– Një fitore me vlerë e opozitës. Deputetët socialistë, edhe pse programi i partisë së tyre është për pronësinë shtetërore mbi tokën, e dhanë votën për privatizimin e saj–
PARA NJË RREZIKU TË RI SOCIAL
Në aparatin e Këshillit të Ministrave punohet deri në orët e vona. Probleme të grumbulluara prej gjysmëshekulli duhet të shqyrtohen me seriozitetin e duhur dhe sa më shpejt. Gjendja e vështirë ekonomike dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, mungesa e qetësisë publike e bëjnë çdo zvarritje dhe avashllëk dhjetë herë më shqetësues dhe më të rrezikshëm. Qeveria e stabilitetit kombëtar, e krijuar me konsensusin e të gjitha forcave politike, është në ethet e punës. Detyrë e dorës së parë e të gjitha forcave politike dhe sindikaliste, e të gjithë shoqërisë është që të japin ndihmën e vet, të ndikojnë për të krijuar kushtet që qeveria e stabilitetit kombëtar të punojë normalisht. Në asnjë rast asaj nuk i duhen krijuar vështirësi të reja, duke i bërë kërkesa pas kërkesash jashtë kohës dhe vendit, duke i rekomanduar rrugëzgjidhje të pamundura dhe akoma më keq, duke i shpallur «ultimatume». Këto ditë në adresë të kryeministrit Ylli Bufi kanë vërshuar shumë peticione me kërkesa nga më të ndryshmet. Shumica e kërkesave janë plotësisht të drejta, por vështirë të pajtohesh me faktin e fundit të disa peticioneve, fund. Por askush nuk ka të drejtë të bëjë vetëgjykim. Vetëgjykimi i hap rrugën një rreziku të ri social, dëmët e të cilit është vështirë të parashikohen. Demokracia nuk do të thotë që secili të bëjë ç’të dojë, kur të dojë dhe si të dojë. Demokracia vendos shtetin juridik, vendos ligjin mbi të gjithë, vendos disiplinën dhe rregullin. Banorët e bllokut 1 të qytetit të Fierzes në peticionin e tyre paraqesin kërkesa shumë të drejta lidhur me furnizimin e popullit, me strehimin, me shërbimin urban dhe me qetësinë publike. Atyre u mungon edhe uji i pijshëm, sepse burimi është në një fshat të Pukës dhe fshatarët ia ndërpresin furnizimin Fierzes për të vaditur tokat e tyre. Me ç’të drejtë? C’bëjnë për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje komitetet ekzekutive të KP të rretheve Tropojë e Pukë? Mos vallë edhe me këtë duhet të merret kryeministri? Në qoftë se nuk do të zgjidhen këto pengesa, thonë anëtarët e peticionit, atëherë ata do të ndërpresin punën në sektorët e hidrocentralit të Fierzes, në transport, në NFP etj. Mos vallë kjo është rruga më e arsyeshme e zgjidhjes së problemit? Në peticionin e Federatës Sindikale të 8 deri në 25 përqind, që gjithë punëtorëve t’u jepet një drekë gratis në mensën e uzinës, që pagat të rriten jo 50 përqind por 70 përqind, që duke filluar nga 1.1.1992 qeveria të shqyrtojë rritjen e mëtejshme të pagave jo më pak se dyfish. A keni më, vëllezër federalistë? Që të arrijmë atë ku duhet dhe ku dëshirojmë, edhe pse psefishe i pagës së sotme, ndoshta nuk do të mjaftonte. Por në asnjë mënyrë nuk mund të mendohet se kjo mund të realizohet me urdhërin e peshkut dhe as duke kërcënuar me greva. Në disa peticione përfaqësues të profesioneve të ndryshme theksojnë, se sipas literaturës botërore profesioni i tyre është ndër më të vështirët, prandaj kërkon trajtim material më të mirë. Këshilli sindikal i ndërmarrjes së Kripës në Vlorë, mbështetur në këtë argument kërkon dyfishimin e pagës, duke