Luftës Nacionalçlirimtare e udhëheqës heroik i ndërtimit të socializmit». (f. 12). Për këtë: «Enver Hoxha u përket atyre figurave që koha ua rrit vlerat. Njësoj si ai i lidhin revolucionet dhe e takojnë sa kohës që jetojnë, aq edhe së ardhmes. Prandaj, për ne çdo gjë që ka lidhje me Enverin, është e shenjtë dhe e vler...» (f. 13). Si dita e diellit, është e qartë, që pa kaluar dy vjet nga ky pohim, del se zoti Ramiz Alia ka gabuar rëndë në parashikimet e tij, sepse idhullin e tij filloi ta lërë mënjanë jo vetëm koha, por edhe Partia e Punës (Socialiste), që «gjykon» të ngrihet edhe kundër shoqatës së Enverit. Doemos, jo pa arsye, ndonëse «Vepra e tij është derdhur në të gjitha themelet e shëndosha, mbi të cilat është ngritur Shqipëria e sotme...» (f. 14), doli që është më shumë gabime dhe themele mbi të cilat është ngritur Shqipëria me Enverin arkitekt, janë duke u shembur. Zoti Ramiz, edhe pse dy vjet më parë ekonomia jonë dukej që po merrte të tatëpjetën ose për autorin e përsëri tëpjetta duket si e përpjeta, ai vijoi traditën e mësuesit për të gënjyer: «Me Partinë ne krye Shqipëria do të ecë përpara pa u ndalur, ekonomia dhe kultura do të ngjiten në nivele më të larta. Fitorët e ardhshme, padyshim, s’do të kenë krahasim me realizimet e deritanishme. Kjo është në dialektikën e zhvillimit socialist.» (f. 16).
Ju pyesim, zoti autor ndërërues, ku e keni atë të ardhme dhe dialektikën e zhvillimit socialist, kur, kur kemi nënshkruar kapitullimin ekonomik e mund të na tërheqë për hunde çdo kapitalist në rast se dokumetet e botuara për firmën RUKKEENT janë të vërteta?
Po në atë faqe ju pohoni: «... Kjo epokë nuk ka e nuk do të ketë shoqe... Breznitë e reja do t’u dinë për nder Partisë dhe Enver Hoxhës, që kanë në menduar e kanë punuar ditë e natë për ta bërë të patyeshme Shqipërinë socialiste.» A do të jenë ata mijëra e mijëra refugjatë dhe familjet e tyre dakord me këtë konkluzion që arrini, zoti President? Apo atëherë si udhëheqës komunist ju lejohje të flisnit të paqena deri në absurditete të tilla: «Kjo epokë nuk i mbetet borxh për asgjë së ardhmes.» Nuk e kam fjalën për borxhin e madh në dollarë, sepse kjo i takon periudhës së drejtimit tuaj ngaqë aq la Enveri arkën e shtetit, por për borxhin që u keni viktimave të pafajshme, familjeve të tyre e deri tërë popullit që vuajtësia e veprës së diktatorit e coi në katastrofë. E po, të shkruash kështu dy vjet më parë, do të thotë që je shkëputur nga jeta dhe interesat e popullit ose aparati është kanga i korrun vetëm se do që se servir me lustra; ircaja arrin dhe të falsifikojë i figures së diktatorit, që, sipas jush, «Në personin e tij ai mishëronte virtutet më të vyera të popullit tonë të lashtë, atë karakter luftarak e ...»
PETRO DIMITRI
(Vijon në faqen e 2-të)
SHQIPTARI DEMOKRACINË E KA NË SHPIRT
— TELEGRAM, ZOTIT IBRAHIM RUGOVA —
Të dashur motra dhe vëllezër të një gjuhë, të një gjaku, të një tradite dhe historie.
Ju urojmë nga zemra njëvjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës. Nga thëllësia e tokës më, ku rreh puls i zemrës sonë si minatore, ju shprehim ndjenjat tona të thella kombëtare, duke ju siguruar se ne jemi njësh me ju në gëzimet dhe vuajtjet tuaja, shprehim bindjen njëkohësisht, se si kurë ndonjëherë në historinë tonë po trokët fati i kombit të Arbërit.
Dy Korriku, kjo datë historike e shpalljes së Republikës, është njëkohësisht edhe data e fitores së ardhme të kombit shqiptar, i cili për gati një shekull u përpoq, u vuajnë duke kull për lëngon dhe vuan, përpërcëllu pushtues, satrapë, tiranë, fashistë, neofashistë, si dhe sundimin barbar mesjetar serbo-madh.
Vëllezër e motra,
Këtë komb nuk e nënshtroan e asimuluan as romakët, as no-gomata.
(Vijon në faqen e 3-të)
MBËRRITI NË ATDHE, ZOTI EKREM BARDHA
Me ftesë të Partisë Republikane dje mbërriti në Tiranë zoti Ekrem Bardha, personalitet me rëndësi në emigracionin shqiptar në SHBA, që është shquar me veprimtarinë e tij në Partinë Republikane Amerikane.