filluar që nga fillimi i sezonit të prodhimit, dmth. që nga 26.5.1991. Dhe këtë e konsideron kërkesë minimale (?!). Ndryshe... plasi greva! Metalurgët e uzinës së bakrit në Kukës dhe ata të Kam-Tropojës kanë plotësisht të drejtë për kërkesat e tyre. Kushtet e tyre të punës dhe të jetës janë më të këqijat në vend. Por askush nuk ka të drejtë të kërcënojë shtetin me veprime të tilla. Banorët e fshatit Bratile të Gramshit në fillim nuk paguan për ujin që marrin për vaditje nga ndërmarrja shtetërore. Pastaj u caktua një çmim i ulët, më vonë një tjetër shumë më i lartë. (Vendime të nxituara të qeverisë, që nuk kanë qenë të rralla). Fshatarët, me të drejtë janë indinjuar. Ata kërkojnë të mos paguajnë. Ndryshe, thonë ata në peticionin e tyre, «do të çajmë digën si fshat dhe do të marrim ujë dhe këtë do ta bëjmë pas 20 korrikut». A nuk është ky një veprim i paarsyeshëm, në qoftë se ka pushtet dhe qeveri në këtë vend? Të çash digën? Sigurisht, kjo është një frazë që del nga goja në inat e sipër, fryt i varfërisë që ka pllakosur Bratilën, si gjithë Shqipërinë. Por, unë jam i bindur se fshatarët e Bratilës janë burra të mençur, si gjithë gramshiotët dhe nuk do ta bëjnë kurrë një veprim të tillë. Këto ndodhin sepse pushteti lokal, që deri më sot ka qenë monist, ka qenë paralizuar. Organet e rendit publik në shumë raste kanë bërë sehir. Por kështu nuk ka pse të ndodhë më. Krijimi i komiteteve ekzekutive pluraliste duhet medoemos dhe sa më shpejt të ndryshojë gjendjen. Dhe pikërisht komitetet e tilla pluraliste e kanë për detyrë të zgjidhin shumë nga këto shqetësime që vërshojnë në qeveri, për ta lënë këtë që të merret me problemet që i takojnë. Atëherë edhe kërkesa e llogarisë dhe kritika, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj pushtetit lokal do të jenë më konstruktive dhe më të efektshme. VANGJUSH GAMBETA
LIGJI PËR TOKËN
Vonë pasdite, më 17 korrik, u hodh në votë propozimi shtetimtar i qeverisë sonë të stabilitetit, në të cilin thuhet: «SHTETI JU JEP TOKËN PERSONAVE FIZIKË E JURIDIKË. KËTA GËZOJNË TË DREJTËN E PRONËSISË E TË GJITHA TË DREJTAT QË PËRMBAN KËTË LIGJ. NDALOHET SHITJA E BLERJA E TOKËS».
Votimi u miratua me 158 vota pro, 13 kundër dhe 24 abstenime. Në këtë mënyrë, fshatari do të bëhet zot i tokës, që i përket vetëm atij, duke i lindur shpresa që jeta e tij dhe e mbarë popullit të përmirësohet. Do të rritet interesi për prodhimin, për mekanizimet, për rendimentet, sepse do të veprojë ligji i konkurrencës, që bie veçse progres.
Përgëzime Parlamentit tonë, të gjithë deputetëve, të cilët me votën e tyre për nenin 2, me kompleksin e ligjit mbi tokën, kryen një detyrë patriotike, që do të hyjë në histori, si rilindje e fshatit tonë.
ZOTI SABRI GODO TAKOHET ME AMBASADORIN E SHBA PRANË KSBE
Zoti Sabri Godo më 18.7.1991, u takua me ambasadorin amerikan pranë KSBE, zotin Mareska, i cili shoqërohej nga Këshilltari i tij politik Stiven Harris, ndërmjetësja ushtarake; kapitenja Harris, si dhe përfaqësuesi amerikan në Shqipëri Kristofor Hill.
U zhvillua një bisedë pune, gjatë së cilës u diskutuan hollësisht dhe në mënyrë të hapur problemet e sotme të vendit tonë dhe rrugët e zgjidhjes së krizës që jetojmë.
U diskutua gjithashtu mbi gjendjen e rrezikshme të krijuar në Ballkan, lidhur me ngjarjet e fundit në Jugosllavi.
Të dy palët ishin të të njëjtit mendim për të gjitha çështjet dhe u kërkua që në të ardhmen të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh.
Korresp. i «Republikës»
KRONIKË
Më 11.7.1991 në pallatin e kulturës «Riza Cerova» të qytetit të Corovodës, të rrethin e Skraparit u zhvillua aktivi i degës së PR.
Në aktiv mori pjesë edhe zoti Sabri Godo, kryetar i PR. Aktivin e hapi zoti Fahri Hysi, kryetar i degës së PR në rreth. Në të u zbërthyen materialet e konferencës së parë kombëtare të Partisë Republikane.
Fjala e zotit Sabri Godo u dëgjua me interes të veçantë.
* * *
Më 13. 7. 1991 në rrethin e Kukësit u organizua një mbledhje dhe e Partisë Republikane në zbatim të vendimeve të konferencës së parë kombëtare të partisë dhe problemet që i dalin sot kësaj partie në rreth. I deleguari i Komitetit Drejtues, zoti Gerciz Mingomata trajtoi gjerë problemet më të rëndësishme partiake dhe situatën e rëndë në Jugosllavi e Kosovë.
Në fund u zgjodh Komiteti i ri drejtues prej 7 vetësh me kryetar zotin Hamit Noka dhe nënkryetar zotin Agim Visha.
* * *
U mbajt edhe aktivi i Degës së Partisë Republikane në qytetin e Durrësit, i cili analizoi detyrat që caktoi konferenca e parë e Partisë Republikane të Shqipërisë. Në raportin që mbajti kryetari i degës, zoti Agim Shehi, foli për historikun e for…
(Vijon në faqen e 4-t)
A mund t’ju besojmë më, zoti President?!
(NË VEND TË LETRËS DËRGUAR PRESIDENTIT, PASI LEXOVA FJALËN E TIJ ME SEKRETARET E PARË TË RRETHEVE)
Unë që po shkruaj këto radhë jam anëtar i PD, por gjykimin tim mbi fjalën tuaj të lartpërmendur, do ta bëj si një qytetar i thjeshtë që bisedon me Presidentin.
Pra, dy shqiptarë që duam demokracinë e vërtetë. Pasi e lexova me një frymë letrën tuaj sekrete, edhe pse ish-Partia juaj tashmë nuk po mban sekrete, pyetja e parë që më mundoi e shtërmdoi dhe që më ka stërmunduar edhe më parë është: a mund t’i deklarohet hapur një populli dhe opinionit botëror që Shqipëria është futur në një rrugë të pakthyeshme, kur vetë Partia në fuqi po trumbeton me të madhe veten si flamurtare dhe demokrate së vërtetë, ndërkohë që fitorët e arritura në këtë rrugë të madhe e shtimtarë që vërtet e arrijmë, kur vetë janë të detyruara të bëjnë punën e PP dhe tuajat, zoti President? A mund të kishosh të ardhmen e Shqipërisë në një rrugë, kur të detyrojnë dhe t’i nuk ke as dëshirën më të vogël? Ç’rezultate mund të priten nga lëvizje të detyruara?
Lë t’u referohemi mendimeve sipas fjalës suaj që nuk i mungon redaktimi. (Nuk e imagjinoni dot sinqeritetin ose lakuriqësinë e mendimit tuaj këto kohët e fundit). Pranoni se u detyruam të pranojmë pluralizmin partiak jo nga e mira, por nga e keqja, sepse u ndodhëm para një problemi kyç që duhet të zgjidhonim mbi studentët. Po ju pyes: ndërkohë që më parë keni deklaruar se do të futemi në KSBE, a nuk e dinin kushtin e pranimit pranë kësaj organizate për pluralizmin partiak? Besoj se po. Lëreni demagogjinë. Populli ynë vërtet ka sakrifikuar të hajë edhe bar, se ju besoi deri në verbëri, por arsimimin e deshi dhe e realizoi me sukses, duke mos llogaritur këtu qarkullimin që e karakterizon. Dhe pranimi në KSBE erdhi si rezultat i veprimeve të matura të opozitës, pa për ju majëtonte një dekret i ri mbi ndalimin e grevave. Veprim tjetër i detyruar: thoni që u detyruam të arrinim një konsensus që të shuajmë grevat deri më 1 maj. Bukur fort. Kur nxorët dekretin mbi grevat dhe dinit gjendjen ekonomike të Shqipërisë që e ka mbythyer kriza dhe që ka mbi 300 milionë dollarë borxhe, 10 sic deklaruat më 29 mars, a nuk e dinit se do të kish greva njëra pas tjetrës? Kush është përgjegjës për gjendjen e vështirë ekonomike, për shpërthimin e grevave? Pse të arrinhet në një konsensus për shuarje greve dhe të mos arrihet në një konsensus dorëheqjeje edhe më të shpejtë tuajën? A nuk keni folur që i afti t’i zërë vendin të paaftit.