Në aeroportin e Rinasit atë e pritën Kryetari i komitetit drejtues të PR, zoti Sabri Godo, nënkryetari Zef Bushati dhe anëtari i këtij komiteti, Çerçiz Minga.
Korresp. i «Republikës»
ZOTI PETER W. REUSCHENBACH NË TAKIM ME ZOTIN VANGJUSH GAMBETTA
Zoti Peter W. Reuschenbach, zvëndëskyetar i Komisionit për punë dhe çështje sociale në parlamentin e RF të Gjermanisë, dë bëjë fjalë për një takim në selinë e PR me nënkryetarin e kësaj lëvizjeje, zoti Vangjush Gambetta.
Z. Vangjush Gambetta e njoftoi mikun gjerman me programin dhe veprimtarinë e PR dhe me gjendjen aktuale të vendit. Z. Peter W. Reuschenbach falënderoi për ekspozene që iu bë dhe uroi që PR të arrijë suksese.
Korresp. i «Republikës»
TAKIM I KRYETARIT TË PRSH, Z. SABRI GODO ME MINATORËT E VALIASIT
Me datë 2.7.91 në Valias u organizua një takim mes minatorëve dhe kryetarit të PRSH z. Sabri Godo.
Gjatë takimit z. Sabri Godo ndali sidomos në këto probleme: domosdoshmëria e përkrahjes së qeverisë së sotme, si zgjidhje e vetme për vendin në momentin e tanishëm; kthimi në punë domosdoshmërisht në fshat ashtu edhe në qytet; lufta e ashpër që duhet të bëhet kundër vagabondazhit dhe distancimi i plotë ndaj këtyre personave.
U ndal në takim edhe në një problem tjetër po aq shqetësues, siç është rehabilitimi i të burgosurve politikë, për të cilët ende nuk po merret asnjë masë.
Nga shumë punëtorë e nxënës u shtruan shumë probleme në lidhje me të ardhmen e minierës si edhe me gjendjen e minierës mban PRSH ndaj PSH, figurës së E. Hoxhës si edhe ndaj Presidentit, ndaj të cilave z. Sabri Godo u përgjigj: «PS ka ndërru-»
Në lidhje me përgjigjen e dhënë, z. Godo ... në Valiasit të lëvizjes, përkrahje e madhe. Korresp. i «Republikës»
BANDA HAJDUTËSH DHE TERRORISTËSH NË VEPRIM
— POLICIA BËN SEHIR —
Nuk ka se si mos të të shqetësojë, dhe trondisë ajo që i ndodhi fshatit Dara teje, në mes të ditës dhe në natën.
Nuk ka se si mos të të shqetësojë, dhe trondisë ajo që i ndodhi fshatit Dara teje, në mes të ditës dhe natën. Skëna banditaskë, që mbjellin terror e pasiguri për jetën, një lojë torture e brendshme që e sjellin të tjerin deri ajo që thotë: «A ekziston shteti ynë?»
Gjendja është vërtet alarmuese. Çfarë nuk dëgjet dhe në fshat. Çfarë nuk dëgjon e nuk të zë syri. Një mbasdreke, ndërsa prisnim autobusin në stacion e spitalit, një djalë i ri i futi dorën në xhep një nga mesoburri dhe i merr 250 lekë.
GANI LEKA
(Vijon në faqen e 2-të)
Anëtarët e simpatizantët kërkojnë
Ne, anëtarët e simpatizantët e PRSH të rrethit të Librazhdit konstatojmë se PP (sot PS) ishte e destinuar të dështonë, që kur u mbyll në votëve, që kur fshatin e la në bisht të programit të vet, që kur burokracia shqiptare filloi të dhjamoset në një kohë kur fshatari i braktisur qien akoma me opinga të grisura dhe ha bukë të fortë misri, turshi në vend të mishit, shërbet sheqeri në vend të djathit e qumështit...
Edhe kjo burokraci që gërthet ndaj opozitës perjamitare: «Ju po na përçani fshatin, qytetin, jeni agjentë, tradhtarë...»
Ka kohë që kjo burokraci gëshi-bë dukur më në popull e sidomos në fshat, çelkur i raportonte qeverisë moniste me servilizëm e ...
(Vijon në faqen e 4-të)
Problemi i madh i Sheqerasit në ka nalet burokracia
Po bëhen shumë vite, në mënyrë të veçantë këto 5 muaj e fundit, që populli i Sheqerasit në rrethin e Korçës e ka ngritur me forcë problemin e kushteve tepër të vështira të jetesës së tij. Për këtë ardhën për verifikim dy herë ekipë nga komiteti ekzekutiv i rrethit dhe një herë nga qeveria e muajin mars të këtij viti. Pas verifikimit të gjendjes, konkluzioni i të gjithëve ishte që këtu nuk mund të jetohët.
Në fund të muajit mars qeveria miratoi shpërnguljen e Sheqerasit për në zonën Sovjan — Veliternë të rrethit të Korçës. Në mbledhjen e popullit, datë 6.4.1991 u prit mirë vendimi për shpërngulje, por mënyra e zgjidhjes ...
ZV/DJ QAZOLLI
Vijon në faqen e 2-të