Është deklaruar se Universiteti i Tiranës u mbyll për plotësimin e kërkesave ekonomike tu studentëve. Ndërkohë, ju, zoti President, deklaroni se u detyruam të mbyllim Universitetin me që…
frazat e fundit të disa peticioneve: «ose kështu si themi ne, ose ne do të shpallim grevë». Ka shpjet u harrua pakti social i të gjitha forcave politike dhe sindikaliste që të mos bëhen greva, që qeveria t’i kushtohet plotësisht zgjidhjes së problemeve të shumta e të ndërlikuara që shqetësojnë vendin? Në qoftë se qeveria nuk po i plotëson për këtë apo atë çështje ato që ka premtuar, kemi plotësisht të drejtë ta kritikojmë dhe t’i kërkojmë llogari deri në ç’…
Në peticionin e Federatës Sindikale të Kimi-metalurgjisë në Fier, thuhet shprehimisht se «mirëqenia nuk vjen vetëm me punë». Cudi! Po nga e pret kjo Federatë mirëqenien? Pasi paraqiti kërkesat e saj në prag të krijimit të qeverisë së stabilitetit kombëtar, kjo Federatë kërkon tani që punëtorëve, që do të dalin në pension në 3 vjetët e ardhshëm, t’u jepet pensioni në masën 90 përqind të pagës, që në çdo pesë vjet paga e tyre të …
… t’i zërë vendin të paaftit. Kam-Tropojës kanë plebishit punës dhe të jetës janë më të vërtetë tej mase të vështira. Por, nuk do të ishte më e drejtë rruga e dialogut, se sa ajo e grevës që propozon Federata Sindikale?
Kur vumë re se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe komitetet sindikale që aderojnë në të, kërkojnë me këmbëngulje realizimin e kërkesave të tyre, të pranuara nga qeveria, por pa shtuar të reja, na shtohet respekti për të gjithë ata që bëjnë …
…llim që të shmangnim këtë vatër zjarri të të rrezikshmes. Deklarata të tilla u angjinë atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën. E quaj turpin më të madh që i bëhet vegjëlisë së kombit. Po për serb Universiteti i Tiranës është vatër zjarri? Sepse kërkoi të drejtat të tij, për të cilat po luftojnë të gjithë? Në qoftë se lufta për drejtësi, për liri dhe të drejtat e njeriut quhet vatër zjarri, është absurditet të mendosh që ne po shkojmë drejt Evropës, që do të ndërtojmë demokracinë e vërtetë. Jo. Kjo është kryekëput demagogji dhe shqiptarët do të vih(en) në rolin e një palacoje që kërkon Evropën, por që në këtë rast i anëmbuar cilësitë e shqiptarëve. Dhe ngjarja që i përkasin këtij roli kemi: po na ikin shokët e vëllezërit për një palë rrecka, për… Ja arsyet që përmenda më lart që populli, rinia, nëna me fëmijë, fëmijët e shkollave nuk kanë besim në atë që thuhet e në atë që bëhet. Më tej nuk po vazhdoj duke komentuar letrën tuaj të gjatë, sepse ndoshta kjo letër mund të bëhet objekt shkrimesh për gazetaret meje qëndron e vetmja pyetje që shqetëson gjithë kombin, që vë në pikëpyetje të ardhmen e tij. Në ç’masë duhet të besojmë kur popullit nuk i është thënë e vërteta se deri në vitin 1978,
SELMAN HODO
(Vijon në faqen e 4-t)
FIRO EDHE NË PARLAMENT
Ekziston një thënie në formë anekdote që vlerëson rëndësinë e qenit në një post qeveritar apo në një post tjetër të rëndësishëm shfarëdo.
«Një minutë të mungosh, bëhet kiameti. Mbasi të vdesësh, nuk çan më kokën njeri». Nga kjo sentencë nuk mund të përjashtohen edhe ato mekanizma apo subjektet legjislative siç janë deputetët. Për me tepër kur deputetët tanë konsiderohen sot si «alkimistët» e së ardhmes sonë, paçka se kemi pretendime për nivelin e tyre.
U diskutua këto ditë në Parlament për nyjen gordiane, për tokën e fshatarit. Ndoshta një nga pikat më të nxehta pas atyre të… Por kur z. Meksi, me shprehjen e tij karakteristike deklaroi rezultatin e votimit për një variantet e parashikuara, doli se ishin 77 pro, 67 kundra dhe 56 abstenime. Po t’i mbledhësh të gjitha, të dalin 200 deputetë. Po 50 ku janë? Ka fiuruar 20 përqind e Parlamentit. Epo, ndofta, janë me leje të zakonshme. S’ke ç’i bën, vapë është. Dikush shëtit edhe jashtë shtetit (shyqyr që tani problemet e strehimit politik për shqiptarët po mbyllen). Për të pasur një ide mbi dinamikën e procesit të firove të deputetëve, le të i referohemi votimit për variantin tjetër, gjysmës ore më vonë: 158 pro, 13 kundër dhe 24 abstenime. Po t’i mbledhësh, dalin 195. Ku humbën kaq shpejt edhe 5 deputetë? Si nuk duruan deri në votim të paktën?!
Në këtë kohë që po jetojmë firot janë të pranishme kudo. Por mos vallë duhet të stresohemi edhe nga firot në Parlament?
GJERGJ PILIKA
NJOFTIM I ÇUDITSHËM I ZOTIT KASTRIOT ISLAMI
Do të dëshironim që zoti Kastriot Islami, si kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, më parë se në Bashkimin Sovjetik, të shkonte në vendet e zhvilluara perëndimore.
Megjithatë, na duhet të kemi lidhje e bashkëpunim me të gjithë. Aq më tepër që popujt e Bashkimit Sovjetik dhe për popullin rus s’kemi pse të kemi as më të voglin rezervë dhe e vlerësojmë miqësinë më këtë popull. Veçse na tingëlloi keq, sepse i tillë është, njoftimi i zotit Kastriot Islami në Parlament, kur tha se sovjetikët janë të gatshëm për të na dërguar specialistë për reformën tonë ekonomike. Ju lutemi, zoti Kastriot, mos e bëni këtë. Në radhë të parë, sepse po vuajmë të «mirat» e sistemit që na prunë dikur specialistët sovjetikë dhe kryesorja është që s’mund të mbështetemi tek ata specialistë, derisa janë larg ekonomikisht së tregut. Pra, ata s’dinë as se ku janë e ku po shkojnë e jo më të na mësojnë edhe neve. Mos harroni thëniet e zotit Pashko, i cili na njoftoi që bota e zhvilluar e shikon me rezerva ndihmat për reformat e Bashkimit Sovjetik, sepse ata kanë pranuar 9 herë programet e reformave dhe ka dalë që të nentë herët si kanë zbatuar. Apo akoma juve ose kush ju urdhëron ju, ruani nostalgjinë e dashurisë së madhe me sovjetikët nga çlirimi e deri sa u bëmë armiq për vdekje?! Të lëmë mënjanë nostalgjitë dhe «parajsën» enveriste, derisa dhe ajo po lyp, skuqet djemtë duke bërë edhe një…
Të blesh specialistë, për të cilët bëhet fjalë, do të thotë të eksperimentosh përsëri në kurriz të popullit. Ju lutemi, mos e bëni këtë!
GURI DHIMO